Video mahnitëse e Betejës së Berlinit, ku u shua regjimi i Hitlerit

 

Të ecësh nëpër kryeqytetin gjerman sot, është vështirë të besosh se dikur, prapa në vitin 1945, Berlini ishte i shkatërruar plotësisht.

Berlini ka “mirëpritur” një prej betejave më të ashpra dhe më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore, njëkohësisht duke shënuar edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, transmeton Indeksonline.

Në ditët e sotshme, Berlini është një prej kryeqendrave kulturore që vizitohet më së shumti në Evropë. Por, për banorët e Berlinit në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, viti 1945 ishte kohë vuajtjesh, dhe luftë për mbijetesë.

Ushtria e Kuqe e Bashkimit Sovjetik, kishte hyrë në Berlin më 21 Prill, dhe, megjithëse për shumicën e gjermanëve fati i Berlinit ishte i pashpresë, rezistenca vazhdonte.Forcat ushtarake që rezistonin për të mbrojtur kryeqytetin, përfshinin divizionet ushtarake nga Partia Naziste Waffen-SS, si dhe ushtarë nga Rinia e Hitlerit. Por, këto forca nuk mjaftonin që të mbronin kryeqytetin e Berlinit.Pas një javë luftimesh, pothuajse të gjitha forcat naziste u gjendën të rrethuara dhe të mposhtura. Ajo ditë, e 8 majit, shënoi fundin e barbarisë së diktatorit gjerman, Adolf Hitler.

Qyteti u shkatërrua plotësisht, ndërkaq kishte mungesë të ujit, ushqimit, barnave dhe nevojave të tjera elementare. Ndoshta, problemi më i madh ishte që populli gjerman kishte mbetur i pashpresë.

Lufta që pati marrë jetën e më shumë se 60 milionë njerëzve, kishte filluar më 1 Shtator të vitit 1939 me sulmin ushtarak të Gjermanisë kundër Polonisë.

SHKARKO APP