Takimi i Erdogan-Putin-Rohani. Qeveria gjermane: Një samit lufte
Takimi i Vladimir Putin me Rexhep Taip Erdogan dhe presidentin e Iranit, Hasan Rohanin, u cilësua si ‘një samit lufte’ nga Gjermania.
Ministri i Jashtëm gjerman, Niels Annen, kritikoi ashpër samitin e Ankarasë, duke theksuar se të tre vendet janë të përsfhirë në luftën në Siri por asnjë prej tyre nuk kontribuon në një zgjidhje politike.
“Të tre palët janë përfshirë ushatrakisht në luftën në Siri, por nga takimet e deritanishme të këtyre presidentëve jemi zhgënjyer, pasi nuk kanë kontribuar në një zgjidhje politike. Parë hollë, ky është samit i luftës” – u shpreh ministri gjerman, Niels Annen.
Ditën e sotme, presidentët e Rusisë, Turqisë dhe Iranit pritet të diskutojnë për mënyrën si do të veprojnë në Siri.
Para samitit të tre presidentëve, atij turk, iranian dhe presidentit rus, Erdogan është takuar më vete me presidentin iranian, Rohani. Më parë Erdogan ishte shprehur se të dy mendojnë për një zgjidhje politike në Siri.
Ndërsa Presidenti iranian, Rohani kishte theksuar se nuk ka zgjidhje ushtarake për Sirinë dhe se e ardhmja e Sirisë është vetëm tek zgjedhjet e lira demokratike.
Rusia dhe Turqia qëndrojnë në konfliktin e Sirisë në palë të kundërta. Ankaraja mbështet rebelët, ndërsa Moska si Teherani, presidentin, Bashar al-Asad. Ndikimi i këtyre tre vendeve me gjasë mund të rritet në Siri, ndërkohë që presidenti, Trump ka bërë të ditur fundin e shpejtë të misionit amerikan në Siri.