Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të vërtetat e historisë së fjalorthit greqisht-shqip të Marko Boçarit

Forum E mërkurë, 21 Gusht 2024 12:30
Të vërtetat e historisë së fjalorthit greqisht-shqip të Marko Boçarit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj
Marko Boçari një nga figurat më të rëndësishme shqiptare arvanitase, lindur në fshatin Dragan pranë Paramithisë, në librin e madh të kujtesës dhe mirënjohjes, ruhet përmes një thesari shpirtëror, një fjalori greqisht-shqip me 1700 fjalë. Fjalori që i atribuohet atij si autor, s’ka ndonjë radhë alfabetike, fjalët janë radhitur pa rregull, shkruar me shkronja greqishte, pa ortografi, pa shënja mbi të zëshmetë, simple dhe pa mjeshtëri, siç i ka hije një trimi luftar, shkruan për këtë fjalorth të thjeshtë, Lumo Skëndo.
Marko Boçari njihet si autori i një leksiku greqisht – shqip të shkruar në Korfuz më 1809, me insistimin e François Pouqueville, konsull i përgjithshëm i Napoleon Bonapartit në oborrin e Ali Pashës në Janinë. Fjalori ka një rëndësi për njohjen e dialektit të zhdukur Suliot. Megjithatë, edhe pse libri njihet si fjalori Boçarit, studiuesi Xhevat Lloshi ka argumentuar në disa tentativa se Boçari nuk mund ta kishte shkruar vetë atë fjalor, si për shkak të moshës së tij të re, ashtu edhe për shkak të një shënimi të Pouqueville që thotë qartë se fjalori u hartua me diktimin e babait, xhaxhait dhe vjehrrit të ardhshëm të Markos.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë


Pjesa shqipe e fjalorit lidhet me dialektin toskërisht me shumë elementë arkaikë, të cilët lidhen me të folmet arbëreshe të Italisë së Jugut. Fjalori i Boçarit i përket fazës paraetnike të historisë së Ballkanit. Titos Yochalas, një historian grek, njohës i gjuhës shqipe, i cili studioi dhe redaktoi dorëshkrimin, duke vënë re se disa fjalë greke janë përkthyer në shqip në më shumë se një mënyrë, beson se Boçari po shkruante fjalët greke dhe të moshuarit po i përkthenin shqip ato. Ai mendon se shumë nga zërat duket se nuk kanë gjasa të jenë të dobishme për suliotët apo shqiptarët e asaj kohe dhe rrethanash, dhe si i tillë fjalori u hartua pas iniciativës së Pouqueville-it, ndoshta si burim për një fjalor të ardhshëm frëngjisht-shqip.
Sipas Doris Kyriazis, Boçari e ka transkriptuar leksikun, por nuk ishte ai autori i tij.
Studjuesit tanë janë të mendimit se “Marko Boçari ka një kontribut të veçantë edhe në fushën kulturore, duke na dhënë një prej teksteve më të vjetra në dialektin e shqiptarëve të Çamërisë, teksa sa ishte në Korfuz, hartoi dhe botoi fjalorin shqip-greqisht, ku shqipja i përkiste atij dialekti. Emri dhe imazhi i tij, që kishin marrë famë që në gjallje, vijuan udhën e legjendës edhe pas vdekjes”
Duke rrëmuar në atë që do të ishte zëfillja e një akti shqiptarie, siç ishte dhe mbeti fjalori greqisht-shqip i Marko Boçarit, mësojmë se kur gjendej i internuar në Korfuz, Marko Boçari mësoi greqishten dhe bëri të famshmin dhe e mundësoi “Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe shqipes së thjeshtë”, më 1809 që e shkruajti ai, me ndihmën e të atit, Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait, Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq Kallogjeri nga Preveza.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 28 minutash
Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

20 Tetor 2026, 18:50
Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

20 Tetor 2026, 16:09


Ai që do të quhej si fjalori i Marko Boçarit, lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas lënies së armëve arvanitët duhet t’i përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë. Në majin e 1819-ës, dorëshkrimi i Fjalorit të Markos u dorëzua në bibliotekën Kombëtare në Paris, nga Pukëvili.
Interesi për këtë mision që do të mbetej si “Fjalori i Marko Boçarit” është vijuar me një ribotim të tij nga çami nga Preveza, Niko Stylos. Bashkim Kuçuku, redaktori i këtij fjalori shprehet me këto fjalë: “Natyrisht me këtë fjalor Marko Boçarin nuk e lidh shkenca, por gjuha amtare, shenja e pashlyeshme e identitetit të parë dhe të përjetshëm. Fjalori i tij është dygjuhësh, greqisht- shqip. Greqishtja është gjuha e arsimimit, e kulturës dhe e të folurit jashtë trojeve shqiptare, ndërsa shqipja gjuha amtare, e fisit dhe e tërë bashkësisë së vet”.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë


Fjalori i një gjuhe të stërlashtë në të cilin luftëtari shqiptar nga Suli i Çamërisë, Marko Boçari tregon gjithë gjendjen e gjuhës së gjallë, të folur në fillim të shekullit të XIX, nxjerr në pah një cilësi të panjohur të heroit legjendar të luftës për çlirimin e Greqisë. Fjalori ka rëndësi të veçantë, se shpreh shumë elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, si dhe shërbeu si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekët. Asokohe, tregtia në zona të gjera të Ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu lindi nevoja e një fjalori dygjuhësh dhe arvanitasit, në një farë mënyre u detyruan të mësonin greqishten që po fitonte terren si gjuha e tregtisë në Ballkan. Vetë botuesi i fjalorit të Marko Boçarit, Vasil Guda, vëren se Boçari ishte i gjysmë-arsimuar siç dëshmohet në letërkëmbimet e tij, gjatë Kryengritjes Arvanitase të 1821-it. Markoja i jepte mësime greqishteje ushtarëve shqiptarë të regjimentit që kishin formuar francezët në Korfuz, me burra çamë dhe moraitë (nga Moreja).
Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në Muzeun Kombëtar të Parisit.

Etiketat e lidhura

albert vatajMarko Boçari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 23 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 24 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 25 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 27 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.