“Stuhia” e pandemisë dhe dritëhijet e sistemit shëndetësor…
Nga Gëzim TUSHI – Padyshim nga përmasat, shpejtësia e përhapjes dhe pasojat sociale tejet tronditëse, virusi Covid-19 ishte dhe është një nga “stuhitë goditëse” me pasoja të pallogaritshme. Një dukuri me përmasa shëndetësore e sociale masive, shfaqur në mnyrë të menjëhershme, krejt e papritur, sumë dinake, tejet ineligjente e shumë vrastare, që ka sjellë corroditjen e njerëzve individualisht dhe turbulenca të thella sociale, ndoshta të panjohura më parë për nga përmasat e rrezikut social dhe intesiteti infektues. Një situatë që vuri në pozitë të vështirë të gjithë elementët e strukturës dhe superstrukturës, politikën, shtetin, shoqërinë por sidomos fuqinë, eficiencën dhe efikasitetin e sistemit shëndetësor, mjekësinë në të gjitha strukturat dhe nivelet, krejt institucionet specifike të saj.
E cila gjithashtu si pjesë e strukturave të sigurisë sociale, u trondit integralisht nga ekspansioni i menjëhershëm, intensiteti i lartë i virusit Covid-19 që është kaq shumë patogjen. Coronavirusi u kthye për mjekësinë shqiptare dhe sistemin e strukturave mjekësore, sidomos ato spitalore në një patologji me dimensione polivalente, natyrë komplekse. Që preku gjithcka në shoqërinë tonë, njerëzit, shëndetin e tyre, institucionet mjekësore, sociale, ekonomike, mbi të gjitha individët dhe institucionet kryesore të jetës private dhe publike.
Tronditje që ka sjellë turbulenca të panjohura më parë jo vetëm në sistemin shëndetësor por edhe në familje, shkollë e sistemin arsimor, pothuaj në tërë institucionet e tjera të sigurisë morale dhe sociale. Por pandemia vuri në provë shumë serioze dhe solli një varg problemesh të panjohura dhe shqetësime thellësisht ekzistenciale për mjekësinë, e cila gjithashtu u përball me situata objektivisht të vështirë, sfida komplekse profesionale dhe sidomos spitalore të paparashikuara.
Duket qartë një shqetësim global i të gjithë aktorëve që u dizekulibruan efektete e pandemisë dhe pësuan carje të identitetit të tyre të njohur klasik, pikërisht nga befasia e ndikimeve destruktive të virusit. Por nga të gjithë institucionet që pësuan ruptura dhe paqartësi, mjekësia ka qënë besoj më e tronditura. Ndoshta për shkak të peshës sociale të menjëhershme që ju ngarkua “padrejtësisht”, në mënyrë të menjëhershme nga “dhuna e pandemisë” që shfaqi trajta likuide e diagnozës së virusit dhe mundësive për ta paparashikuar në kohë, diagnostikuar me shpejtësi. Një luftë e vështirë mjekësore për ta njohur, administruar dhe bërë zap situatën e pandemisë në Shqipëri.
Kanë kaluar kaq muaj dhe sikurse duket qartë, megjithë përpjekjet këmbëngulëse, mjekësia akoma nuk e ka gjetur “vendin e sigurt” ku të “hedhë spirancën” e goditjes dhe sulmit të sigurt. Akoma ka shumë gjëndje të amullt, hamendje, paqëndrueshmëri e pasiguri, që e kanë detyruar atë që në mungesë të një sulmuesi të sigurt dhe efficient, sikurse është vaksina adekuate anticovid, të mbesë në nivele empirike, të këshillimeve terapike klasike e tradicionalisht të njohura.
