Të irrituarit, opinioni publik dhe pushteti
Forum E Diel, 13 Dhjetor 2020 22:45
Nga Zef Preçi –
Opinioni publik vendas eshte perfshire ne nje debat interesant, kryesisht ne rrjetet sociale, rreth protestave te tre-kater diteve te fundit nen sloganin “Drejtesi per Klodianin” qe jane shtrire ne qytetet kryesore te Shqiperise…Ne fakt, vleresimi i secilit rreth kesaj proteste ne zhvillim e siper varet nga optika me te cilen e shikon, ose me sakte deshiron ta shikoje…
Nese shohim nga jashte perberjen shoqerore te protestuesve, shihet qarte nje amalgame individesh te shtresave dhe te grupeve te ndryshme shoqerore qe, pervec te rinjve te papune, te pashkolle, te papespektive ne nje vend qe varferohet cdo dite, protestuesit rrokin gjithe spektrin politik te vendit nga e majta ekstreme (psh perfaqesues te Organizates Politike), ne qender (psh aktiviste te njohur per lidhjet e tyre shpirterore e familjare me PD-ne) deri edhe tek e djathta ekstreme (mbeshtetes te partizave te reja qe pritet te garojne ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021). Pavaresisht kesaj, te perbashket kane padyshim pakenaqesine e grumbulluar ndaj gjendjes qe po kalon vendi dhe per te cilen ata bejne pergjegjese qeverine dhe drejtperdrejt zt. Rama.
Shihet qarte se ne radhet e protestuesve predominojne moshat e reja 14-18 vjec. Kjo gje duket qarte edhe nga ndalimet policore te nje numri shume te madh prej tyre, por edhe nga ndjeshmeria ne rritje e opinionit publik ndaj shkeljes se ligjit per dhunen gjate shoqerimit dhe ndalimit te tyre apo per mbipopullimin ne pergjithesi te rajoneve policore duke shkelur keshtu edhe rregullat mbi perhapjen e Covid-19. Kjo e fundit eshte konfirmuar edhe nga nje raport monitorimi I dites se djeshme i leshuar nga zyra e Avokatit te Popullit.
Ndersa vihen re ndryshime te dukshem edhe sa i takon gjykimit apo vleresimit nga aktore te ndryshem te motiveve te ketyre protestive. Ne teresi, opinionet duket se ndahen per shkak te optikes politike. Nje pjese, pergjithesisht e konsoliduar edhe pse ne minorance, ndjek linjen zyrtare te shprehur nga zt. Rama dhe eskponente te tjere te rendesishem te qeverise se “protestat i frymezon, drejton e paguan PD, LSI dhe Presidenti Meta”. Mirepo ky “argument” thjesht politik dhe i mbeshtetur ne interesat private e klanore dhe te elites politiko-ekonomike qe aktualisht qeveris vendin, mendoj se nuk qendron. Madje, ne nje analize te mirefillte, qendrimi i distancuar i lidershipit aktual te PD dhe LSI ndaj ketyre protestave duhet pare si nje maturi politike e tyre kur zgjedhjet jane aq afer. Ne te vertete, nese ky lidership do te ishte ne gjendje te mobilizonte rinine ne ate mase sa jane shfaqur te irrituar gjate ketyre tre diteve, mund te thuhet se kane arritur te sigurojne nje baze te mire sociale qe do te mundesonte nje rotacion te vertete te pushtetit, anipse qendrimi ne nje distance i ketij lidershipi nga keto protesta mund te lexohet edhe nen nje optike tjeter. E kam fjalen per thelbin e pakenaqesise se protestuesve te irrituar qe eshte parasegjithash pakenaqesi ndaj keq-qeverisjes, ku per shkak te se kaluares se saj, edhe opozita duhet te kete nxjerre dhe duhet te nxjerre mesimet e duhura. Pjesa tjeter e opinionit, edhe pse ne shumice, por e copezuar mbetet e qendrimit parimor se tubimet dhe protestat jane e drejte qytetare ne demokraci, se nje shoqeri qe nuk proteston nuk ben gje tjeter vecse zgjat agonine e saj perpara se t’i hape rrugen ndryshimit, se permes protestave rivendosen ekulibret shoqerore ne vend.
