Turqi, neo-otomanizmi i Erdoganit

Nga Nick Danforth

Është një moment, kur klishetë e vjetra orientaliste rreth dekadencës osmane dhe korrupsionit, duken si një korrigjues i nevojshëm për një histori romantike osmane, duke e pastruar madje edhe nga nivelet normale të shthurjes njerëzore dhe shtypjes.  E armatosur me një njohuri të gjuhës osmane, dhe një dëshirë të motivuar politikisht, për të hedhur poshtë mitet islamike, shumica e akademikëve turq kanë filluar tashmë, që të gërmojnë prova të së kaluarës më pak të idealizuar osmane

Pak pak kohë më parë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se studentët turq do rifillojnë shumë shpejt të studiojnë gjuhën osmane nëpër shkolla. Ai e justifikoi këtë propozim, duke shpjeguar se mësimi i osmanishtes, një version i vjetër i turqishtes së sotme,  shkruar me shkronja arabe dhe e përdorur në Perandorinë Osmane deri në fillim të shekullit XX, do të ndihmojë qytetarët “të rilidhen me të shkuarën e tyre”.

Por kritikët e kryeministrit turk, e cilësuan vendimin e tij si një përpjekje të vrazhdë për të promovuar një version konservator të nostalgjisë osmane, e ngjashme me përpjekjet e mëhershme të Erdoganit për të ndërtuar një kazermë ushtarake të ngjashme me ato osmane në qendër të Stambollit, si dhe kopjen e një xhamie osmane mbi kodrën më të lartë të qytetit.

Për cilindo që ndonjëherë është përpjekur të mësojë gjuhën tejet të vështirë osmane – e cilësuar shpesh si një rreng që iu është punuar historianëve – të detyrosh një gjeneratë nxënësish mund të duket si mënyra më e shpejtë sesi Erdogan mund të shkatërrojë popullaritetin e tij (e po ashtu edhe të Perandorisë Osmane).

Në fakt, përballja me tekstet osmane mund t’u japë studentëve mundësinë për të rivlerësuar themeluesin e Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ataturkun, i cili e transformoi gjuhën turke, duke miratuar albfabetin me gërma latine në vitin 1928.
Nëse vetëm një përqindje e vogël e nxënësve do të arrinte të mësonte më shumë se thjesht mjaftueshëm, për të kaluar testimet ose vetëm sa për të lexuar mbishkrimet mbi varret e vjetra, kjo mund të paraqesë një kërcënim të madh, për versionin e kultivuar me kujdes të një të kaluare të devotshme osmane nga ana e Erdoganit.

Vitin e kaluar, shkaktuan jo pak bujë deklaratat kritike të Erdoganit kundër regjisorëve dhe skenaristëve të një telenovele shumë popullore, pikërisht për shkak të paraqitjes së sulltanit osman, Sulejmanit të Madhërishëm, sikur kishte kaluar më shumë kohë në dhomën e gjumit sesa mbi kalë duke udhëhequr ushtrinë nëpër beteja. Kush e di çfarë mund të bëjë kryeministri, nëse studentët e rinj do të përvetësonin poezitë e shkruara përgjatë shekujve të ish-perandorisë.
Ndryshimet gjuhësore

Ndër shumë reforma, përmes të cilave Ataturku e distancoi republikën e tij të re nga e kaluara e saj osmane, transformimi gjuhësor ishte ndër më dramatikët. Brenda 3 muajsh, në vitin 1928, qytetarët turq kaluan nga të shkruarit gjuhën e tyre në gërma arabe, në ato latine.
Krahas një ndryshimi gjithëpërfshirës në fjalorin e ri, zëvendësimet  u përdorën për disa nga fjalët më të zakonshme, për shembull “shkollë”, “veri”, “jug”, dhe madje edhe fraza si “për shembull” – ndryshim i alfabetit përfundimisht e bëri çdo gjë të shkruar para 1928-ës tërësisht të palexueshme, për shumicën dërrmuese të qytetarëve turq të kohëve moderne.

