Urimi prekës i Dom Gjergjit për mikun e tij mysliman
Nga Dom Gjergj Meta
Sot telefonaten e pare ia bera Durit. Keshtu e therras shokun tim te ngushte me te cilin kam kaluar adoleshencen time e prej asaj kohe jemi ende shoke! Ai feston sot bashke me familjen e tij Bajramin, madje edhe djalit te pare ia ka vu emrin Bajram.
Kur mendoj shpesh per ekstremizmin fetar me shkon mendja menjehere te Durimi dhe them me vete: Sido te jete puna edhe ne qofshin te gjithe perreth meje ekstremiste, myslimane apo katolike qofshin ata, qe presin koka a vrasin me kallashnikov, Durimi (e bashke me te edhe Romiri, Luani, Genti etj. etj.) do te vdisnin bashke me mu dhe ne nuk do ta linim njeri – tjetrin vetem.
Ne xhenet apo ne parajse, ta quajme si te duam, do te donim te shkonim bashke sepse edhe jeten e jetuam bashke…!
Te kesh guxim te jetosh jeten me te tjeret, eshte menyra me e mire per t'i thene jo edhe te keqes, ekstremizmit, perjashtimit, inatit dhe urrejtjes …
Gezuar festen!