Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 07:05 Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook! Ka një dallim të madh mes pakënaqësisë dhe kurajës politike. Pakënaqësinë mund ta shprehësh me një status, me një fjali të tërthortë apo duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Thirrje publike për Qeverinë Shqiptare: Një rrugë për jetën, jo për harresën!

Forum E mërkurë, 17 Shtator 2025 08:53
Thirrje publike për Qeverinë Shqiptare: Një rrugë për jetën, jo për harresën!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sadet Dauti

Golloborda meriton rrugë dhe lidhje me botën

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 21 orësh
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 22 orësh
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 22 orësh

Asfaltimi i aksit Viçisht – Fushë-Studen – Trebisht – Ostren dhe hapja e pikës kufitare në Miresh, si nevoja themelore për Gollobordën dhe për një Shqipëri që nuk lë askënd pas

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

*
Në një Shqipëri që krenohet për zhvillim, integrim dhe projekte infrastrukturore, ende ekzistojnë zona të tëra që jetojnë në izolim.

Jo nga mungesa e vullnetit të njerëzve, por nga mungesa e vëmendjes së shtetit.

Një prej tyre është “Golloborda”, një ndër krahinat më të bukura, më të pasura në kulturë, traditë dhe histori — por gjithashtu edhe më të braktisura.

Është për t’u përshëndetur ndërtimi i aksit të ri Librazhd-Peshkopi përmes Sebishtit drejt Peshkopisë — një vepër që lidhi dy qarqe, Dibrën me Elbasanin — por ky segment nuk është i aksesueshëm për shumicën e fshatrave kufitarë të Gollobordës.

Një zë i ngritur zyrtarisht, i injoruar në heshtje.

Ka ardhur koha që zhvillimi të mos jetë më një premtim, por një realitet.

Ka ardhur koha që qeveria shqiptare të kthejë vëmendjen nga fjalët, tek veprat – nga rrugët e propagandës, tek rrugët reale që kërkojnë njerëzit.

Unë, si qytetar i kësaj zone, i jam drejtuar zyrtarisht të gjitha instancave shtetërore:

Platformës qeveritare online,

-Zëvendëskryeministres njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,
dhe vetë Shkëlqesisë së tij Kryeministër i Shqipërisë.
Përgjigjet që kam marrë janë zhgënjyese, të vakta, pa thelb, pa zgjidhje dhe mbi të gjitha – pa ndjeshmëri ndaj një realiteti të dhimbshëm që nuk mund të fshihet më pas raporteve e statistikave.

Natyrisht në kërkesat e mia legjitime, në asnjë rast nuk kam kërkuar asgjë për veten time, por për zhvillimin dhe integrimin e merituar të asaj zone ku kam lindur, atje ku jetuan me sakrifica sublime të parët tanë.

Ky është një apel i ndjerë, një letër e hapur dhe një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar, që i drejtohet jo vetëm institucioneve, por gjithë shoqërisë shqiptare.

Rruga Viçisht – Fushë-Studen – Trebisht – Ostren: një damar jetik i prerë.

Rruga që s’duhet të kishte mbetur rrugës…

Ky aks rrugor dikur lidhte Dibrën me Librazhdin dhe që me krijimin e Shtetit Shipëtar për dekada me radhë dhe deri para disa muajsh, ka qenë rrugë nacionale.

Në 35 vitet e fundit, për mirëmbajtjen e tij janë akorduar vazhdimisht fonde nga buxheti i shtetit. Por sot, ky aks është praktikisht i pashfrytëzueshëm, duke lënë të izoluar dhjetëra fshatra në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Përshëndesim iniciativën e Bashkisë Bulqizë për ndërtimin e aksit Çerenec – Viçisht dhe për përmirësimin e infrastrukturës së brendshme në fshatin Ostren i Vogël, si hap konkret dhe i mirëpritur në një zonë që e kërkon me ngulm ndihmën institucionale.

Por, këto nisma të fragmentuara nuk mjaftojnë për të zgjidhur problemin rrënjësor që e mban Gollobordën të izoluar: mungesën e një aksi funksional që lidh gjithë krahinën me qendrat urbane dhe me kufirin.