Pa dyshim, kishte një mospërputhje të vërtetë midis tingujve turq dhe shkronjave arabe, megjithëse deri para 1928, ato kishin qenë përdorur me sukses për të shkruar turqishten për një mijëvjeçar apo më shumë.
Shkrimi osman përfshinte pak gërma arabe, nuk kishin një shtesë të dy pikave për të dalluar për shembull “p” nga “b”, por zanoret arabe ishin pak të përshtatshme për zanoret e rënda turke. Ashtu si me gjuhën angleze, kishte mospërputhje ndërmjet drejtshkrimit dhe shqiptimit të formuar me kohë: fjalën turke për “më vonë”, tani drejtpërdrejtë e shkruar dhe shqiptuar si “sonra” në karaktere të përafërta me su/vkrh në shkrimin osman. Një modifikim i shkrimit arab, do të mund t’i kishte zgjidhur këto probleme.

Në fakt, në fund të shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, reformatorët osmanë bënë propozimet e tyre për këtë qëllim. Por Ataturku, kërkonte të afronte turqit me Perëndimin dhe kështu ai zgjodhi shkrimin me gërma latine, duke e ndarë Turqinë nga e kaluara e saj.
Ataturku, futi në përdorim alfabetin e ri turk për popullin e Kajzerit në shtator 1928. Përveç ndryshimit të alfabetit, kalimi nga turqishtja osmane tek ajo moderne, u shoqërua edhe me zëvendësimin e fjalëve arabe dhe persiane me alternativa autentike “turke” (si dhe fjalë nga frëngjishtja, gjuha evropiane moderne më e preferuar në atë kohë).

Disa zëvendësime, u gjetën në gjuhën e përditshme të zonave rurale të Anadollit apo banorët turq të Azisë Qendrore: që të dyja supozoheshin se kishin ruajtur të paprekur gjuhën turke origjinale. Të tjerat, u shpikën thjesht nga një komitet i veçantë e më pas u futën në programet mësimore në klasa dhe fjalorë, ku disa mbetën aty ndërsa disa të tjera jo.
Kjo përpjekje çoi në krijimin e një gjuhë elitare, me një shkrim të kuptueshëm për masat dhe e anasjellta, ndoshta duke zëvendësuar shprehjen latine si psh “sine qua non”, me shprehje të thjeshta në anglisht si “e nevojshme”.

Ndonëse një dekadë më vonë, vetë reformat u bënë një pengesë ideologjikisht e nxitur e të kuptuarit, sikurse fjalë krejtësisht të zakonshme u zëvendësuan me të reja, krijime artificiale bombastike. Imagjinoni sikur qeveria të detyronte të gjithë, që në vend të shenjës “Exit” të lexonin “Goplace”.
Me gjasë, përpjekja do të braktisej dhe njerëzit do të talleshin me absurditetin e këtij propozimi, duke imagjinuar termat e reja të rreme si “götürgeç oturaklı” ose “ndenjëse që sjellin diçka” për fjalën “autobus”.
Historianët, e kanë kritikuar gjithnjë Ataturkun, për zellin e tij revolucionar dhe natyrën autoritare të reformave të tij. Shumë të tjerë pretendojnë se këmbëngulja e tij, për krjimin e një shoqërie të larmishme nën “këmishën e forcës” së një nacionalizmi modern laik, bëri që qeveritë e mëpasme t’i përgjigjen me dhunë njerëzve që tentonin të flisnin për çështjen kurde apo rikthimin e mbajtjes së shamisë.
Por sikundër shkrimtari francez Antoine de Saint-Exupéry lë të kuptohet tek libri “Princi vogël’, faji gjithashtu bie edhe mbi evropianët, paragjykimet e të cilëve i çuan ata t’i shohin këto reforma si të nevojshme dhe, të themi, t’i merrnin turqit me  kapele cilindrike, më shumë seriozisht se sa turqit që dikur mbanin feste.

Por, edhe pse nuk e mohon transformimin radikal, që Ataturku solli në gjuhën e vendit të tij, apo edhe shpejtësinë me të cilën ai e bëri këtë, ndarja me osmanisten nuk ishte aq e shpejtë sa pretendojnë shumë vetë aktualisht. Në fillim të viteve ‘900, shumica dërrmuese e qytetarëve turq, nuk mund të lexonin apo shkruanin ndonjë dorëshkrim.
Edhe në mesin e elitës, kishte shumë nga ata që ishin tashmë të njohur me shkronjat latine nga studimi i frëngjishtes. Për më tepër, për dekada të tëra pas vitit 1928, shumë turq dhe sipas thashethemeve edhe vetë Ataturku, vazhduan të mbajnë ditarë, shkruajnë për miqtë dhe shënonin shpenzimet e pazarit në shkrimin arab, që ata kishin mësuar që të vegjël kur ishin në shkollë. Në një farë kuptimi, revolucioni gjuhësor i Ataturkut, u realizua plotësisht vetëm në vitet ‘70, kur brezi i parë i të rriturve u mplak, pa patur ndonjë njohuri të osmanishtes.
Otomania

E gjithë kjo histori, e bën të tingëllojë disi ironik projektin e Erdoganit për të risjellë përsëri në shkolla gjuhën osmane. Gjesti i Erdoganit, ka për qëllim masat popullore të  devotshme të Turqisë, që kryesisht e pranojnë idenë, se kjo gjuhë është pjesë e trashëgimisë “së tyre“.
Por, për pjesën më të madhe të shekullit të kaluar, ishte në fakt klasa drejtuese e elitave të mirearsimuara laike, avokatëve dhe diplomatëve në veçanti, që cilët ishin më të kënaqur me përdorimin e zbukurimeve dhe të panjohura gjuhësore të osmanishtes së vjetër.
Reforma gjuhësore e Ataturkut, ishte një pjesë integrale e nacionalizmit të tij populist, i cili kërkonte të dallonte regjimin e tij të ri revolucionar nga qeveria e vjetër osmane, shpesh shtypëse dhe jopopullore.

Por një retorikë e tillë, e fshehu natyrën autokratike të regjimit të tij dhe vazhdimësinë ndërmjet elitës osmane dhe liderëve turq të shekullit të XX-të. Pas dekadave frustrimi me këtë elitizëm laik e shpesh jodemokratik, mësimi i gjuhës së gjykatës osmane, mund të interpretohet si një gjest populist. Por nëse popullsia turke, mëson të lexojë osmanisht për veten e saj, nostalgjia popullore osmane islame mund të jetë viktima e parë.
Nga shumë pikëpamje, duket se islamikët modernë nën Erdoganin, janë njerëzit e parë që përqafuan të kaluarën otomane të vendit të tyre, pas gati një shekulli neglizhence laike.

