Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Teatri Kombëtar/Lufta për jetë a vdekje

Forum E shtunë, 16 Maj 2020 14:32
Teatri Kombëtar/Lufta për jetë a vdekje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Luçiano Boçi

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Teatri është arena ku jeta dhe vdekja artistikisht puthen, ecin për dore, ndahen, dashurohen, prodhojnë drama, tragjedi, urrejtje, simpati, sfida, dështime, fitore, para një spektatori që në fund, i ndikuar nga efekti katartik, çlirohet nga e keqja dhe është në dalje më i virtytshëm se në hyrje. Ky procesion artistik vazhdon që nga lashtësia, duke i dhënë Teatrit një pamje pothuaj tempullore. Brenda tij ekzistojnë në eter shpirtra karakteresh të spikatur, vërtiten në memorie lojëra aktoriale emblematike dhe pjesë teatrore të paharruara që kanë shënuar historinë dhe i kanë dhënë memorie kohës. Vënia dorë mbi këta tempuj artistikë për t’i hequr atyre shpirtin, i ngjason një herezie, një vandalizmi barbarësh modernë.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 6 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 7 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 12 orësh

Zbulimet e amfiteatrove në Greqi e kudo u konsideruan si më të rendësishmet. Shumë vende i ruajnë teatrot e tyre qindra vjeçarë dhe i mirëmbajnë si dëshmi e simbole të ndriçimit artistik të kombeve të tyre. Kultura e vetë Evropës ka si stacione kryesore dhe ngritjen e Teatrove, përfshi për lumturinë tonë dhe Teatrin Kombëtar, i shpallur pjesë e Europa Nostra. Asgjësimi i tij do të ishte një pikë e zezë në hartën e kulturës Evropiane dhe një fikje e një rrugëtimi kulturor me vlera të pathëna. Por babëzia e kastës që drejton vendin nuk po ndalet në ëndrrën e pasurimit, duke shembur “me një të rënë të lapsit” Teatrin Kombëtar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dashje pa dashje, tashmë në sheshin e sallat e tij, po luhet drama me reale e Jetës dhe e Vdekjes. Krejt e ndryshme nga ajo çka ai ka parë me sy në këto dhjetra vite. Dhe shfaqja është e pazakontë. Artistët që mbrojnë jetën e Teatrin, kundrejt vdekjes që imponon Rama-Veliaj, nuk janë më në rol, por në jetën reale. Përplasja demokraci-regjim, opozitë-pushtet, nuk është më një kolizion dramatik si pjesë e akteve skenikë, por është një luftë e vërtetë për jetë a vdekje. Aty i përjeton të gjitha: pështirosjen për pushtetin, neverinë për puthadorët e regjimit, respektin për kurajon e artistëve, admirim për qëndresën e njërëzve e respektin për alternativën opozitare.

Sheh se si antivlerat rrëzohen para mureve të sallave imponuese dhe se si vesi i hajdutërisë, grabitjes, mashtrimit, kapitullon para sinqeritet të kauzës të vjetër sa vetë arti. Spektatori nuk rri më e vështron. Ai është pjesë e shfaqes-betejë. Në pjesën dërrmuese opinioniste dhe fizike pjesëmarrëse, ai mbron jetën, teatrin, demokracinë, alternativën kundër vdekjes, dhunës, arbitraritetit, korrupsionit masiv qeverisës. Kampet janë formatuar dhe beteja do të arrijë kulmin në orët në vazhdim. Në një anë qëndron makutëria e barabaria moderne, e ngjeshur deri në dhëmbë me armatim, gazlotjellës, me makineri shtypëse shembëse e hedhëse, plumba plastikë e jo plastikë, me qeveritarë qesharakë që aktrojnë të fortët e të fortë që pështyjnë mbi uniformën e shtetit. Kjo është ushtria e vdekjes.

Në anën tjetër përballë është e vërteta e thjeshtë, me artistë të mëdhej që sillen si qytetarë të përgjegjshëm, me opozitë qytetare që di të mbajë anën e vlerave, të armatosur me të drejtën, virtytin, atdhedashurinë dhe pasionin për të bukurën dhe lirinë. Kjo është vetë jeta. Përballja nuk është e lehtë. Pushteti i kalbur me ushtrinë e vdekjes, kërkon me domosdo të zgjasë agoninë e tij. Kërkon të afirmojë regjimin e ri, duke imponuar arkitekturën e re dhe duke u pasuruar përbindshëm mbi vlerat kulturore e historike. Bashkë me historinë e trashëgiminë ai do të varrosë dhe atë dritë demokracie e cila ende është gjallë. Sot ai po imponon një betejë të pabarabartë nën terror, si e si të uzurpojë, gllabërojë e të sundojë.

I gjendur nën disfatë, Rama po kërkon një betejë për të rikuperuar humbjen e sigurtë dhe nga ku më pas të nis revashin e rrëmbimit të një tjetër mandati politik.  Por instikti i ruajtjes së llojit të pushtetit ka brenda dhe tërheqjen e pashmnagshme drejt thanatos-it, një lloj vrapimi ky pas fundit. Jeta me njerëzit e saj, po përballet dhe do luftojë me vdekjen më nga afër se kurrë, pa klishetë e skenës dhe pa parzmoret false. Aleancës së teatrit me opozitën qytetare, i duhet të realizojë në ndeshje me perandorinë e krimit e së keqes, Vaterlonë e saj e të ngulë mbi vdekjen-regjim e flamurin e triumfit. Teatri është fushë beteja, ku jeta dhe vdekja vendosin fatin e tyre. Prandaj kjo është lufta për jetë a vdekje. Luftë për demokraci, kundër regjimit shtypës, policor dhe absurd.

Etiketat e lidhura

Luciano Boci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.