Asfaltimi i rrugës Viçisht – Fushë-Studen – Trebisht – Ostren nuk është kërkesë për komoditet, por një nevojë për jetë dhe për zhvillim.

Kjo rrugë do t’i kthente banorëve aksesin tek shërbimet bazë: arsim, shëndetësi, tregje, institucione.

Sot zyrtarisht thuhet se ky aks nuk është më përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi i është kaluar për mirëmbajtje Bashkisë Bulqizë.

Por si mund të hiqet kjo përgjegjësi, kur historikisht dhe për më shumë se tre dekadat e fundit është trajtuar si rrugë nacionale dhe janë alokuar fonde të vazhdueshme?

A ka Bashkia Bulqizë, mundësi të mbulojë një projekt të tillë madhor me një buxhet të kufizuar?

Padyshim Jo.

Këtu nuk kemi të bëjmë me mungesë projektesh — por me mungesë vullneti institucional për të parë realitetin e zonave kufitare.

Bashkia, pavarësisht vullnetit, nuk ka as kapacitetet financiare, as burimet njerëzore për një ndërhyrje të tillë.

Ky është një projekt madhor, që kërkon mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria qendrore.

Nuk duhet të ndodhë këto akse rrugore kaq të rëndësishme të hiqen nga tavolina e punës së autoriteteve vendimmarrëse,

Kjo heshtje institucionale është më e dhimbshme se mungesa e rrugës.

Sepse rruga, ndoshta, mund të ndërtohet një ditë — por kur zëri i qytetarit injorohet, aty ndërpritet lidhja me besimin.
*
Natyrshëm më vjen pyetja: pse nuk ishin përfshirë fshatrat e Gollobordës në projektin e 100 fshatrave?

Si është e mundur që asnjë nga fshatrat e kësaj krahine – me pasuri të jashtëzakonshme natyrore dhe potencial për turizëm – nuk u përfshi në projektin kombëtar të 100 fshatrave?

A është kjo Shqipëria që kërkon zhvillim të barabartë?

Ky nuk është një shkrim për politikë — është një klithmë për dinjitet.

Ky artikull nuk ka qëllim të sulmojë, por të kujtojë. Të nxisë. Të zgjojë.

*
Një kërkesë e mohuar padrejtësisht: Pika Kalimit Kufitar në Miresh.

Hapja e pikës së kalimit kufitar në Miresh do të ishte një dritare e re.

Përtej Doganës në Bllatë dhe së fundmi hapjes së Pikës së Kalimit Kufitar në Trebisht, kjo do të ishte një portë e tretë që do e nxirrte Gollobordën nga izolimi, duke hapur rrugë të reja për zhvillim dhe rikthim të jetës ekonomike.

Fshati Miresh, që ndodhet vetëm 4 km nga segmenti Viçishtit (ku punimet vijojnë dhe së shpejti pritet të asfaltohet) dhe më pak se 2 km brenda territorit të Maqedonisë së Veriut, hapja e kësaj Pike Kalimi Kufitar është një portë natyrore për bashkëpunim ndërkufitar, për shkëmbim ekonomik, turistik e kulturor.

Pikërisht këtu kalonte një nga lidhjet më të vjetra me ish-Jugosllavinë.

Hapja e pikës së kalimit kufitar në Miresh nuk është kërkuar vetëm në letra — por është kërkesë e përsëritur publike e banorëve, e dëshmuar në dhjetëra emisione televizive, peticione dhe nisma qytetare.

Si mundet të thuhet se nuk ka kërkesë, kur është klithmë e përhershme?

Asfaltimi i këtij aksi dhe hapja e Pikës së Kalimit Kufitar në Miresh nuk janë kërkesa luksi, por nevoja minimale që u garanton njerëzve të drejtën për të jetuar me dinjitet në tokën e tyre.

Le të mos jenë më “veshë të shurdhër” ata që mbajnë në dorë vendimmarrjen. Le të dëgjojnë zërin e një popullsie që nuk kërkon as më shumë e as më pak se sa të ndjehet pjesë e kësaj Republike.

“Golloborda” nuk kërkon më premtime – kërkon rrugën. Rrugën që i lidh me jetën. Rrugën që u është mohuar prej dekadash.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
Para 1 ore

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 7 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 21 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 18 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 10 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.