Tri fjalë të arta të Konicës, për këtë situatë

"Tri shprehje të arta të Faik Konicës (1876-1942) që i kam mbledhur nga gazetat e vjetra Dielli, ia vlen t’i kujtojmë dhe t’i përsërisim me zë të lartë në këto ditë marsi të vitit 2015:

“Shteti ynë nuk lindi në mes të qetësisë dhe shëndetit, po lindi me të dhembura e mend dështoi. Duhej pra kujdesi më i madh që të mbahej i gjallë, që të merrte fuqi, që të rritej. Po, përkundrazi, ky shtet i vogël e i njomë ra në duar aq brutale dhe u përdor aq ashpër, sa edhe një shtet i vjetër dhe i rrënjosur do të ish tronditur sikur të pësonte ato që pëson ay.” Dielli, 28 tetor 1922.

“Në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: “U-ngjall nga idealistët, U- ruajt nga rastet, U-vra nga politikanët”. Dielli, 1923.

“Shqipëria, për të rrojtur e për të lulëzuar, duhet të spastrohet nga gjithë qelbësirat e vjetra, duhet të riorganizohet në një bazë të re dhe në një mënyrë që tërë forcat morale dhe materiale të popullit të zhvillohen pa pengim.” Dielli, 24 janar 1925", shkruan Ilir Ikonomi në profilin e tij në Facebook.

SHKARKO APP