Universiteti goditet në zemër e në asht!

Nga:Shezai Rrokaj

E paprecedentë, a paparë ndonjëherë në vendet demokaratike prej vitit 1968 në Francë, që njihet si viti i të betejës heroike së studentëve për moslejimin e policisë në ambientet universitare.

Që prej asaj kohe të gjitha ligjet universitare dhe statutet e ndalojnë policinë të futet pa lejën e titullarit. Po ky ligji ynë, që ju mbroni pa e njohur, nuk e ndan kë ka titullar, z. Kryeministër.

Ju sot e kapërcyet fillin e kuq. Cytët kambalet drejt strehëzës së lirisë për ta dhunuar. Dhunuat institucionin, ligjin, moralin social, dhunuat studentin. E detyruat pseudotitullarin tuaj të UT-së, administratorin, i cili, kinse për të mbrojtur objektet fizike, e thirri policinë që të dhunonte studentët.

Ata studentë, të cilët nuk do të preknin asgjë sepse kjo është pasuria e tyre dhe se ata na dhanë edhe modelin si protestohet me pastrimin e rrugëve gjatë protestës.

Të nderuar studentë e kolegë! Pre e asaj dhune është secili prej nesh sot.

SHKARKO APP