Strategjia ndryshe dhe rezultative e opozitës në vitin që po mbyllet

Nga Fitim Zekthi

Që prej shkurtit të këtij viti politika në Shqipëri ka hyrë në një fazë tjetër.  Siç dihet Partia Demokratike dhe gjithë opozita parlamentare dorëzuan mandatet e deputetëve dhe nisën një përpjekje gati sublime prej  muajsh protestash për të kundërshtuar një qeveri që ka uzurpuar gati të gjitha pushtetet duke e kthyer vendin në një hapësirë të pajetueshme jo vetëm politiksht.  

Qeveria e kryeministrit Rama me shumë gjasa po risjell në mendje të publikut fabulat e vjetra apokaliptike ku pas një katastrofe gjigande jeta zhduket, kemi shkretëtirë, shfaqen si mbijetues të vetëm bubuzhelët, mes të cilëve një i madh i kuq, kryebubuzheli.

Ajo që bëri opozita për muaj me radhë duhet të jetë forma më e ashpër demokratike (nuk kishte  asgjë kundër ligjit, kushtetutës dhe të drejtës) e një veprimi të opozitës e dëgjuar ndonjëherë. Braktisje mandatesh, protesta dhe mosfutje në zgjedhje.

Gjatë vjeshtës së këtij viti, opozita duke qenë se pritej një vendim nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave, e zhvendosi veprimin politik duke pezulluar luftën e fortë opozitare të qëndrimit përballë fizikisht në mënyrë që të ndihmonte sadopak në krijimin e një atmosfere që mundëson hapjen e negociatave por edhe për të shmangur sulmet se ajo punonte kundër vendit. Në këtë lëvizje ajo u ndihmua edhe nga Bundestagu gjerman (dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë) që kërkoi dialog, reforma dhe plotësimin e kushteve tashmë të  famshme.  

Qeveria dhe kryeministri Rama u zotuan të pëmbushin kushtet e Bundestagut. Nisi të flitet për një reformë zgjedhore që do të përfundonte brenda këtij viti.  Duhet të ngrihej Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, duhej të ngrihej SPAK dhe të niste hetimi i politikanëve të lartë dhe i blerjes së zgjedhjeve.

Heshturazi, përmes kushteve të tilla të ashpra,  bota demokratike i kishtë dhënë të drejtë opozitës dhe kryetarit të saj Lulzim Basha pa ia legjitimuar haptas formën e reagimit. Përmes këtyre kushteve ata kishin dërrmuar kryeministrin Rama, ia kishin shkatërruar legjimitimitetin e qeverisjes.

Kryeministri Rama, megjithatë, nuk i trembej kushteve të Bundestagut apo kërkesave të ndërkombëtaraëve. Ai ka krijuar bindjen e padiskutueshme se është i aftë të lundrojë në marrëdhëniet mes tyre, se është i aftë ti manipulojë, ti “blejë”, ti tjerrë apo tërheqë si të dojë. Në një farë mënyre ai ia e ka arritur deri më tani.  

Kryeministri Rama i frikësohet shumë diçkaje tjetër.  Ai është i  tmerruar nga fakti që qeverisja e tij ka vdekur, ai ka prodhuar mjerim dhe papunësi, ai ka dështuar plotësisht me ekonominë, me rendin, me ligjin, ka futur krimin në vendimmarrjen e lartë politike. Ai e di se qeverisja nuk mund të prodhojë më kurrë një narrativë që ti mbajë njerzit me shpresë, qoftë edhe sa për sy e faqe. Pra, më shumë se sa kushteve të ndërkombëatrëve, të cilët ai me shumë mendjelehtësi mendon se mund ti tejkalojë, ai i shkakton ankth dështimi i gjithanshëm dhe i pakthyeshëm.

Mes këtij këtij ankthi dhe ambicjes së thellë për të mos rënë, mes kushteve shkatërruese të Bundestagut dhe ndërkombëtarëve dhe binsjes se mund ti “manipulojë” ai po rreket me forcë të mbijetojë.

