TV Klan kërkon të shpallë Ramën lider ballkanik
Nëse Top Channel ka përsëritur një pyetje të parapërgatitur, TV Klan e ka fituar garën për t'i bërë qejfin kryeministrit. Gazetarja e tij, Elajmonda Zotka, ka arritur kulmin duke e pyetur kancelaren Merkel se nëse çdo grupim e ka një lider të pashpallur dhe ajo është liderja reale e Europës, kush mendon se është lideri i ballkanit mes dy të preferuarve të saj rajonalë, Edi Rama apo Aleksandër Vuçiç.
Ende pa përfunduar pyetja, Merkel reagoi duke bërtitur "Nain, Nain", ndërsa Rama qeshi me të madhe sikur nuk e pëlqente një pyetje që sipas të gjitha gjasave e kish kërkuar vetë. Kjo është hera e dytë që TV Klan kërkon një lider ballkanik, pas një qëndrimi historik të ish drejtorit Andi Bejtja që e shpalli ish kryeministrin Berisha si një lider që i duhet Ballkanit.(marre nga lapsi.al, prone e Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut)