Urata e Papa Gjon Palit II, Zojës së Këshillit të Mirë, Zoja e Shkodrës, bekim për shqiptarët
Më 25 prill 1993, në Katedralen e Shën Shtjefnit, në Shkodër, u bekua nga Papa Gjon Pali II gur themeli i Shenjtërores së re të Zojës së Këshillit të Mirë, në Shkodër, pas rënies së komunizmit. Me rastin e vizitës së tij historike në Shqipëri, Gjon Pali II dhuroi edhe kopje autentike të Figurës së Zojës së Këshillit të Mirë, që nderohet në Shenjtëroren e Genazzano-s, afër Romës.
Me nxitjen e Arqipeshkvit të asaj koje, Imzot Frano Illia, filluan punimet e rindërtimit të Shenjtërores së Zojës, në hyrje të Shkdorës pranë Rozafës. Nga emërimi si Administrator Apostolik i Imzot Angelo Massafrës, ndihmuar nga Mons. Lucjan Avgustini, aso kohe famullitar i Katedrales, punimet u përshpejtuan deri në kushtimin e Shenjtërores së Zojës së Këshillit të Mirë, që u bë më 24 maj 1998 nga Kardinali Jozef Tomko, Prefekti i Kongregatës “Propaganda Fide”
O Zoja e Këshillit të Mirë, Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipërisë, ti Nëna jonë e Ëmbël! Ty që në zemër të rrjedh gjaku i popullit tënd: ktheji sytë e tu mbi këtë komb i cili ka pasur fatin të marrë. mësimin e parë të Ungjillit nga goja e Apostujve e që Ty të ka nderuar përherë me dashuri të pastër bijësore.