Ai me mënyrën se si po ecën, dhe vetëm kështu do të ecte, duket se shpreson të ngrihet sërish sikur nuk ka ndodhur gjë. është në natyrën e njerëzve të tillë, e qeverisjeve të tilla të dështuara plotësisht që të shpresojnë  në një  nisje të madhe të re  sapo të kalojnë  krizën.

Politilogë të ndryshëm e krahasojnë një politikan apo lider të tillë me të sëmurin që ka dështuar plotësisht në jetë, në shtratin e vdekjes i cili vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Ka njerëz, thonë psikologët, me ambicje të mëdha që kanë dashur të jenë shkrimtarë, poetë, piktorë, politikanë apo sportistë të njohur por nuk kanë bërë dot asgjë, kanë dështuar plotësisht, të cilët preken nga një sëmundje e pashërueshme. Ata deri para sëmundjes kanë besuar se kanë kohë, se do të bëjnë diçka etj. Kur iu bie kjo sëmundje këta i kap një dëshpërim i thellë dhe i madh sepse jo vetëm nuk bënë dot asgjë por  po ikin si dështakë. Ata nuk arrijnë ta pranojnë se janë duke vdekur, mendojnë se do ta kalojnë atë moment, besojnë tek një mrekulli. Ata shpresojnë se menjëherë sapo të shërohen do të nisin të punojnë fort, do të ketë një fillim të ri.  

Në këtë pikë është edhe Rama. Ai po mendon ti mashtrojë ndërkombëtarët, bundestagun, Këshillin Europian duke bërë gjasme po punon për reformën zgjedhore. Ai po mendon ti mashtrojë për Gjykatën Kushtetuese por ndërkohë përdor Dvoranin të emrojë ata që do.  Ai po mendon ti mashtrojë për SPAK-un ndërkohë  përdor KLP-në e njerëzve të tij për të emëruar në krye të prokurorisë speciale një ish-hetues të komunizmit etj.

Ai mund ti marrë dhe do ti marrë nën kontroll këto institucione por nuk do të mashtrojë dot askënd. Shqipëria thjesht do të ketë një gjyqësor të korruptuar nën kontroll politik. E ka patur edhe më parë kështu.

Opozita dhe Lulzim Basha e njohin mirë Ramën, ia dinë krizën. Ata vetë bënë që kriza e Ramës të shfaqet e plotë para botës dhe shqiptarëve. Në fund të fundit  djegia e mandateve, protestat, mosfutja në zgjedhje bënë që sytë e shumëkujt të drejtohen nga ne, nga Rama, nga përgjimet e Bild.

Opozita, ndërtoi gjatë këtij viti një barrikadë duke u bërë më pas vetë barrikada. Nuk kishte asnjë rrugë tjetër. Kjo barrikadë u rrit dhe ndonëse nuk pengoi mbajtjen e zgjehdjeve lokale bëri që legjitimiteti i qeverisjes të shkatërrohej, bëri që vetëm 15% e njerëzve të dilnin të zgjedhje, bëri që OSBE të nxirrte një raport diskreditetues për zgjehdjet, bëri që bota dhe shqiptarët të shihnin jo vetëm pëmes gazetës Bild por edhe ngjarjeve të reja se ccfarë përfaqësonte kjo qeveri. Kjo barrikadë ndonëse nuk pengoi dot një parlament të krijuar nga blerjet e 2017-ës të rrinte në këmbë bëri që njerëzit dhe bota të shihnin sesi kapej me thonj një kryeministër si Rama pas pushtetit duke hedhur në rrugë Shqipërinë dhe interesat e saj.

