Tete vjet ne pushtet dhe ik

Nga Mimoza Dervishi

Ka patur pa fund shkrime, emisione dhe gjithëfarësoj për datën 8 dhjetor dhe përmbysjen e komunizmit. Shumë prej tyre kushtuar pikërisht jehonës a mos-jehonës, mitizmit a c'mitizimit të historisë, që bash për këtë arsye I bën të pa-shtyshëm dhe të pa-pashëm deri në fund.

Pajtohem që është një humbje e madhe kohe mistifikimi i historive, shumica të pavërteta. Por mungesa e reflektimit është ajo që mungon, jo vetëm mediatikisht, por historikisht dhe kryesisht politikisht. Eshtë një sëmundje e keqe që nuk të bën të hecësh para. Nëse 20 e ca vjet kaluan, ai kapitull tranzitor duket se s'mbaron kurrë, pikërisht për shkak të përsëritjeve të gabimeve, kryesisht nga të njejtët personazhe.

Shqipëria ka patur shancin e madh të modelojë sipas botës së moderuar ligjet, kushtetutën dhe gjithcka tjetër deri dhe llapën e Mily Cyrus. Shembujt e mirë janë ato që edhe vende drejt të cilave Shqipëria shpesh ka mbajtur sytë dhe frymën si Italia dhe Greqia, nuk e kanë përgjë ti përvetësojnë apo kopjojnë. Shqipëria sot është më afër se kurrë Italisë dhe Greqisë, jo se ka bërë kaq shumë përpara, por sepse këto vende kanë bërë prapa.

Në një përshkrim për Renzin, kryeministrin e ri italian, gazetari i "Neë York Time" Roger Cohen tregon se Renzi do donte shumë, që ta sanksiononte në kushtetutë që pas një mandati të dytë, gjithmonë nëse e fiton, të mos i lejohej të garonte sërish.  Amerika duket se është shembulli i përkryer për të.

Në fakt kryeministri aktual i Shqipërisë e ka përmendur që nuk do donte të plakej në politikë, por secili prej nesh ka një definicion të ndryshëm për plakjen. Përshembull version i Enver Hoxhës apo Sali Berishës, është ai i të qenit në pushtet sa të jenë gjallë. Fatos Nano gjithashtu, po të mos ishte aq narcicist dhe po të mos besonte se në mungesë të tij, partia dhe atdheu do kishin nevojë për të më shumë se për ajrin dhe ujin, nuk do hidhej si i cartisur për të jetuar një adoleshencë të dytë në të pesedhjetat, por do ti bënte hysmetin mitit të tij të përjetësisë. Që historia seriozisht ti vinte prapa. Me të është thjeshtë cështje fati që nuk e kemi më nëpër këmbë!

Shkurt historia e Shqipërisë është e mbushur me njerëz që nuk duan të ikin kurrë nga karrigja dhe që pikërisht për këtë arsye interesi i tyre personal ka lënë vendin aty ku Rama e gjeti. I cili duket se për shkak të të qenit artist, liberal, për shkak të imazhit që ka në kokë për atë që do të bëjë, për shkak të bastit që ka me veten, "o e bën, o ikën", për shkak të raportit që me vdekjen kanë të gjithë, në mënyrën e vet, mund edhe ta ndryshojë rrjedhën historike të Shqipërisë, që me thënë të drejtën data 8 Dhjetor nuk se ja arriti. Por e thëna dhe e bëra janë larg. Po ashtu ka një sërë elementesh midis. Askush nga ne, nuk e di cdo të thotë të jesh kryeministër, jo shumë në të ardhmen do kenë shanc ta provojnë. Kemi vetëm shembujt e së shkuarës. Sigurisht kemi dhe ata që psikologjisin fuqinë e pushtetit, delirin e madhështisë që vjen bashkë me të, arrogancën që vjen nga admirimi i turmave për ty, frikën që kur të mos i kesh të gjitha, jë një hic, rehatinë për një status që të duket sikur ta ka lënë babai. Të gjitha këto të provuara e stërprovuara në botë, po sidomos, sidomos në Shqipëri. Vendosja në kushtetutë e një mandati të kufizuar për vetëm 8 vjet, do ti jepte numrit 8 pikërisht atë vlerë historike dhe revolucionare që 8-tat e së shkuarës nuk ja kanë dhënë.

Renzi e ka thënë gjithë dëshirë dhe duket se e ka seriozisht. Shqipëria ka më shumë arsye se Italia moderne për ta bërë këtë gjë. Limitimi i mandateve të kreut të egzekutivit është thjesht një kontroll dhe shprehje kundër krijimit të monarkut, mbretit, apo diktatorit do shkonte më shumë në rastin shqiptar.

Historianët thonë se presidenti i parë amerikan, Ëashington, nuk donte të garonte për një mandat të tretë si shenjë kundër krijimit të monarkisë, dhe sigurisht ka argumenta se e bëri për shkak të moshës. Por të tjerë pas tij edhe pse tentuan të garojnë për herë të tretë, nuk ja arritën dhe kështu u krijua një fare tradite, packa se e pa sanksionuar në kushtetutë. Derisa erdhi Roosvelt, i cili fitoi katër herë dhe herën e fundit nuk e mbaroi dot mandatin për shkak se vdiq për arsye shendetësore. Pas kësaj në Mars të 1947, Kongresi Amerikan kaloi amendamentin, i cili është amendamenti 22 në Kushtetuten Amerikane. Ai u bë i mundur të ratifkohej vetëm 4 vjet më pas, në 27 shkurt 1951, kur mori votat e mjaftueshme.

Kushdo do  donte ta besonte shumë  kryeministrin shqiptar që do bëjë punën që i kanë ngarkuar dhe do iki. 8 vjet janë mjaftueshëm, në mos të rilindësh dynjanë, të paktën ta vesh në ullitë e duhura. Dhe ullitë hapen për të ardhmen. Problemi është se e shkuara flet më shumë se e ardhmja. Po gjithashtu e tashmja përballë kryeministrit është ende gjallë dhe kaq e shëmtuar. Berisha kontrollon partinë e tij dhe e gjitha c'ka trazuar aty brenda, që prej ikjes nga pushteti, është një amalgamë gati surealiste me pinjollë biologjike dhe shpirtërorë dhe me pak platonizëm erotik pleqëror. (Do bënte mirë ti telefononte bashkëvuajtësit të tij Fatos Nano dhe ta qante me të këtë hallin e fundit).

Vendosja e një limiti në mandatin e kryeministrit nuk është thjesht një cështje e Ramës dhe vetëm për Ramën, është cështje e shqiptarëve dhe të ardhmes. Imagjinoni pinjollët e përkëdhelur nga paraja dhe pushteti i prindërve, gjyshërve, vjerrit, kryesisht analfabetë kokëbosh, që vijne një ditë në pushtet. Cilin shembull do të ndiqnin përvecse të atyre prej të cilëve mendojnë se kanë trashëguar këtë pushtet. Shto dhe urretjtjen pse nuk e patën për pak kohë. Do ishte thjesht një riciklim "plehrash", (megjithë respektin për këtë aksion global). Por, largqoftë, edhe në u riciklofshin të paktën do të jenë mbeturina me mandat skadence.

SHKARKO APP