Strazimiri replikon me Andi Bushatin: Me pilotin e vdekur, PD nuk ka asnjë lidhje!
Nga Gent Strazimiri
Qeveria po! Ajo i ka të gjitha lidhjet me të, por edhe me skandalin në fjalë! Sepse skandal është! Skandal që vjen pas një sërë "narko-historish" të paralajmëruara e të denoncuara në parlament, një pjesë të të cilave ti i përmend vetë…por butë..butë..
Skandal që implikon direkt strukturat shtetërore që e kanë çertifikuar "top gun"-in tonë në mënyrë të përsëritur e që paguhen për këtë punë.
Sa janë?
Po ja, ne paskemi gjithë e gjithë 2.500 oficerë, prej të cilëve, rreth 300 paskan detyrën të tillë që u nevojiteshka çertifikim për informacion të klasifikuar. Për të çertifikuar dhe mbikqyrur veçanërisht këta sipas standarteve të NATO-s, paguajmë një batalion të Shërbimit Informativ të Ushtrisë me rreth 300 vetë, dhe një batalion të Policisë Ushtarake me 400 të tjerë.
Këta kanë marrë me ligj kompetenca të Policisë Gjyqsore, përgjojnë, proçedojnë njësoj si Policia e Shtetit. Po t'i shtosh minimalisht një rrjet bashkëpunëtorësh dhe informatorësh prej 500 vetësh, pa të cilët nuk e kryejnë dot detyrën, të bëhen 1500 vetë në bordero të qeverisë.
1500 vetë, për të parandaluar devijimet eventuale të 300 të çertifikuarve… raporti 1 me 5 vetëm brenda Forcave të Armatosura…
Policinë e Shtetit me rrjetin dhe kapacitetet e saj në goditjen e trafikut të organizuar nuk po e llogarisim se do më thuash "mos e politizo"… Gjithësesi Policia e Shtetit rreth 10.000 vetëm personel i ka sot, do t'i shtohen edhe 1.200 të tjerë…hesapet bëji vetë!
Nëse kërkon mirëkuptim për çdo shkelës betimi dhe besimi shtetëror "se ashtu kishte një hall familjar", këtë s'ta pranon askush që ka arsye të shëndoshë dhe që nuk ka hallin që ke ti…
E di pse? Sepse sado mirë ta mbash me para një nëpunës a ushtarak a polic, nuk ka shtet që të mos ia thyejnë ofertën kartelet e drogës apo spiunazhi kundërshtar. Kësisoj janë ca vende pune sensitive, të cilat njerëzit i bëjnë për mision e për pasion…pak a shumë si dikush që vendos të bëhet gazetar (por ti këtë s'e kupton).
Problemi social që të merakos në fakt zgjidhet. Zgjidhet djala vjen duke ndërprerë shpërdorimin me pensionet për mbi 52.000 ish-ushtarakët e ushtrisë dhe të Sigurimit të Shtetit që na ruanin kufinjtë se mos NATO vinte e na hiqte bustin e Stalinit, dhe duke ua bërë rroga e trajtim këtyrë 2.500 grave e burrave që shërbejnë sot. Të jesh i bindur që problemi "social" zgjidhet brenda ditës pa qenë nevoja për keqardhjen tënde.
Gjithësesi, shih grafikun, dhe nga java kur të kesh ditën e planifikuar për të shkruar "kundër" qeverisë, mbaji shënim edhe këto se ndoshta diçka të del…
P.S. Mos thuaj që ta kam thënë unë se ta marrin për keq…dhe e di ti si është Ai…
Lexoni shkrimin e Bushatit:
Ç'lidhje ka PD me pilotin e vdekur?