Të paktën sot mos e dëgjoni propagandën e pushtetit e prisni me qetësi fitoren e Opozitës!

Nga Alban Daci –

Edhe sot thuajse të gjitha mediat janë në shërbim për të krijuar idenë e fitores së PS
Aq shumë në hall është propaganda saqë kanë që në mëngjes që merren se Xhafa ka marr me shumë vota se Basha e tani po na thonë se edhe deputeti i PD Shehaj paska marre me shume vota se Basha. Pastaj, bëjnë krahasime me Berishën që edhe ky sipas tyre nuk paska elektorat. A ka njeri që e Beson se Berisha nuk ka vota as për mandatin e tij! Të qeshim apo të qajmë nga nivel propagandë edhe sot. Gjithë ky diversion edhe në ditën që duhet të presim me qetësi rezultatin përfundimtar!
Gjithashtu një strategji tjetër është se po numërojnë kutit e votimit të qendrave që njihen si bastione të PS kështu kjo gjë jo vetëm i shërben propagandës, por ka edhe një qëllim tjetër, për të demoralizuar komisionerët e PD e kështu ata të PS kanë mundësi e hapësirë për të bërë marifitetet e mundshme për rezultatin final! Të presim deri në fund procesin!

SHKARKO APP