Strukturat e politikbërjes mjekësore dhe Komiteti Teknik i krijuar sui generis për këtë situatë kruciale pandemike, në luftë e sipër u mundua dhe evidentoi nevojën për një rikompozim parallel në mes të betejës” duke bërë strukturime institucionale dhe ndërhyrje të caktuara me efekt në deontologjinë mjekësore. Si kusht për të qënë masat e marar sa më adekuate, koherent me kërkesat ultimative të goditjes së virusit patogjen, duke synuar për të ecur në drejtimin e duhur dhe jo në rrugë të gabuara, conform me idetë, njohuritë dhe praktikat e mira të aplikuara nga sistemet shëndetësore të vendeve të tjera.
Nga pandemia kemi nxjerrë mësime të gjithë, politikanë, mjekë, qytetarë. Secili sipas rolit dhe përgjegjësisë që ka në shoqëri. Mbi të gjitha koha covidiane solli domosdoshmërinë e aplikimit të një kulture të re urbane, sociale, mjekësore, e cila na ka bërë të ndërgjegjshëm për lidhje dhe bashkime të reja sintetike të diagnostikimit me terapinë, higjienën personale, edukimin e sjelljes së dobishme të njeriut, mënyrat e respektimit të kodeve të reja të komportimit, duke garantuar distancimin fizik apo social.
Në këtë kontekst besoj se pandemia ka edhe “anën e mirë” të saj për rishikimin e politikave dhe ndërtimit strukturor të sistemit të shëndetësisë shqiptare. Ajo ishte një rast për të bërë pikërisht në këto drejtime më shumë testime e kolaudime në sistemin e shëndetësisë. Megjithse në vazhdimësi janë bërë disa reforma e ristrukturime të sistemit të shëndetësisë, duket se situata e pandemisë ka sjellë shumë dukuri, mangësi e pasaktësi që duhen korrigjuar, në mënyrë që sistemi të bëhet më eficent, inteligjent, reflektues më adekuat ndaj situatave patologjike të menjëhershme, të paparashikueshme.
Kjo është një detyrë e përgjegjësi e politikës në radhë të parë, për të hapur hapësirën e gjykimit të shëndoshë dhe adekuat të strategjistëve të shëndetësisë shqiptare.Të cilët duke vlerësuar situatën konkrete, mënyrat dhe shpejtësinë e reflektimit të sistemit shëndetësor në kushtet e virulencës së pandemisë, sukseset dhe të metat e konstatuara në strukturimin e tij, si dhe praktikat më të mira të sistemeve shëndetësore e spitalore të vendeve të tjera, të bëjnë propozimet e dobishme, se cfarë nuk është mirë, cilat janë gjërat që duhen ristrukturauar apo ndryshuar, për ta bërë sistemin shëndetësor më kompatibël me situata të tilla sikurse ishte shfaqja e befasishme e coronavirusit. Me synimin për të patur në të ardhmen një sistem shëndetësor akoma më kompakt, më fleksibël në reagimet strukturore në krahasim me strukturat e kompozimit aktual të tij.
Megjithë performancën që dëshmoi sistemi shëndetësor në këto muaj të pandemisë, presionit në rritje të njerëzve të infektuar, numurit të lartë e gjithnjë në rritje të pacientëve të trajtuar në rregjim spitalor, situata tregoi qartë nevojën për të bërë ato përmirësime që kërkojnë të ndodhin brenda këtij sistemi, për të cilat dijet, përvoja dhe pësimet e situatës pandemike, besoj se i kanë bërë të ndërgjegjshëm politikanët për të bërë reformimin e duhur të sistemit shëndetësor. Janë dy gjëra që duhen vlerësuar: E para, ka të bëjë me rishikimin e mënyrave të ndërtimit të raporteve sa më të shpejta dhe adekuate të lidhjes midis niveleve të sistemit të shërbimit parësor, dytësor dhe spitalor me pacientin, duke përmirësuar akoma më shumë lidhjet interpersonale mjek-pacient, të cilat jo domosdoshmërisht dhe në cdo rast mund të jenë lidhje vetëm direkte dhe të realizuara në kontakte fizike të personalizuara. Ideja e mjekut si “profesion i lëkurës njerëzore”, domethënë e këshillimit domosdoshmërisht përmes kontakteve të personalizuara, duhet rishikuar në mënyrë që këto marrëdhënie të bëhen më fleksibile, të shpejta, on-line dhe sa më impersonale kur kjo është e mundur dhe utilitare.
