Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tri kronika në një koment

Forum E mërkurë, 27 Maj 2020 22:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ese nga Tonin Çobani –

Në këto ditë të shtetrrethimit të madh mediat online na kanë shoqëruar 24 orë nonstop. Nga ndonjëherë rrinë pranë e pranë njoftime (a kronika) që  të godasin edhe për shkak të pranëvënieve të tyre të rastësishme.

Kronika 1: Njëri nga personat e përfshirë në vjedhjen e bujshme të çantës plot me para në një mjet tip Range Rover në Tiranë (22 maj 2020) ka rrëfyer se nga çanta me 250 mln “kam hequr 30 mijë lekë dhe kam paguar ilaçet”… për babait e sëmurë në spital.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

https://www.syri.net/kronike/342396/vellai-i-spikeres-televizive-nga-canta-me-250-mln-leke-mora-vetem-30-mije-leke-per-babain-e-semure/

Kronika 2:  “Pas publikimit të një videoje në Facebook, në të cilën dy policë të Bashkisë Tiranë shfaqen duke dhunuar një rom riciklues mbeturinash, njëmbëdhjetë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kërkuan hetim dhe dënim të dhunuesve.” ( Gjergj Erebara, 26 maj 2020)

https://www.reporter.al/organizatat-denojne-dhunen-e-policise-bashkiake-ndaj-ricikluesit

Kronika 3: Vijon jehona e mediave ndërkombëtare lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Pas “Le Monde” është prestigjiozja tjetër “Le Figaro” (26 maj 2020), e cila flet për një zemërim popullor pas aktit të qeverisë (shembjes së Teatrit Kombëtar).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

https://www.syri.net/politike/342412/nje-pjese-e-kultures-shqiptare-mori-fund-le-figaro-zemerim-popullor-pas-shembjes-se-teatrit-kombetar/

Komenti për mesazhin e përbashkët të të tri kronikat do të ishte: edhe në spital duhet të paguash për ilaçet, policia bashkiake dhunon publikisht një të ri të papunë që mbijeton duke ricikluar mbeturina në kazanët e plehrave: ndërkaq qeveria shemb Teatrin e Tiranës, të vetmin Teatër të Dramës me statusin e “Teatrit Kombëtar”.

Por Shembja e Teatrit Kombëtar nuk është fundi i botës. As thjesht i botës teatrore. Është shkatërrimi i një godine ku luheshin shfaqje për publikun shqiptar (deri sa u shemb nga një fadromë). Dhe shfaqjet luheshin në gjuhën e atij publiku, pra, në gjuhën shqipe (edhe kjo e sulmuar për të mos mbijetuar gjatë).

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 11 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 22 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Aktorët janë teatri: së bashku me regjisorët, skenografët, kostumografët, formuluesit e muzikës, teknikët e ndriçimit… Këto, po, janë teatri. Ata  nuk mund të shemben me një fadromë dhe një turrë policësh pa numra identiteti në uniformën e tyre.

Nga ana tjetër dimë se probleme në mes të qeverive dhe trupave teatrore ka pasur në të

gjitha kohërat (por që nuk janë shoqëruar me shembje godinash teatrore). Qysh në kohën elizabetiane kur jetonte e krijonte Shekspiri, deri te censura e realizmit socialist, të cilin teatri shqiptar e përjetoi si barrën e vet më të rëndë. Censura ka qenë shembje e parë e Teatrit, sepse arrii deri te burgosja (dhe internimi) e aktorëve dhe regjisorëve, si : Edi e Mihallaq Luarasi, Kujtim Spahivogli e Fadil Paçrami,… e sa e sa të tjerë.

Prandaj shembja e Teatrit Kombëtar nuk është fundi i botës teatrore. Por është fundi i një demokracie të vobektë në historinë e re të popullit shqiptar dhe fillimi i një diktature të absurdit real dhe aspak artistik. Pyetjet, që pasojnë, formulohen: A po e kryejnë funksionin e tyre institucionet e shëndetit në Shqipëri dhe mbas tyre vetë qeveria? Po njëmbëdhjetë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (përfshirë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar) dhe paralel me ta policia bashkiake dhe ajo e shtetit, që po dhunojnë qytetarët, me taksat e të cilëve paguhen? Nëse këto gjëra argumentohen me fakte, duhen të përgjigjen institucionalisht  nga më i madhi te më i vogli.    

Etiketat e lidhura

Tonin Çobani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 29 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 30 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.