Taso ose Lasgushi i penelit…
Nga Luan Rama
(Zëvendëskryetar dhe deputet i LSI)
Taso (Anastas Kostandini) është prej kohësh ndër piktorët e mi të preferuar. Arti i tij është imponues e sado me “indiferencë” të përpiqesh ta trajtosh, është e pamundur që t’i ikësh ndikimit të tij, është e pamundur që të mos kesh marrë me vetë diçka prej Tasoje e që të josh t’i kthehesh e rikthehesh sërish.
Thënë më shkurt e mbase edhe më bukur, Anastas Kostandini është Lasgushi i penelit.
Sepse sa herë që iu rikthehem punëve të tij, që janë një pjesë e çmuar e koleksionit tim modest, më ngjan njësoj si me poezitë e Lagushit; që edhe pse kam plot 40 vjet që i lexoj e recitoj me pasion, prapë në to gjej një detaj a pasazh si të pa zbuluar më parë.
Finesa, por edhe thellësia, spontaneiteti por edhe struktura solide e koloriti aq i natyrshëm e gjithë jetë, janë në vlerësimin tim, komponentë përcaktues e tipizues të krijimtarisë së Tasos.
Ndaj, për të bërë më të prekshme çfarë kam shkruar më lart, po ju ofroj poezinë e Lasgushit “Dremit liqeri”, dhe “Liqenin” e Tasos, një peizazh i punuar në pastel në vitin 1982, që unë e vlerësoj nga më të bukurat që kam.
DREMIT LIQERI…
Mi zall të pyllit vjeshtarak,
Dremit liqeri pa kufi,
Ai ndaj fundesh u përflak,
Posi me zjarr e me flori.
Posi me flakë-u ndez e kroj,
E vetëtiti plot magji,
E yll` i ditelës perëndoj,
Ne që qetësi dhe dashuri.
Tashti po shuhet nënë mal
Qytet`i ngrysur në të zi,
Po ndizen yjet dal-nga-dal,
Plot bukuri!Plot fshehtësi!
Në këtë ças perëndimor,
Ndaj po më dehen sytë-.e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershëtor,
Ma frymëzon një mall i ri.
LIQENI…
(Anastas Kostandini, pastel 1982).