Reforma shëndetësore ka nevojë të përforcojë dy komponentët bazë që aq shumë të domosdoshme kanë qënë gjatë intervenimeve komplekse e të ndërlikuara të mjekësisë në këtë kohë pandemike. Është fjala për perfeksionimin e metodave të shpejta e adekuate të intervenimit të tilla, sikurse janë “telediagnoza” e shoqëruar me aspektin e “telendihmës” terapeutike. Koha tregoi se këto mënyra të trajtimit të sëmundjes, sidomos në raste pandemish janë me vlerë të jashtëzakonshme, pse janë të shpejta, direkte, të menjëhershme dhe me më pak risk të përhapjes së infektimit. Telediagnoza e telendihma mjekësore, konsultimet pafund telefonikisht me numura të dedikuara të këshillimit dhe komunikimit dixhital, ishte një risi mjekësore, një novitet në rindërtimin e marrëdhënieve mjek-pacient, cila në këtë situatë ishte rruga më e shkurtër, më e shpejtë, efektive, me më pak pasoja si për pacientin edhe mjekun.
Ky sistem i “telediagnozës” dhe “telendihmës” mjekësore duhet bërë “modus operandi” në lidhjet e determinuara midis Pacientit, Mjekut, Spitalit. Sepse megjithë përmirësimet duket se jo gjithnjë funksionoi si duhet, në kohë dhe në mënyrë të sigurt kjo formë kompakte “telekomunikimi mjekësor”. Ndoshta për mungesë të kapacitetit dixhitalizues, fuqisë së pamjaftueshme komunikative të rrjeteve të transmetimit, apo të anomalive të tjera që erdhën nga kaosi që solli befasia e virusit, niveli aktual i aftësimit të mjekëve në përdorimin ekselent të teknologjisë së informacionit dixhital, apo plot arsye të tjera infrastrukturore e logjistike.
Sidoqoftë perfeksionimi i telendihmës mbetet një nga sfidat e procesit të reformimit të sistemit shëndetësor, sidomos në hallkën e parë të kontaktit të pacientit me mjekun e familjes, pastaj edhe me nivelet më të larta të sistemit.
E dyta, dhe akoma më e rëndësishmja e reformës shëndetësore, është e lidhur me faktin që pandemia tregoi qartë se qeveria dhe shëndetësia duhet të bëjë akoma më shumë për “shëndetin”, funksionimin e plotë të “sistemit” si “entitet më vete”. Por që të perfeksionohet sistemi, që shëndetësia të bëhet një sistem më i aftë, është e domoshme ndihma financiare, rritja e kapaciteteve të “pushtetit të dijes” mjekësore. Prioritare mendoj unë është ndihma që shëndetësia jonë të zgjidhë së pari problemet që ajo “ka me veten” e saj.
Sidomos në disa hallka themelore sikurse janë bërja e një revolucioni të vërtetë në mjekësinë preventive (parandaluese), në komponentët e higjienës spitalore e të ambienteve të tjera mjekësore, duke reduktuar sa më shumë të jetë e mundur sëmundjet nozokomiale (sëmundje të tjera që merren përmes infeksioneve në ambientet spitalore). Por mbi të gjitha kjo betejë e zgjatur (që nuk dihet sa do zgjasë) me virusin dhe situtën e pandemisë, përvec përmirësimit të strukturave mjekësore, spitalore, kompetencës diagnostikuese dhe terapive adekuate, kërkon një reformim sa më të shpejtë të sjelljes, kultures, etikës së jetës personale e sociale së qytetarëve. Paralelisht edhe ato që kanë të bëjnë me nevojën e përmirësimit të dukshëm të higjienës personale e sociale, të edukimit me kulturën e duhur shëndetësore dhe përmirësimin e treguesve të mënyrës së jetesës.
