Transformimi: Nga gruaja me bikini në xhihadiste. Kush është femra më e kërkuar në Francë
E veshur me bikini me krahët rreth të dashurit të saj, kjo është Hayat Bumedien, përpara se të shndërrohej në bashkëpunëtoren e një vrasësi xhihadist dhe të shpallej gruaja më e kërkuar në Francë.
Fotografitë e gruas së pengmarrësit në supermarketin Kosher tregojnë se si ajo u radikalizua nga burri me të cilin më vonë do të martohej.
Çifti ishte ‘martuar’ në një ceremoni fetare, dhe 26 vjeçarja nuk ishte parë kurrë pa mbulesën fetare, duke pritur katër vjet që ai të dilte nga burgu për akuzat për grabitje të armatosur.
Ajo është me origjinë nga Algjeria po e ndryshoi emrin për tu dukur më shumë franceze.
Pas martesën, 26 vjecarja la punën si kashiere dhe veshi shaminë duke du përkushtuar vetëm bashkëshortit.
E marrë në pyetje nga policia në 2010, Bumedien tha se ishte frymëzuar nga i shoqi dhe radikalët që jetonte, për të lexuar libra të shumtë të besimit dhe për shkak të kësaj i lindën pyetje mbi fenë.
‘Kur pashë masakrën e të pafajshmeve në Palestinë, Irak në Ceceni, Afganistan dhe vende të tjera ku amerikanët dërguan boombardimet, atëherë pyeta veten: kush janë terroristë,” ka deklaruar ajo.Kur amerikanët vrasin të pafajshëm është e drejtave e burrave të për të mbrojtur fëmijët dhe gratë.
Gjithëmonë e ftohtë dhe e qendrueshme, Boumeddiene kurrë nuk e dha veten para pyetjeve të policisë.Kur i thanë që ishin në dijeni të vizitës së saj dhe bashkëshortit të shtëpia e esktremistit Begal në të njtën kohë me Sherif Kouachi dhe dy terroristë të tjerë rekrutë luftëtarësh, ajo u përgjigj: Ishim në një trajtim për gjuajtjen me shigjeta.
Çifti jetonte pranë Banjës ku njiheshin si besimtarë të devotshmë edhe pse Kulibali kishte probleme me drejtësinë.
Fqinjët e çiftit thanë se ata ishin të qetë, të respektueshëm dhe normal madje kishin shkuar për pushime në malajzi.
Por një muaj më parë, ata u zhdukën nga shtëpia e tyre derisa u kthyen në lajmin kryesor te vendit.