Trump dhe armët kimike që duhet të shkatërroheshin në Shqipëri

Nga Ilir Babaramo

Pavarësisht kërëcënimeve të Rusisë se bota mund të hyjë në luftën e tretë botërore Siria u gdhi nën raketat e tre fuqive më të mëdha perëndimore. Shkaku i bombardimeve ishte përdorimi i armëve kimike nga regjimi i Asad kundër popullsisë civile, pikërisht I atyre armëve kimike që në bazë të marrëveshjes Kerry – Lavrov duhet të shkatërroheshin në Shqipëri.
Gjatë dy javëve të fundit bota e qytetëruar u gjend në të njëjtën rrethanë si në vjeshtën e pesë viteve më parë. Dhe atëherë , Asad kishte kryer sulm me armë kimike. Perëndimi u alarmua dhe vendosi të reagojë energjikisht. Presidenti I atëhershëm Barak Obama deklaroi se do bombardojë Sirinë jo vetëm si një masë ndëshkuese por dhe për të larguar një të cmendur që mban peng Lindjen e Mesme. Krahas tij u rreshtuan menjëherë Kameron dhe Hollande. Por në castin e fundit, në kohën kur të gjithë prisnin trajektoret e raketave, gjithcka u përmbys. Kamerunit ju lidhën duart nga një votim I dështuar në Dhomën e Komunave ndërkohë që Obama ndryshoi kryekëput qëndrim duke e lënë të izoluar Hollande. Imagjinoni : një president francez, një president socialist francez këmbëngulte për të çuar aeroplanmbajtëset , ndërsa një president amerikan u tërhoq. Kurrë s kishte ndodhur më parë. Obama ra në grackën e Putin. Pranoi të niste për negociata shefin e tij të diplomacisë për të gjetur një zgjidhje paqësore. Në bisedimet Kerry- Lavrov u vendos që bombardimi I Sirisë do shmanget sepse Siria pranon shkatërrojë gjithë arsenalin e saj të armëve kimikë. U vendos që ky arsenal të shkatërrohej në Shqipëri.
Çfarë ndodhi më pas të gjithë e mbajmë mend. Për një shekull rresht siguria globale është vendosur në brigjet e Potomak, lumit që ndan Shtëpinë e Bardhë nga Pentagoni, por pesë vjet më parë cështja më e mprehtë globale përfundoi në brigjet e Lanës , tashmë jo në dorë të Kerry dhe Lavrov, por të Sazan Gurit. Nëse Asad dhe Putin I qëndruan këtij angazhimi e pamë dy javë më parë. Ky nuk ishte rasti I vetëm që Putin detyronte Uashigtonin të tërhiqej pa lavdi. Dhe jo për faj të përmasave të SHBA, por për shkak të dobësisë së presidentit të saj. Obama do mbahet mend si një nga presidentët më të dobët amerikanë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vendin jo vetëm më të fuqishëm por dhe garancinë e vetme të paqes në botë e bëri vulnerabël në sytë e opinionit ndërkombëtar. Pranvera arabe, Koreja e Veriut , Siria tashmë mund të konsiderohen si dështime globale të tij, ndërkohë që në rajonin tonë u shtua prania ruse.
Tre fuqitë e mëdha që mbrëmë ndërmorën sulmin në Siri janë pikërisht ato që pesë vjet më parë u tërhoqën krejt papritur pas vendimit të Obamës duke dëshmuar një dobësi të pakuptueshme të Perëndimit. Kjo e ka një shpegim : strategjia e gabuar. Historia e njërëzimit ka dëshmuar se regjimet gjakatare as nuk luftohen dhe as nuk përmbysen me OJQ dhe seminare për shoqërinë e hapur. Historia ka dëshmuar gjithashtu se bota ka qenë më e sigurtë kur qiraxhi në Shtëpinë e Bardhë ka qenë një republikan.
Para se Trump të ndërmerte këtë vendimin energjik , I mbështetur nga Macron dhe May, u përball me retorikën më kërcënuese për nisjen e luftës së tretë botërore. Madje përballë tyre u shfaq një aleancë laragane. Putin, ajotallah Khamenei dhe Erdogan u takuan para pak ditësh si për ti dëshmuar botës se në Lindjen e Mesme janë bashkë. Ndërkohë sekretari I përgjithshëm I NATO-s , Stoltenberg dekaroi menjëherë pas bombardimeve se ato kanë mbështetjen e Aleancës së Veriut.
Jo vetëm se Shqipëria është anëtare e Aleancës , drejtuesit e politikës shqiptare duhet të kenë një qëndrim për të mbështetur por dhe për ti dhënë përgjigje akuzave që I kanë bërë njëri tjetrit. Basha duhet të dalë menjëherë të ndëshkojë qëndrimin e Rusisë për të dëshmuar se akuzat që I bëhen se ka marrë financime gjatë fushatës elektorale nga Kremlini janë fantazi. Rama duhet të dalë gjithashtu dhe për të kundërshtuar indirekt akuzat e opozitës se votën e Shqipërisë në OKB ia ka dhënë me qera Erdoganit.

SHKARKO APP