TE SHPERTHESH NE NJE ÇAST THIRRJE QIELLI

TE SHPERTHESH NE NJE ÇAST THIRRJE QIELLI

Nga Albert Vataj.

Shqiponjat e natës magjike në përballjen Zvicër-Serbi.
Triumfi që na çoi në dëlir. Një fitore që sfidoi çdo fitore tjetër. Emocione të fuqishme dhe zjarr flakërues së ndjenjës dhe krenarisë kombëtare.
Kurrë më parë, futbolli nuk kishte zbritur aq thellë ndjenjës time personale dhe kombëtare, për të shuar një etje të gjatë zhuritëse në burimet prej zjarri të urrejtjes, si kësaj here. Kurrë më parë nuk e kasha ndjerë deri në asht thirrjen prej zeniti të atij triumfi. Kjo fitore ishte nga ato, të cilat ndezin brenda teje një diell shkrirës të të gjithë atyre dimrave dhe akujve, zemëratsh dhe hidhërimi që janë murosur shtresë pas shtrese në kohështrirjen e padrejtësive historike. Kjo fitore ishte një shpërblim për ato zemra që i bëjnë vend një mrekullie, një adhurimi që i ngre lart pendët e këtij fluturimi hareje dhe ngazëllimi. Kjo fitore mund të mos jetë asgjë, në gjithçkanë e ëndrrave tona për të merituar atë çfarë na bën motivues sfidash, por ajo ishte e tillë vezulluese dhe ndritëse, e vlertë në çdo çast përjetimi rrëmbyes. Këto dy gola, kjo fitore, ky shpërthim i qiellt gazmimi dhe zemërmbushje, nuk ishte thjeshtë rrjedhojë e një sfide futbollistike, por vetë një vullnet i lartë që i ofrohet si blatim këtij shpirti që meriton t’i mëkohet dritë, dritë që na mundëson të shohim çfarë shpirti mban të fshehur brenda nesh dhe zgjon papritmas çfarë të mbush përplot me gëzim.
Ja ç’mund të bëjë pasioni, shpirt, futbolli!

Një falenderim për arbitrimin korrekt të gjermanëve
(Fotot: Clive Rose-The Guardian)

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor
Image may contain: 3 people, people playing sports and outdoor
Image may contain: 2 people, people playing sports, stadium and outdoor

SHKARKO APP