Eshte vendi te kujtojme se sipas statistikave zyrtare, ne periudhen 2011-2019 nga vendi yne jane larguar 360 mije vete, shumica shpresehumbur se ky vend mund te zhvillohet mjaftueshem per te qene i jetueshem… Ndersa pandemia e Covid-19 duket se ka minimizuar mundesine e largimit, largim i cili ka sherbyer si nje valvule sigurimi per tensionet sociale te brnedshme. Keshtuqe krimi makaber i vrasjes se Klodjan Rashes kater dite me pare nuk ishte gje tjeter vecse “pika e ujit qe derdhi goten”, dmth motivi qe nxiti daljen ne rruge te kesaj pakenaqesie shoqerore te akumuluar, deri edhe shfaqjet e dhunes, te cilat duhet t’i denoje secili qytetar i vendit.
Tash dy fjale edhe per dhunen. Fjala proteste e permban ne menyre substanciale fjalen dhune. E kam fjalen si per dhunen e protestuesve e per kete shkak prishjen /shkaterrimin e ndonje elementi te infrastruktures urbane apo demtimin e ndonje biznesi privat rastesor, ashtu edhe per dhunen e policise. Por nese per te paren ka njelloj “argumenti” te diskutueshem dhe pala e pushtetit po nxit mediat prane saj t’u japin hapesire pa fund “dashnoreve te plastikes” (psh ndaj pemes se Krishtlindjeve) apo atyre qe shqetesohen per “barbarine, halabakerine, e protestuesve”, etj,. duke “futur veshet ne lesh” per thellimin e polarizimit social te vendit dhe varferine ne rritje per nje pjese jo te vogel te saj, per kete te dyten heshtet gjeresisht. Cilido njeri me dy pare mend ne kete vend, edhe nese hesht, e kupton se fundja kater dite protesta ne rruge i shkaktojne buxhetit te shtetit nje dem psh prej 100 mije Euro, ndersa demi qe i vjen taksapaguesve shqiptare qofte nga nje kontrate e vetme e partneritetit publik-privat te njohura si favore ndaj klienteve te qeverise eshte qindra mijera here me i madh dhe ndeshkon edhe gjeneraten qe vjen…Ndoshta ketu duhet vene edhe “vija e kuqe” ne gjykimin ndaj protestes dhe ne gjykimin ndaj (keq)qeverisjes aktuale… Ndersa dhuna policore padyshim qe shpreh mentalitetin qe sundon ne kete segment te qeverisjes, brutalitetin e lexueshem qe i jep asaj perceptimin me nje polici te pushtetit, mosnjohjen dhe mosrepektimin e te drejtave njerezore, sidomos te te miturve, etj. Shkurt, kemi te bejme me nje “over-reaction” dhe reagim disproporcional nga ana e policise ndaj protestuesve.
“Deri kur keshtu ma?” – ulerinte Migjeni nje shekull me pare? Djegeja sot e selise se PS ne Shkoder dhe distancimi politik nga kjo ngjarje e dhunshme e znj. Ademi si drejtuesja e vetme dhe me e larte e PD ne qeverisjen lokale te atij qyteti,mendoj se duhet pare si nje stad i ri ne protestat e diteve te fundit. Dmth te irrituarit ne mbare vendin po percjellin nje mesazh te qarte pakenaqesie ndaj pushtetit, i cili duhet lexuar e kuptuar ashtu sic eshte, edhe pse opozita shqiptare, ashtu sic cdo opozite politike kudo ne boten demokratike te enderruar edhe prej nesh, detyren e pare te saj ka ofrimin e alternatives qeverisese dhe administrimin e pakenaqesise publike ndaj qeverisjes. Keshtu cfaredo perpjekje nga ana e zt. Rama “per te emeruar” frymezuesit, nxitesit dhe financuesit e protestuesve, kjo nuk e zgjidh problemin, perkundrazi. Nuk eshte koha per te treguar forcen e pushtetit, sidomos ndaj ketij grupimi shoqeror qe ne thelb eshte i perjashtuar, jashte sistemit. Kur them “jashte sistemit”, e kam fjalen per faktin se shumica e tyre nuk paguajne asnje takse direkte, por edhe nuk perfitojne asgje nga sherbimet publike, nuk kane mundesi punesimi, strehimi, etj.
Edhe sikur te nderroje te gjithe kabinetin qeveritar per te terhequr zvarre “karrocen qeveritare” deri ne 25 Prill 2021 zt. Rama del i fituar dhe do te demonstronte lidership dhe pergjegjesi politike ne forcen politike qe drejton. C’fare kuptimi ka mbajtja “me thonj e me dhembe” mbas karrigeve te pushtetit kur te irrituarit po e thone ne cdo dalje publike te tyre anekend vendit se ai ka humbur tashme mbeshtetjen publike? Neser do te jete vone…