Veriu nuk e ka shitur asnjëherë Shqipërinë

Nga Saimir Kadiu

Më shkruan dikush në Messenger: “Kam vënë re”, më thotë, “se në postimet e herëpashershme shkruan për figura kryesisht të Veriut, të Shkodrës, rrethinave të saj apo të Malësisë, dhe në më të shumtën katolikë, sikur vetëm ata kanë kontribute për Shqipërinë. Për më tepër, ju nuk jeni as nga Veriu, as katolik”.

U përpoqa t’i jepja një përgjigje shteruese… Se ndjehem shqiptar dhe nuk kam asnjë kompleks të shkruaj për personalitete të Veriut apo të Jugut. Për mua, Kombi Shqiptar është NJË madje, natyrisht, edhe më i madh se nocioni i “Shqipërisë londineze”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Miku” nuk u bind dhe filloi të më përmendë emra nga pjesë të tjera të Shqipërisë, për të më “sfiduar”. Atëherë mendova që mendimin tim ta postoj, duke kërkuar edhe komentet tuaja – por asnjëherë duke nënvlerësuar kontributin e njerëzve të shquar të kombit shqiptar në tërësinë e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam objektiv. Origjina ime është nga Jugu i Shqipërisë, përtej kufijve të “Shqipërisë londineze”, por djali im i vogël ka jo pak gjak nga Shkodra dhe zonat përreth.

Ndjehem verior si: Lekë Dukagjini, Dom Nikoll Kaçorri, At Gjergj Fishta, Pater Anton Arapi, Vaso Pasha, Prek Cali, Pjetër Bogdani, Marin Barleti, Dedë Gjon Luli, Gjon Marka Gjoni, Mirash Ivanaj, Vinçenc Prenushi, Pjetër Meshkalla, Ernest Koliqi, Mikel Koliqi, At Zef Pllumi, At Troshani, Hil Mosi, Luigj Gurakuqi, Kol Bib Mirakaj, Lazër Shantoja…

Më pëlqen të dëgjoj muzikën e mjeshtërve të tillë si: Pjetër Gaci, Çesk Zadeja, Tish Daia, Avni Mula, Prenk Jakova, Paulin Pali, Tonin Harapi, Simon Gjoni…

Jam i magjepsur nga klasi i artistëve si: Lukë Kaçaj, Tano Banushi, Rikard Ljarja, Roza Xhuxha Anagnosti, Tinka Kurti, Edi Luarasi, Ndrek Luca, Ibrahim Tukiqi, Melushe Bebeziqi, Pjetër Gjoka, Marie Kraja, Luçie Miloti, Bik Ndoja, Tonin Tërshana, Tonin Guraziu, Justina Aliaj, Zef Deda, Inva Mula, Genc Tukiqi…

Arti shqiptar do të ishte i varfër pa emrat e: Kolë Idromenos, Ndue Martinit, Zef Kolombit, Simon Rrotës, Lin Delisë, Andrea Kushit, Jakup Kërajit, Edi Hilës, Danish Jukniut…

Adhuroj yjet e sportit si: Loro Boriçi, Pal Mirashi, Sabah Bizi, Medin Zhega, Ramazan Rragami, Lin Shllaku, Paulin Ndoja, Mark Kroqi, Renato Radoja, Hysni Bebeziqi, Izmir Smajlaj…

E kush nuk është mrekulluar kur ka lexuar veprat e “qendisura” nga: Ndre Mjeda, Filip Shiroka, Migjeni, Martin Camaj, Frederik Reshpja…

Ndjehem krenar për familjet e mëdha të Veriut si: Bushatllinjtë. Dhe akoma më tej, u jemi borxh shkencëtarëve, ndërtuesve, mjekëve dhe profesionistëve të tjerë që kanë shkruar emrin me germa të arta në historinë e Shqipërisë, si: Frederik Shiroka, Selaudin Bekteshi, Luigj Benusi, Anton Ashta, Ilir Gjylbegu, Ramadan Sokoli, Gjovalin dhe Egon Gjadri, Anton Lufi, Willi Kamsi, Gjon Shllaku, Pashko Gjeçi, françeskanët e mëdhenj… dhe shumë të tjerë. Veriu nuk e ka shitur asnjëherë Shqipërinë. Kjo duhet shkruar në të gjitha tekstet e historisë sonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?