Vetingu, dhe “dyshimet” rreth Profesor Kambos!
Nga Mero Baze
Një seancë dëgjimore e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Vetingut nga trupa universitare, ka ngjallur irritim dhe debat. Shumica natyirsht janë skandalizuar nga niveli I përgjigjeve të kandidatëve. Të tjerë që duan t’iu dalin zot, kritikojnë pyetjet e Përparim kabos.
Unë në fakt u irritova nga pyetjet e Përparim Kabos. Ishin natyrisht jashtë standartit të një seance dëgjimorë të kandidatëve universitarë dhe akoma më larg cilësisë që duhet të ketë një kandidat, aq shumë I vlerësuar I Komisionit të Vetingut.
Ishin pyetje bazike, fyese për nivelin e integjencës, dhe jashtë standartit të solemnitetit, që duhet të kishte një seancë e tillë. Në të qindën e sekondës mendova se kandidatja përballë do ta varroste duke e fyer rënd, dhe duke e injoruar si mediokër.
Por problemi është se nga pyetje mediokre, ato u kthyen në një çelës që zbulonte botën e panjohur të injorancës së kandidatëve.
Unë nuk e di nëse zoti Kabo I ka pas njohur kandidatët më parë që ka bërë ato pyetje apo jo. Nëse i ka njohur, atëhere I paska bërë të menduara, se e ka ditur kë ka përballë. Në rrethana të tjera natyrisht që ato pyetje do të tregonin dhe paditurin e Kabos. Por tani nuk e verifikojmë dot.
Po të më kishin vënë mua të bëja pyetjet, do të kisha djersitë disa ditë të gjeja tema madhore të formimit jurdik, çështje të mëdha të drejtësisë shqiptare, kazuse të vështira kur gjyqtarët kanë dhënë vendime që kanë ndryshuar historinë për mirë apo për keq. Tek Alush Dragoshi, Falkonia apo citatet e filmave s’do më kishte shkuar mendja kurrë.
Por në fakt ato ishin çelësi I suksesit të asaj seance. Zoti Kabo ka bërë pyetjet e gabuara, për njerëz të gabuar dhe ka dal I suksesëshëm. Dhe këtu jemi përballë një probelmi serioz.
Problemi është përse kanë guxuar këto zonja dhe zotërinj me këtë nivel, të konkurojnë?
Dhe e kam një përgjigje.
Në dy Komisionet e tjera, përveç emrave shumë të mirë dhe cilësorë, SI Ina Rama, Genta Bungo, etj, ka disa emra që në kushte normale, nuk do të merreshin as për roje godine në gjykatë.
Ata janë të frikshëm në të qënurit 100 për 100 kundër çdo standarti që duhet të kenë anëtarët e këtij komisioni. Njëri ka qenë roje në një ndërmarrje vite më parë, ka bërë jurdik ashtu sic bëhej në tranzicion dhe ka përfunduar anëtarë I Komisionit . Një tjetër është simbol I gjashtëmujorëve në gjyqësorin shqiptarë dhe simbol I përdorimit poltik. Një tjetër po ashtu e keqshkolluar dhe keqpërdorur. Kjo ngre pikpyetje të forta për mënyrën se si kanë mbritur kualitete të tilla deri në atë shkallë. Ndoshta kanë qenë pazaret poltike të minutave të fundit kur reforma ishte në rrezik. Por fakti që kanë mbritur ka trimëruar çdo mediokër të konkuroj edhe në këtë Komision.
Dhe ky është një problem serioz që duhet të zgjidhet.
Numri I ulët i aplikuesve për këto Komisione, dhe cilësia skandaloze e disa emrave që kanë përfunduar brenda tyre, është zhgënjim I thellë për çdokënd që beson tek reforma dhe inkurajim I forte, për çdo mediokër apo injorantë që është rastësisht brenda sistemit, dhe I duket normale, të shkoj të bëhet karagjoz përballë Komisionit. Ata janë trimëruar pikërisht nga ky dështim.
Pjesa tjetër e debatit është për të kalar kohën. Përparim Kabo ka lënë për të dëshiruar me ato pyetje si profesor, sikur të kishte përballë njerëz normal. Ka rrezikuar shumë të bëhej qesharak. Por ka shansin e madh të bëhet hero I ditës me ata që ka pas përballë. Po vdes ta di, a e ka ditur kë ka përball, apo jo! TemA
Përgjigjet e çuditshme. Këta janë njerëzit që do të zbatojnë Vettingun (VIDEO)