FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Surpriza e zgjedhjeve/Pjesëmarrja në votime, shumë më e ulët se 2013

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 qershorit raportohet ndjeshëm më e ulët se sa në vitin 2013, bën të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes shërbimit të vet për raportimin në kohë reale mbi votimin dhe rezultatin.

KQZ raporton se deri në orën 10 të mëngjesit 13,29 për qind e shqiptarëve shprehën vullnetin e tyre. Pjesëmarrja më e ulët raportohet në Qarkun Korçë me 9.8 për qind ndërsa më e larta raportohet në Lezhë me 16.35 për qind. Në vitin 2013 në Korçë deri në orën 10 pjesëmarrja qe 37.1 për qind, ndërsa në Lezhë qe 21.5 për qind.

Në Tiranë, pjesëmarrja deri në orën 10 sot qe 15 për qind ndërkohë që në vitin 2013 pati qenë 25 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zgjedhjet e vitit 2013, pjesëmarrja qe veçanërisht e lartë. Në fund të ditës patën votuar 53 për qind të të gjithë votuesve. Ndonëse në listat e zgjedhësve në Shqipëri gjenden aktualisht rreth 3.45 milionë votues, një pjesë e madhe e popullsisë gjendet aktualisht në emigrim dhe për rrjedhojë nuk merr pjesë në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat për pjesëmarrjen raportohen nga KQZ në bazë të të dhënave të pjesshme të siguruara nga qendrat e votimit në të gjithë vendin. Për këtë shkak, këto të dhëna duhet të merren me rezerva pasi mund të jenë të ndryshme nga realiteti në varësi të pjesëmarrjes në qendrat e votimit që kanë raportuar. /BIRN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?