Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Takimi me Vuçiç. Çfarë fshihet pas interesimit të madh të Erdoganit për Serbinë?

Forum E mërkurë, 9 Tetor 2019 09:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Turqia është një partner strategjik dhe anëtare e NATO-s, por që tregon interes të madh edhe për Serbinë. Po çfarë fshihet pas këtij interesimi?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shumë të mira. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e rendit Turqinë ndër vendet më të rëndësishme partnere të Serbisë. Këtë e vërtetojnë edhe shifrat konkrete, të cilat u bënë publike në fillim të vizitës dy ditore të Erdoganit në Serbi. Shkëmbimi tregtar ka mbërritur shifrën prej 1,2 miliardë euro në vit. Firmat turke punësojnë në Serbi rreth 8000 punëtorë, ndërsa investimet turke në Serbi kanë mbërritur prej një milion dollarë në vitin 2011 në 200 milionë dollarë në vitin 2018. Po në të njëjtin vit nga Serbia në Turqi kanë shkuar rreth 100.000 turistë.
Krahasuar me raportet ekonomike të Serbisë me vendet e tjera, këto janë shifra ende modeste, deklaruan dy presidentët. Por ata shtuan se raportet mes Serbisë dhe Turqisë nuk kanë qenë kurrë më të mira. Vuçiç dhe Erdogan janë të mendimit se ka hapësirë për përmirësimin e mëtejshëm të raporteve.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 13 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 14 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 19 orësh

Turqia në Ballkan

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviç thotë për DW, se “pas ftohjes së raporteve në vitin 2013 dhe ndërprerjes së trilaterales Ankara-Beograd-Sarajevë, tani raportet e Turqisë me Ballkanin Perëndimor janë forcuar. Duket se kjo ka të bëjë me rolin mbrojtës të Turqisë ndaj faktorit boshnjak e tani edhe përmirësimin e raporteve me Beogradin”. Gjukanoviç thotë se interesimi i Turqisë nuk ndalet vetëm në Serbi, sepse “Ballkani është i rëndësishëm si i tërë për Turqinë”. Raportet më të ngushta politike janë me boshnjakët, e deri diku edhe me elitën politike shqiptare. “Por Turqia e kupton Serbinë si një partner shumë të rëndësishëm, nëse jo edhe partnerin më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor“, pohon profesori.

Politika e brendshme

Niveli i lartë dhe dendësia e vizitave të presidentit turk në Serbi shihet si pjesë e aktiviteteve të brendshme politike të Erdoganit, mendon Naim Leo Beshiri. “Presidenti Erdogan nuk ka aktualisht shumë miq jashtë vendit. Ndaj këtë vizitë e shfrytëzon për përfitime në politikën e brendshme në Turqi, sepse të githa këto vizita përdoren për propagandë të brendshme“. Nga ana tjetër, Turqia po e shfrytëzon hapësirën e zbrazët në Ballkan për shtimin e influencës. “Në kohën kur SHBA dhe BE nuk po mund të dakordohen për çështjet e rëndësishme të këtij rajoni, Turqia po përpiqet të shtojë influencën e saj. Erdogani po përpiqet të prezantohet si faktor stabliteti në raportet mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”, pohon Beshiri.

Influenca e Turqisë

Beogradi pret nga Erdogani dhe Turqia të luajnë një rol pozitiv tek boshnjakët në Bosnjë-Hercegovinë, por edhe në Sanxhak, për zgjidhjen e çështjeve kontestuese. „Turqia ka influencë tek boshnjakët, ndonëse i tërë rajoni është i preokupuar për momentin me raportet Beograd-Prishtinë”, thotë Gjukanoviç. Ai mendon se është vështirë të jepen konstatime përfundimtare, “por boshnjakët ende mbeten më të afërt me Ankaranë se sa me Brukselin, që në një farë mënyre pengon edhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor“.

Turqia është e interesuar për “integritetin territorial të B-H dhe për raporte të mira mes Beogradit dhe Sarajevës”, pohon Beshiri, duke shtuar se Erdogani ka arritur atë që Perëndimi nuk ka mundur – “të përmirësojë raportet mes Beogradit dhe Sarajevës”.

Perëndimi e shikon me sy kritik forcimin e influencës turke në këtë rajon, por edhe prezencën gjithnjë e më të dukshme të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Ndaj aktivitetet e Turqisë shikohen me rezerva. “Perëndimi është i shqetësuar me shtimin e influencës turke, por edhe ruse dhe kineze në këtë rajon. Kjo me siguri që do të shtrohet si çështje edhe në procesin e afrimit të Serbisë me BE”, pohon Gjukanoviç.

Shoqëri e keqe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shtuar takimet me Erdoganin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, që është komentuar si një “shoqëri me mungesë demokracie dhe tendeca autoritare”. Naim Leo Beshiqi thotë se “Serbia shikohet si një nxënës i keq, i cili shoqërohet me nxënës të tjerë të këqinj”. Serbia ka miq edhe në BE, por shikuar në shtigje afatgjate, BE mund të shprehë shqetësime për shkak të afrimit të tillë të Vuçiqit me Erdoganin dhe Orbanin. “Në shtigje të shkurtra, Serbia mund të përfitojë nga këto takime të liderëve jo demokratikë, por kjo është një e keqe në shtigje afatgjata“, konstaton drejtori i Institutit për Çështje Evropiane. DW

Etiketat e lidhura

ErdoganTakimi me Vuçiç
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 18 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 19 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 21 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 22 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.