Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tonin Çobani: Jam sulltan, mbret i vërtetë

Forum E mërkurë, 22 Prill 2020 19:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ese nga Tonin Çobani –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kohët e fundit (koha e koronavirusit) gjithnjë e më tepër po më sillet ndër mend një poezi e Çajupit që fillon me dyvargëshin: “Jam sulltan, mbret i vërtetë,/ shok të tjerë s’kam në jetë” dhe mbyllet me dyvargëshin final: “Pas meje në këtë jetë, / guri mbi gurë të mos mbetë!” Ka edhe një dyvargësh tjetër diku aty nga mesi i poezisë, i cili nuk më kujtohet mirë: “Pse s’u bë nga perëndia / me një kokë njerëzia”,  që ta priste ky sulltan me një të rënë të shpatës e kështu të siguronte jetëgjatësinë e sundimin të vet.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 12 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 13 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 18 orësh

Kur isha nxënës dhe dëgjoja komentin e kësaj poezie, unë nuk e përfytyroja dot njerëzimin me një kokë,  të prerë a të paprerë nga një sulltan Stambolli. Pastaj përse i duhej njerëzimi pa kokë një sulltani të gjithëfuqishëm, një mbreti të vërtetë, një presidenti si sulltan a një kryeministri si mbret kudo në botë? Shkurt, kjo poezi e Çajupit nuk ishte ndër poezitë e mia të preferuara.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në sa, kur u bëra edhe unë mësues dhe më duhej të interpretoja vargjet që fillonin me “jam sulltan, mbret i vërtetë” e trashja zërin (kinse për të imituar një sulltan a mbret të vërtetë) dhe në vazhdim shpjegoja satirën dhe sarkazmën e Çajupit.

Tani në kohën e Covid-19-s, ai varg (“Jam sulltan, mbret i vërtetë”) më sillet nëpër mend sa herë dëgjoj për luftën kundër këtij Virusi të Ri, që dikush-dikush e përcakton si luftën e tretë Botërore (ose më keq të trembëdhjetën). Sigurisht këta dikush-dikushërit janë sulltanë e mbretër jo të vërtetë. Ata përformojnë sikur po përballën me një armik prej së vërteti, tashmë të kudondodhur në glob, por në fakt propagandojnë sundimin e tyre autokratik, duke frikësuar qytetarët (zgjedhësit e tyre, pra, në qeveri a parlament), të cilët ngrenë zërin kundër masave shtrënguese ndaj tyre, qofshin të miratuara edhe nga parlamentet.

Po ndodh kinse kryhet një vetëkarantinim (ose karantinim) që mbikëqyret prej strukturave sulltanore të papërgatitura për të tilla përballje. A nuk ju duket, kështu, njerëzia pa kokë (apo kokëprerë)!? A nuk ju duket, gjithashtu, se, në vend që të karantinohen të sëmurët (ose të dyshuarit), burgosën qytetarët pa dallim moshe, gjinie e profesioni!? Nuk kryhen testimet e domosdoshme, sepse mungojnë testet, prandaj mbyllen dyqanet e bizneset!? Kur dukshëm mungojnë mjetet mbrojtëse për personelin mjekësor, ndoshta edhe aparaturat specifike e ilaçet adeguate për pacientët, e pësojnë qytetarët!? Edhe viktimat, kur raportohen, janë ata që e kanë humbur betejën me Covid-in. S’ka pasur asnjë mangësi menaxheriale a spitalore, more sulltan, mbret i vërtetë!?

Etiketat e lidhura

Tonin Çobani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.