Të mos privohen emigrantët për të votuar në Shqipëri!
Nga Alban Daci –
Presidenti i Republikës, KQZ, Ministria e Punëve të Jashtme dhe për Europën, po ashtu PD duhet t’i bëjnë kërkesë zyrtare Ambasadorit Italiane në Tiranë dhe Qeverisë Italane që të heq Karantinë 14 ditore për emigrantët që duan të shkojnë të votojnë në Shqipërisë. Italia ka të paktën 200 mijë votues shqiptarë që privohen nga e të drejta e ushtrimit të votës!
Shqiptarët që jetojnë Italu po privohen dy herë nga e drejta për Votën:
1. Mos mundësimin i votës aty ku jetojnë
2. Pandemia e karantina
Çdo shqiptar që dëshiron të votoj, në kushtet aktuale nuk shkon dot në Shqipëri, sepse duhet të qëndroj 14 ditë karantinë në Itali pasi të kthehet e kështu humb vendin e punës, plus shpenzimeve të udhëtimit, vajtje-ardhje!
Të paktën të hiqet karantina, kur të kthehen pasi të kenë votuar në Shqipëri.
Si do të kuptohet se kanë votuar?
E thjeshtë, të mbajnë bojën në gisht, kur te kthehen!
Mund të ketë një urdhër që kush udhëton nga data 20 deri më datë 25 drejt Shqipërisë dhe kthehet brenda datës 27 në Itali të mos bëj karantinë 14 ditore!