Më në fund nga rradha por jo nga rëndësia, në përpjëkjen për rishikimin apo ristrukturimin më kompakt të politikave shëndetësore, duhen vlerësuar më shumë dhe duhen marrë në konsideratë disa gjëra shtesë, disa komponentë të njohur komplementarë me vlera të mjekësisë tradicionale, apo sikurse konsiderohet në sociologjinë e mjekësisë, “mjekësinë e gjysheve”, duke “rigjallëruar disa receta përdorimi me bazë bimore e frutash”, sikurse thonë sociologët e mjekësisë. Një kombinim më i mirë i mjekësisë tradicionale, që ka qënë goxha e zhvilluar në shoqërinë tonë me atë profesionale, është një tjetër komponent që duhet rishikuar.
Në vazhdim të kësaj logjike ka dhe ca komponentë të tjerë, që duhen rivlerësuar dhe rikompozuar në mënyrë kompakte duke i inkluduar në politikat e përgjithshme shëndetësore.
Fjala vjen, në kohën e sotme, kudo në botë, mbase si kurrë më parë ka një ringjallje të bujshme ajo që quhet “mjekësia e butë”, që bazohet tek masat e thjeshta parandaluese dhe shëruese, duke përmirësuar raportet me barnat e forta. Pra pandemia na ka vënë në mendime të gjithëve, sepse problemet e shëndetit po prevalojnë mbi cdo gjë tjetër. Nga ana tjetër ka shumë gjëra që lidhen me politikën mjekësore dhe që gjithashtu duhen rishikuar apo përmirësuar në sistemin shëndetësor aktual. Fjala vjen duhen përmirësime akoma më të ndjeshme në mënyrën si realizohen aktualisht lidhjet midis mjekut, pacientit, spitalit, rritjre të kuotave të etikës mjekësore, e bashkuar kjo me polikompetencën profesioanle të mjekëve.
Mbase është e udhës rishikimi gjithashtu, më sakt, ndoshta thellimi i “politikave të decentralizimit” të sistemit shëndetësor, konsolidimi i mëtejshëm i spitaleve rajonale, të cilët gjithashtu nën presionin e virusit infektues dhe përmasave të zgjeruara të pandemisë lokale, u ndodhën përballë shumë vështirësive. Në fund të fundit, këto ndryshime e përmirësime politike e strukturore në fushën e mjekësisë lidhen me realitetin e ri shupërmasor, që na solli para nesh beteja komplekse dhe tejet e ndërlikuar me virusin Covid-19. E cila ishte betejë “hipokratike” dhe humanitare njëkohësisht.
Përvoja, debatet e shumta, tronditjet, dhe shumë anomali të natyrave të ndryshme që po evidentohen në punën spitaleve dhe shëndetësisë si sistem, besoj se kanë nevojë për një rikthim të “debatit të gjërë” politik dhe profesioanl për të përmirësuar politikat shëndetësore aktuale.
Dhe për të vënë pikën e fundit, kompleksiteti dhe situatat e agravuara të infeksionit në zgjerim që po kalon mjekësia shqiptare, shumë pasiguri të konstatuara, mbase për shkak të njohurive të pakta për tipologjinë virusale dhe fenomenologjine e larmishme të simtomave të virusit Covid-19 në njerëz dhe mosha të ndryshme, e bëjnë akoma më imperative për të ardhmen përmirësimin e kulturës psiko-sociologjike të mjekëve dhe bashkë me të edhe zgjerimin e aspekteve sociologjike brenda fushës së mjekësisë. Kompleksiteti i situatës kërkojnë edhe reflektime të thella dhe adekuate edhe në “sociologjinë e mjekësisë”…
*Sociolog, Mjeshtër i Madh