Vendet e Ballkanit renditen dobët në Indeksin e Qeverisjes

Shtetet e Ballkanit renditen në fund të tabelës së Indeksit të ri të Qeverisjes së Qëndrueshme publikuar nga Bertelsmann Stiftung në Gjermani, që analizon qeverisjen e 41 shteteve të OSBE-së dhe të BE-së.

Klasifikimi shqyrton qëndrueshmërinë për të ardhmen e secilit vend bazuar në 136 tregues sasiorë dhe cilësorë të grupuar nën tre shtylla kryesore – performanca politike, demokracia dhe qeverisja [llogaridhënia].

Raporti mbulon vetëm disa vende ballkanike si – Bullgaria, Kroacia, Greqia dhe Rumania, si dhe një republikë tjetër ish-Jugosllave, Slloveninë – të gjitha të renditura dobët, me përjashtim të Sllovenisë, e cila zuri vendin e 20 nga 41.

Më keq ishte Greqia e goditur nga kriza, për shkak të shkallës së papunësisë së lartë, universiteteve të dobëta, nivelit të ulët të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor dhe arsimin fillor, por edhe prej niveleve të larta të varfërisë së fëmijëve dhe evazionit fiskal.

Pikëpamja më pozitive për to ishte që tashmë “qytetarët kanë një këndvështrim më realist të kufizimeve të Greqisë”.

Kroacia renditet si vendi më i dobët në rajon, në vendin e 36-të, pavarësisht ritmeve të fuqishme të zhvillimit në vitin 2016.

Raporti kritikoi reformat ekonomike joekzistente, shkallën e lartë të evazionit fiskal dhe tha se papunësia kishte ardhur kryesisht si rezultat i emigrimit të fuqisë punëtore.

Për demokracinë, raporti tha se ndërsa në Kroaci të drejtat e njeriut “formalisht” garantohen, de facto diskriminimi ndaj romëve dhe serbëve etnikë është i përhapur dhe ndjekjet penale të krimeve të luftës duken të njëanshme.

Gjykata Kushtetuese ishte “e dëmtuar” nga emërimi i politikanëve dhe përpjekjet anti-korrupsion mbetën të dobëta konkludoi raporti.

Pak a shumë të njëjtat probleme u pikasën edhe në Rumani, e cila u rendit në vendin e 36: nivel i ulët arsimor, norma të larta braktisje të shkollës, norma të larta të emigracionit të forcës punëtore dhe norma të ulëta të shmangies së taksave.

Bullgaria doli e para në renditjen e Ballkanit, megjithëse në vendin e 33 nga 41 vende falë niveleve në rënie të papunësisë, pagimit më të lartë të taksave dhe buxheteve më të balancuara. Media, veçanërisht ajo online u vlerësua si relativisht informative dhe pluraliste, megjithëse raporti tha se rritja e diskursit ksenofobik ishte shqetësues.

Vendet nordike dolën të parat në indeks, Suedia u rendit në krye, pasuar nga Norvegjia. Danimarka doli në vendin e katërt, ndërsa Zvicra në të tretin.

*Redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN,

SHKARKO APP