Por mund të jetë më e saktë të thuhet, se ata janë thjesht grupi më i fundit dhe i suksesshëm në Turqi, që përvetësojnë historinë osmane për qëllimet e tyre ideologjike.
Faktisht grupi i parë ishte Ataturku dhe mbështetësit e tij. Edhe pse Ataturku e denoncoi familjen osmane mbretërore për keqqeverisje, ai shumë shpejt njohu sukseset e ushtrisë së frikshme osmane nga Jemeni tek portat e Vienës, si një haraç i shpirtit luftarak të kombit turk osman.
Në vitet ‘40 dhe ’50 të shekullit të kaluar, nacionalistët turq kremtuan arritjet ushtarake osmane, si dhe të arritjet në arkitekturë, kulturë dhe shkencë gjatë epokës së artë të perandorisë në shekullin e XV. Gjeneratat e fëmijëve turq, janë rritur me karikaturat dhe filma aksion, që bënin fjalë për heronjtë ushtarake osmanë të kohës.
Disa nacionalistë laikë, kanë shkuar madje aq larg sa të pretendojnë se sulltanët osmanë si Mehmet Pushtuesi, shpikën tolerancën fetare dhe ndihmuan në frymëzimin e Rilindjes Evropiane. Kohët e fundit, një interpretim rival i historisë osmane, e bëri multikulturalizmin përfshirës, si tiparin kryesor të Perandorisë.
Duke vënë theksin tek bashkëjetesa e besimeve dhe kulturave nën sundimin osman, ky version apelon, si ndaj liberalëve perëndimorë në kërkim të shembujve kundër përplasjes së qytetërimeve, si edhe ndaj progresistëve turq që nga ana e tyre kërkojnë të ndërtojnë një identitet më përfshirës për shtetin turk.
Islamikët modernë turq, kanë punuar shumë për të shartuar leximet islamike të së shkuarës osmane, me traditën nacionaliste e liberale. Një reaksion alergjik bashkëkohor ndaj gjithë asaj çka është osmane, është në mos asgjë një shenjë e suksesit të islamikëve.
Nën një klimë politike më pak të polarizuar, shumë prej figurave të opozitës që tani kritikojnë aktin e Erdoganit, mund ta kishin mirëpritur atë si pjesë e një përpjekje patriotike, që lidhet me një kapitull të lavdishëm të historinë turke. Por të mësosh osmanishten në këtë kohë, duket e dyshimtë kur ajo paraqitet së bashku me nismën për futjen e mësimit të fesë në klasat fillore dhe kufizimet e reja mbi alkoolin, të gjitha pjesë e planit të Erdoganit për të krijuar një “brez të devotshëm”.
Është një moment, kur klishetë e vjetra orientaliste rreth dekadencës osmane dhe korrupsionit, duken si një korrigjues i nevojshëm për një histori romantike osmane, duke e pastruar madje edhe nga nivelet normale të shthurjes njerëzore dhe shtypjes.

E armatosur me një njohuri të gjuhës osmane, dhe një dëshirë të motivuar politikisht, për të hedhur poshtë mitet islamike, shumica e akademikëve turq kanë filluar tashmë, që të gërmojnë prova të së kaluarës më pak të idealizuar osmane.
Krahas poezive rreth hamameve dhe banketeve mbretërore, kjo përfshin materiale më thelbësore, që tregojnë sesi vetë qytetarët osmanë, kritikonin korrupsionin zyrtar apo abuzimet e justifikuara nga ana fetare të pushtetit. Një aluzion i asaj, që për Eroganin duhet të qëndrojë në arkiv, vjen nga një shkrim i vitit 1951 i revistës së atëhershme popullore “Historia Botërore”, redaktorët e së cilës pohuan se kishin kërkuan nëpër arkiva për të gjetur vendimet më “rrënqethëse” të gjyqtarëve osmane, duke garantuar se ato “tejkalonin edhe romanet triller më të famshme të shekullit XX”.

Lexuesit, premtonin ata, do të tronditeshin nga vendimet e gjyqtarëve mbi “ushqimin e qenve me trupa njerëzish, varjen e burrave nga hunda sikur të ishin arinj, varjen e grave nga gjokset e tyre, dhe burrat nga pjesë të tjera të trupit”.
Një komentator i kanalit televiziv turk kundër qeverisë “Halk TV”, bëri njëherë shaka duke thënë se nëse njerëzit do të arrijnë të mësojnë osmanishten, ata më në fund do të jenë në gjendje, të lexojnë të kaluarën kriminale të gjyshit të Erdoganit.
Partia e Erdoganit, AKP ka ushtruar në forma të shumta  censurën, duke u përpjekur për të kontrolluar se çfarë mund të lexojnë qytetarët turq. Por, sikurse sugjerojnë këto goditje të ashpra, të mësosh një gjuhë të re është krejtësisht armiqësore për këtë lloj kontrolli. T’i nxisësh nxënësit të mësojnë osmanishten do të jetë e vështirë. Edhe më e vështirë do të jetë, të kontrollohet sesi ata i përdorin aftësinë e fituara rishtas.

“Foreign Affairs”

 

SHKARKO APP