Opozita dhe Lulzim Basha e njohin mirë Ramën dhe ia dinë krizën por kjo krizë e tij duhet  të zbulohej para njerëzve dhe botës. Duke u zbuluar ajo bëhej më e madhe dhe qeveria më e dobët.  Ky zbulim kërkonte domemos  atë që bëri opozita këtë vit, kërkonte kohë por kërkonte dhe sakrificë. Mund të dojë ende.

Një demokraci nuk funksion kurrë nëqoftëse nuk kuptohet dallimi mes ‘kundërshtar’ dhe ‘armik’ dhe nëse në vend të kundërshtarëve ka armiq. Michael Ignatieff, një akademik kanadez që është marrë edhe me politikë, thotë se dallimi mes kësaj dikotomie është tërë thelbi i demokracisë. Kundërshtari është dikush të cilin t’i kërkon ta mundësh.

Armiku është dikush të cilin ti kërkon ta shkatërrosh. Mes kundërshtarësh bëhet kompromis dhe gjërat ecin përmes tij. Me armikun bëhet thjesht marrëveshje për paqe, për pajtim, për të ndalur agresionin. Në dallim nga armiqtë mes kundërshtrarëve mund të kihet besim. Kundërshtarët ndeshen mes tyre, edhe në luftë të egër (politike), dhe ai që humb e pranon rezultatin. Kjo gjë ndodh përmes betejës me rregulla të pranuara dhe respektuara nga të dy kundërshtarët. Mes armiqve nuk ka besim kurrë.

Armiku nuk luan me rregulla, dhe kur përdor ndonjë rregull, thotë Ignatieff, ai e bën këtë që ta përdorë atë si mjet në funksion të qëllimit dhe kur fiton ai i rishkruan rregullat vetë në mënyrë që të mos humbë më asnjëherë. Sot kryeministri Rama nuk është një kundërshtar i kryetarit të PD-së Basha. Rama sot, dhe prej vitesh,  sillet dhe vepron si armik i Bashës dhe i PD-së. Me Ramën nuk mund të ketë asnjë kompromis.

Dy vite më parë Basha nënshkroi një marrëveshje me të. Basha e trajtoi atë si një kundërshtar me të cilin bëhen kompromise, me të cilin bëhet betejë sipas rregullave dhe ku pas betejës pranohen rezultatet. Në fakt, ajo që ndodhi ishte diçka krejt tjetër. Rama u soll si armik. Nuk i respektoi rregullat, ai në të vërtetë nuk kishte bërë kompromis. Kjo u pa më pas. Rama, duke u sjellë si armik, kishte bërë një marrëveshje paqeje të përkohshme në mënyrë që të fitonte.  Siç thotë Ignatieff, ai kishte respektuar formalisht disa rregulla duke i përdorur ato si mjet me qëllim që të fitonte dhe më pas të mund të përdorte fitoren për të rishkruar rregulla në mënyrë që të mos humbë asnjëherë.

Basha dhe opozita ishin të detyruar të silleshin si kundërshtarë atëherë ndonëse e dinin se Rama po i trajtonte si armiq. Pas këtij momenti Basha dhe PD kishin një detyrë ta deligjitimonin Ramën si armik duek mos u sjellë as si kundërshtarë dhe as si armik. Opozita dhe Basha u bënë barrikadë ndërsa Rama u soll po njëlloj. Në qoftë se para dy vitesh kishim kategorinë e kundërhstarit Rama  dhe armikut Basha tashmë shndërrimi i PD-së në barrikadë ka lënë zbuluar Ramën i cili nga barrikada nuk shihet më si kundërshtar, sigurisht as si armik por si një trup apolitik ndaj të cilit nuk mbrohesh me mjete konvencionale.  

Në këtë lojë Rama humbet, deligjitimohet, ndaj ai kërkon vazhdimisht rikthimin e Bashës në skenën e vjetër. Në barrikadë Basha mund të shihet prej Ramës si armik, si dikur, por Rama nga ai pozicion është si dikush i futur në gropë që gërrmon duke u zhytur më thellë.

/Faktor.al/ 

SHKARKO APP