“Tani të marrim barkën e Noes për të shpëtuar”

Përmbytjet e fundit kanë risjellë edhe njëherë në vëmendje debatin për ndërtime pa kriter dhe shkatërrimin e prerjen e pyjeve.

Artan Fuga shkruan se e gjithë kjo që ndodh pothuajse çdo vit, është pasojë e asaj që kemi bërë gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

Ai thotë me ironi, se tani nuk na ka mbetur gjë tjetër, veçse të marrin arkën e Noes për të shpëtuar.

Pse ankohemi nga përmbytjet ?

A i lamë kodrat dhe malet dhe u zhytëm në këneta???

A ndërtuam qytete me pallate me shumë kate por pa kanalizime???

A i lamë të braktisur anët e lumenjve dhe i harruam hidrovoret???

A ndërtuam në zona me rreziqe përmbytjesh???

A i shkatërruam pyjet dhe shkurret që na mbronin nga erozioni???

A i lamë fushat djerrë pa bimësi dhe u bënë si pista avionësh ku rrjedh uji si në pasqyrë???

Çfarë duam tani???

Pika që s'na bie, neglizhojmë ligje dhe rregulla që në mijra vite paraardhësit tanë, çfarëdo që ishin, etruskë, ilirë, epirotë, romakë, ostrogotë, turq, çifutë, a të përzjerë, i respektonin deri në një.

Nuk kishin frikë pushtetin, kishin frikë Zotin.

Tani i ankohemi Natyrës, Zotit, Dreqit me të Birin???

Jo ore, jo, kataklizmoja është ndëshkim për veset tona. Por gjynah pêr të pafajshmit, thuaj.

Hajde marrim tani barkën e Noes për të shpëtuar”, thotë Fuga.

SHKARKO APP