Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tatimet shkelin kushtetutën në funksion të zhvatjes

Forum E enjte, 19 Nëntor 2020 15:00
Tatimet shkelin kushtetutën në funksion të zhvatjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Vasil Zaho*
Sipas nenit 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thuhet;
1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.
3. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive.
Por a mendon kështu Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve?!
Në Ligjin Nr. 8438, Datë 28.12.1998 Për Tatimin Mbi Të Ardhurat i Ndryshuar, Neni 5 thuhet;
Periudha tatimore fillon më 1 Janar dhe përfundon më 31 Dhjetor të çdo viti kalendarik.
Thënë ndryshe, të ardhurat e tatueshme, si për bizneset ashtu edhe për individët, konsiderohen të ardhuarat e realizuara brenda një viti kalendarik. Pra me baze vjetore.
Sipas Nenit 7 pika 1 të po këtij ligji thuhet;
Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave, sipas parashikimeve të këtij kreu.
Që do të thotë,që qeveria të kryej funksionet e veta, duhet që tatimin ta arketojë cdo muaj.
Në rasin e bizneseve Tatim Fitimi llogaritet si 15% mbi fitimin bruto të kompanisë për periudhën tatimore (një vjecare). Bizneset bëjnë parapagim të tatim fitimit cdo muaj duke marrë si referencë tatimin e vitit të mëparshëm, dhe kur bëjnë mbylljen e bilancit dhe pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve nëse kanë paguar më pak tatim duhet të paguajnë diferencën, dhe anasjelltas, nëse kanë mbi paguar, u rimbursohet. Me fjalë të tjera, nëse dy kompani kanë patur fitim të njëjtë gjatë një periudhe tatimore, Tatim Fitimi që paguan secila është po i njëjtë.
Një gjë e tillë nuk ndodh në rastin e individëve. Më konkretisht, meqënëse individët nuk bëjnë bilance vjetore sic bëjnë bizneset, duhet të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale mujor sipas nivelit dhe burimit të të ardhurave mujore. Praktikë kjo, e cila përdoret në të gjithë botën.
Por, Neni 5 i Ligjit Nr. 8438, Datë 28.12.1998 Për Tatimin Mbi Të Ardhurat i Ndryshuar thonte që, periudha tatimore është një vjecare dhe jo një mujore! Pra tatimi mbi të ardhurat personale duhet të llogaritet për periudhën 1 vjecare!
Sipas institucionit të tatimeve, individë të ndryshëm të cilët kanë patur të ardhura vjetore të njëjta, por shpërndarje të ndryshme, mund të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale (TAP) të ndryshëm!
Në tabelat e mëposhtme kemi marrë dy individë të cilët kanë të ardhura vjetore të barabarta, por njëri i ka të ardhurat cdo muaj njëlloj, ndërsa tjetri i ka të ardhurat mujore të ndryshueshme;
Individi A
Të ardhura mujore TAP 13% TAP 23% TAP mujor TAP vjetor
170,000 13,000 9,200 22,200 266,400
Të ardhurat vjetore – 170,000 x 12 = 2,040,000

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Individi B
Të ardhura mujore TAP 13% TAP 23% TAP mujor
50,000 2,600 – 2,600
50,000 2,600 – 2,600
50,000 2,600 – 2,600
50,000 2,600 – 2,600
600,000 13,000 108,100 121,100
60,000 3,900 – 3,900
70,000 5,200 – 5,200
700,000 13,000 131,100 144,100
50,000 2,600 – 2,600
50,000 2,600 – 2,600
150,000 13,000 4,600 17,600
160,000 13,000 6,900 19,900
Të Ardhurat vjetore – 2,040,000 TAP vjetor – 327,400

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 6 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 7 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 12 orësh

Sic duket qartë individi B paguan 61,000 lekë/vit TAP më shumë se individi A edhe pse të ardhurat vjetore janë të barabarta në shumën 2,040,000 lekë. Kjo gjë jo vetëm që nuk është taksim i ndershëm, por është diskriminuese për individin B.
Një gjë e tillë bie ndesh me Nenin 18 të Kushtetutës. Por, për Institucionin e Tatimeve kjo gjë është krejt normale! Për më tepër i detyrojnë individët që kanë mbipaguar TAP të paguajnë akoma dhe më shumë duke shkelur si Kushtetutën, ashtu dhe Ligjin Nr. 8438, Datë 28.12.1998 Për Tatimin Mbi Të Ardhurat i Ndryshuar i cili në Nenin 13/6 pika 5 parashikon që nëse diferenca është negative administrata tatimore i kthen individit deklarues shumën e tatimit të paguar më tepër.
Nëse e pergjithsojmë dhe supozojmë që një gjë e tillë u ndodh rreth 1,000 individëve në vit, ateherë vjedhja që tatimet u bëjne qytetarëve shqiptar është 61,000 leke x 1,000 = 61,000,000 lekë të reja në vit.
Për të balancuar një situatë të tillë, sic ndodh në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar ku vendi ynë synon të “aderojë”, cdo individ ka të drejtë të bëjë deklarimin vjetor të të ardhurave, ku ai që ka paguar më pak duhet paguaj diferencën, ndërsa atij që ka paguar më shumë ti rimbursohet diferenca. Kjo situatë jo vetëm që sheshon pabarazitë, por i bën njerëzit më të ndërgjegjshëm në raport me tatimet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

*Ekonomist, anëtar i Kryesisë së LSI-së në Durrës

Etiketat e lidhura

DurresligjitatimeVasil Zaho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.