Të përjashtohet Greqia 5 vjet nga Eurozona

 

Kujtim VANI

Ndërkohë që po vazhdon beteja e ministrave të financave të vendeve antare të Eurozonës në Bruksel, për arritjen e një marveshje pas propozimit grek, ministri i Financave gjermane Schauble, ka lëshuar bombën e radhës duke kërkuar largimin e Greqisi nga zona e euros të paktën për një afat 5 vjeçar. Menjë here kanë reaguar edhe qarqet qeveritare greke, të cilët shprehen se asnjë duke përfshirë edhe vet zotin Schawble nuk e kanë kërkuar në eurogriup një Grexit për Greqinë. “Asnjëherë nuk u ngrit nga askush, në Eurogrup tema e Grexit, as nga zoti Schwable,” theksoin burimet qeveritare greke. Më herët një dokument i brendshëm, ku doli dhe botohet në edicionin e së nesërmes në Frankfurter Allgemeine Sinntagszeitung (FAS), raporton se Ministria e Financave gjermane, e cila dyshohet se nuk ishte e kënaqur nga propozimet greke, shikon dy rrugë për Greqinë. Sipas FAS, në dokumentin e Ministrisë së Financave deklarohet se nga propozimet e qeverisë greke, mungojnë reforma në zona të rëndësishme për modernizimin e vendit dhe për promovimin e një rritje ekonomike afatgjatë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, për këtë arsye nuk mundet. Propozojm të formojmë një bazë krejtësisht të re me një zgjatje tre vjeçare të progranit të  Mekanizmit të Stabilitetit Europian. Ministria e Financave gjermane, siç vuri në dukje, vren dy rrugë.Në bazë të rrugës së parë: "Greqia përmirëson propozimet e saj shpejt dhe plotësisht, me mbështetjen e plotë të Parlamentit. Ministria ndër të tjera propozon: Greqia të transferoi asetet në një fond i cili do ti përmbledh dhe të ardhurat do të vihen në dispozicion për të paguar borxhin. Në lidhje me rrugën e dytë, do të negociohet me Athinën, për një tim-out. Greqia të largohet nga Eurozona për të paktën pesë vjet dhe të ristrukturoi borxhin e saj. Mbetet një anëtare e Bashkimit Evropian dhe vazhdon të marrë mbështetjen e zhvillimit humanitar dhe teknik.  

SHKARKO APP