Titisti Mustafa dhe Enveristi Thaçi

Nga Cim Peka

Ne fund te dites ne Prishtine: "Titisti" Mustafa dhe "enveristi" Thaci dukeshin pa tekst. Por, te tille dhe gazetaret e Kosoves. Nje ore autokonference shtypi para gazetareve. Kishin sistemuar gjithcka. Njelloj si keta dy tanet ne Tirane. Arrestohet i pari i Prishtines. Qytetari qe mundi me vote popullore te parin e Kosoves, dhe asnje gazetar nuk i pyeti per arrestimin e Kryekomunarit te Kosoves!? Sot ne Prishtine "abortoj" liria e shtypit, por lindi liria e protestes ne shtetin e ri. Si perfundim, "titisti" Mustafa, "enveristi" Thaci, dhe investitoret e stabilitetit me cdo cmim, Diplomatet e huaj, nuk po bejne gje tjeter vecse po rrisin me shpejtesi nje lider qe nuk i duhet Kosoves. Po i japin nje shanc qe nuk duhej tja jepnin VV-se. Sot ne Prishtine zbriten ne rruge "anti-globalistet" e Albinit perballe "tististeve" te Mustafes, tashme ne koalicion me "enveristet" e Thacit. Ish UCK-ja jo "enveriste" dhe LDK-ja jo "titiste", duket se jane rrace ne zhdukje ne Kosove. Kjo duket te jete problemi i madh i Kosoves se afert.

SHKARKO APP