Turqia: Një kulturë linçimi?
Udhëheqësi i partisë kryesore opozitare turke u sulmua nga një turmë e zemëruar – mezi shpëtoi nga linçimi. Çfarë tregon incidenti për kulturën politike në vend?
Më 21 prill, kryetari i partisë opozitare turke (CHP), Kemal Kilicdaroglu kishte shkuar të merrte pjesë në varrimin e një ushtari të rënë në luftime me milicinë kurde. Por situata në varrim u përshkallëzua dhe një turmë e zemëruar e sulmoi 70-vjeçarin – dhe nisi ta gjuante me grushta në fytyrë. Truprojat arritën ta shpëtonin, t’i ikte atij sulmi, që i ngjante një linçimi.
Në rrjete sociale ka pasur shumë solidarizim mes socialdemokratin Kilicdaroglu. Në platformën e lajmeve në internet, Twitter, qindra mijëra njerëz shkruajnë komentet e tyre nën #KilicdarogluYalnizDegldir hashtag (Kiliçdaroglu nuk është i vetëm)
Kilicdaroglu nuk ishte i vetmi
Nuk është hera e parë që ndodhin sulme të tilla. Rasti më i bujshëm, pasi përfundoi me vdekje, ishte ai i poetit Behcet Asysan, në vitin 1993, në qytetin Sivas, në Anadollin Qendror. Asokohe, një turmë fanatikësh fetarë, i vunë zjarrit një hoteli ku bunin thuajse vetëm alevitë, që merrnin pjesë në një festival. 37 vetë vdiqën si pasojë e zjarrit.
Në vitin 2017, një turmë e zemëruar në Ankara prishi ceremoninë e varrimit të nënës së nënkryetarit të partisë pro-kurde HDP. Trupi i saj u nxor nga arkivoli dhe u detyrua të varrosej në një qytet tjetër.
Linçime në kohë krize
Kritikët bëjnë përgjegjës partinë qeverisëse AKP pasi në varrim ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, i cili pat treguar mirëkuptim për turmën e indinjuar. “Të dashur miq, e sqaruat pozicionin tuaj, ju lutemi, kthehuni në shtëpi tani, ju lutem”, tha njeriu i AKP.
Sociologu Besim Can Zirh i Universitetit të Teknologjisë së Ankarasë sheh një ndër shkaqet edhe ligjin e linçimit. Ai e quan një “mjet efektiv” për qeverinë turke në kohë krize. “Sezgi Durgun nga Universiteti i Marmarasë në Stamboll pajtohet me këtë tezë. “Incidente të tilla tregojnë se njerëzit kanë internalizuar shumë dhunë. “Gjëja më e rrezikshme në lidhje me linçimin është se rasti individual mund të çojë në një moral të përbashkët dhe të krijojë idenë se ligji nuk është më në fuqi.” Ndërsa të studiuarit e shpjegojnë sulmin ndaj udhëheqësit të opozitës me mentalitetin turk ose me pasigurinë politike që sundon aktualisht në Turqi, komentues nga shtresa më të ulëta arsimore kanë gjetur përgjegjësin:
Edhe pse partia në pushtet, AKP, reagoi ndaj incidentit me fjalët: “AKP është kundër çdo forme të dhunës”, shumë njerëz ia vënë fajin Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Sepse në zgjedhjet lokale një muaj më parë, ai kishte akuzuar vazhdimisht Kilicdaroglu-n. Dhe hetimet zbuluan se në turmë kishte edhe disa mbështetës të AKP-së.