Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 14:32 Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit Protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Menjëherë pas mbërritjes para ministrisë, ata kanë nisur të thyejnë dhe të shkulin pllakat e trotuareve, e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Valë dhe fjalë!

Forum E martë, 25 Gusht 2026 19:37
Valë dhe fjalë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Arta Marku Qëndro

Në një farë mënyre VALË DHE FJALË ishte edhe asokohe. Por FJALËT ishin brenda një librarie fare të vogël në një farë distance nga VALËT. Ishte 7 gusht 1991. Datën ma kujton thjesht shënimi në frontespicin e librit por momentin e blerjes e mbaj mend mirë (kushedi pse!), edhe kthinën e vogël me një dritare nga rruga, me rafte librash në dy faqe dhe një banak përtej të cilit qëndronte një grua imcake. Gjithçka ishte e lyer me bojë vaji të gjelbër. Ose ashtu më është ngulitur, ose kujtesës i është imponuar kopertina e gjelbër e librit që e ruaj ende në bibliotekën time. Ose, ndoshta, kujtimet janë të gjelbra, gjithnjë…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 5 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 22 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 23 orësh

Gjithesi, VALË DHE FJALË i 22 gushtit 2026, është ndryshe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk është 35 vjet pas blerjes së një libri në gusht. Thjesht i takon të tashmes ndërsa të ngacmon për ta hedhur shikimin 35 vjet pas (mua). Togfjalëshi më joshi si shenjues i panairit që zhvillohet për herë të dytë në Shëngjin. Më tërhoqi për FJALËN, kuptohet, që i avitet VALËS. Për fjalën e librit, sigurisht. Më tërhoqi, siç ndodh gjithnjë, sa herë libri shndërrohet në kryeFJALË. Më joshi, pastaj, për shkrirjen e VALËS me FJALËN në një vend malli e nostalgjie.

VALË DHE FJALË më riktheu jo vetëm në librarinë e vogël e të gjelbër; jo vetëm nën hijen e çadrës, buzë VALËS, me librin e radhës të hapur në dorë; jo vetëm në vagonin e një treni (i gjelbër?), mbështetur te dritarja gjysmë e hapur, me çantën me libra në tokë, e besdisur që s’kishte sedilje të lira për t’u ulur njëherësh e kënaqur që mund të shijoja pak fresk në kulmin e vapës së korrikut; jo vetëm në orët e vona të natës kur gjyshja pa u ndier zgjaste dorën te çelësi i dritës dhe e fikte pa më pyetur, duke hamendësuar se më kish zënë gjumi… ose ndoshta thjesht se “ka ditë nesër për të lexuar”…

VALË DHE FJALË më vuri papritmas brenda kohëve të ikura në pakthim, më vuri përballë vetes sime të dikurshme…Ku ta dish pse njeriu e ka të ngulitur në kujtesë momentin e blerjes së një libri, si në rastin e atij librit të gjelbër që e gjeta në librarinë e gjelbër të Shëngjjnit dhe që s’kam dyshim se mund ta kisha gjetur në çfarëdolloj librarie. Dhe s’është i vetmi rast.

Për shembull, mbaj mend shumë mirë momentin e blerjes së këtij librit tjetër që më doli përpara, në një librari përballë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Është “Ku shkoni ju o statuja” i Fatos Arapit. Libraria, kësaj here, nuk kishte thjesht një dritare që shihte nga rruga, por dy faqe xhami. Ishte librari dhe kancelari.

E mbaj mend momentin e blerjes, por çudi, nuk e mbaja mend një detaj që me siguri nuk është aspak rastësor dhe aspak për t’u shpërfillur: librin ia paskësha bërë vetes dhuratë për ditëlindje dhe shënimin nuk e paskam bërë në frontespic, por poshtë titullit të kapitullit ËNDRRA TË MIAT… Nostalgji prapë, disa fjalë që mbërrijnë si valë. Ngadalë, ngadalë dhe sërish kthehen pas…

Ndoshta këto lloj kujtimesh dhe kuptimesh fshihen sepse duan të të nxisin t’i kërkosh. Për nxitjen lypset, ndonjëherë, një togfjalësh, për shembull FJALË DHE VALË…




Etiketat e lidhura

Arta Marku Qëndro
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit
Para 1 minute

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 48 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 1 ore

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 17 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 20 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.