Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 08:35 Ish-Presidentin Vuçiç nuk e pyesin as njerëzit e tij! Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se Partia Progresive Serbe (SNS) mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke e cilësuar të pakuptimtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Toka rreth Manastirit të Deçanit kusht për anëtarësim në KE?

Forum E mërkurë, 13 Mars 2024 13:01
Toka rreth Manastirit të Deçanit kusht për anëtarësim në KE?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW: 

Çështja e mos zbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, përkatësisht bartjen e 24 hektarëve tokë manastirit, është rikthyer në një debat në Kosovë, pak para votimit të mundshëm në muajin prill për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Më 4 mars, Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI) publikoi një raport, në të cilin vlerësohet se kontesti pronësor ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Manastirit të Deçanit është një nga pengesat kryesore për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ndonëse nga Këshilli i Evropës nuk është thënë zyrtarisht që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit të jetë kusht për anëtarësimin, kjo po përmendet edhe nga ambasadorët e vendeve të Quintit, ku bëjnë pjesë SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde, në një intervistë për emisionin, ‘Kallxo Përnime’, ka thënë se “pa respektuar vendimet e Gjykatës, Kosova vështirë e ka të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”.

“Kosova është shtet demokratik dhe në një shtet demokratik ju keni një garantues të Kushtetutës e që është Gjykata Kushtetuese. Kjo Gjykatë ka marrë një vendim të plotfuqishëm dhe nëse doni të bëheni anëtarë të KE, vendimet duhet të respektohen”, thotë ambasadori Rohde. Sipas tij, “koha ka ardhur që të keni një situatë ku të gjitha palët – Prishtina, Deçani dhe Strasburgu – do jenë fitues. Bëni këtë e pastaj mund të merrni numër të konsiderueshëm të votave për t`u bërë anëtar i KE”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pritjet e kishës dhe qëndrimet e qeverisë

Sava Janjiq gjatë një luftje në Manastirin e DeçanitSava Janjiq gjatë një luftje në Manastirin e Deçanit

Kisha Ortodokse Serbe nga Dioqeza e Rashkës-Prizrenit, ka deklaruar se ata presin zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. “Presim që institucionet e Kosovës, më në fund, ta kryejnë punën e tyre në përputhje me ligjin, ta regjistrojnë tokën tonë në kadastër dhe t’i lëshojnë manastirit një vërtetim pronësie, në përputhje me vendimin e Gjykatës. Besojmë se ky do të ishte një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit”, thonë nga Kisha Ortodokse Serbe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar së fundi rreth kësaj çështje, ndonëse dy vite më parë, vet kryeministri i KosovësAlbin Kurti, kishte deklaruar se “Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ka bërë shumë shkelje procedurale”. “Nuk është Manastiri i Deçanit palë në çështje, është Kisha Ortodokse dhe gabimisht është pranuar, nuk mund të na përfaqësojë neve AKM (Agjencia e Kosovës për Mirëbesim) e UNMIK-u pas shpalljes së pavarësisë, por është dashur AKP (Agjencia e Kosovës për Privatizim). Kjo shkelje është bërë, ka shkelje të panumërta, por qeveria e Kosovës i përmbahet drejtësisë”, pati thënë kryeministri Kurti, duke rikujtuar se qeveria dhe gjykatat janë pushtete të ndara.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 12 orësh
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Para 17 orësh
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Surroi: Vendimi duhet të zbatohet menjëherë

Publicisti kosovar, Veton Surroi, që njëherësh është këshilltar i jashtëm i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, shkroi më 6 mars në platformën X se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit duhet të zbatohet menjëherë si detyrim i shtetit ligjor, shenjë e ndjeshmërisë kulturore e fetare dhe gatishmërisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

Vendimi i gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe i detyron institucionet e Kosovës në këtë rast edhe komunën e Deçanit, që 24 hektarë tokë t’i barten manastirit. Por, drejtuesit e komunës së Deçanit, refuzojnë ta zbatojnë atë dhe nuk pajtohen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre, pronat përreth manastirit janë të dy ndërmarrjeve publike, ndërsa Gjykata e ka fuqizuar një marrëveshje të vitit 1997, në kohën e Millosheviqit, kur administrata serbe i kishte kaluar në pronësi të manastirit ato toka. Komuna e Deçanit udhëhiqet nga AAK, partia e ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Edhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Deçanit që mos e zbatojnë këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari Shkodran Imeraj tha në një konferencë për shtyp se “aktgjykimi i Gjykatës Supreme dhe më pas i Kushtetueses bazën e kanë në vendime të masave të dhunshme të regjimit të Millosheviqit”.

“Tokat të cilat në vitin 1993 dhe 1997 me vendime të ndara të autoriteteve të regjimit të Millosheviqit iu dhuruan Manastirit të Deçanit dhe së këndejmi Gjykata Kushtetuese e Kosovës me aktgjykimin e saj të datës 20.05.2016 i shpall rest juridicata aktgjykimet e shkallës së parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Aktgjykime që bazën e kanë në vendime të masave të dhunshme dhe kësisoj vendimi i Kushtetueses i ka vulosur si valide dhe të tjetërsueshme në Kosovë, ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore të regjimit të Millosheviqit”, tha Imeraj.

Sidoqoftë, Kosova tashmë ka kohë që ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në fund të muajit prill pritet një vendim. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e përgatit një siç thuhet “opinion statutor”, për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Sipas procedurës, vendimin përfundimtar e merr Komiteti i Ministrave, i cili përbëhet nga shtetet anëtare, përkatësisht përfaqësuesit e tyre të përhershëm diplomatik në Strasburg. Serbia, që është anëtare e Këshillit të Evropës por, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka paralajmëruar se do të përpiqet ta pengojë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe pse me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të dialogut, është pajtuar që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ish-Presidentin Vuçiç nuk e pyesin as njerëzit e tij!
Para 41 minutash

Ish-Presidentin Vuçiç nuk e pyesin as njerëzit e tij!

Sulm kibernetik ndaj FBI-së, Trump: Ndoshta do të mësojmë gjëra të reja
Para 45 minutash

Sulm kibernetik ndaj FBI-së, Trump: Ndoshta do të mësojmë gjëra të reja

Rama uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit: “Germat më të bukura”
Para 57 minutash

Rama uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit: “Germat më të bukura”

Italia-Fiji në rugby: azzurrët humbin 21-16 në Udine
Para 1 ore

Italia-Fiji në rugby: azzurrët humbin 21-16 në Udine

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 10 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 18 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

4 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 12 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.