Vizita në Athinë dështoi, por me sukses
Nga Sali Berisha
Vizita në Athinë dështoi, por me sukses.
Aty nuk zotëruan poturet, por kapistra!
Miq, nga një vizitë e njoftuar ditë më parë me pompë, në Athinë Edvini mori si rezultat të vetëm ripërsëritjen nga qeveria greke të kërkesave të saj ndaj qeverisë shqiptare në mënyrë që Greqia të votojë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Pra, vizita e Edvin Mafisë nuk zgjidhi asgjë e megjithatë miq nuk mund të klasifikohet totalisht e dështuar, sepse ajo nuk u zotërua nga poturet, por nga kapistra. Kryeministri grek në shenjë mirësjellje, por pse jo edhe dinakrie për të mos e kthyer krejt duar bosh interlokutorin vantosh dhe duke njohur komplekset e tij, i fali diçka të madhe. Ai i dhuroi bashkëbiseduesit një kompliment të veçantë për kapistrën, të cilin Fuga me shpejtësi të rrufeshme e paraqiti para shqiptarëve me mediat e lëpirësve Arben Malavita, Karlo Malavita, Ymer Çorapja dhe tualetin e Kol Ballës si suksesin e radhës madhor ndërkombëtar të Edvin Mafisë, liderin rajonal që ka zgjedhur të shkëlqejë me atlete, poture, kapistra, pasi 6 vite ne pushtet njeh vetëm dështime, skandale, mashtrime, me të cilat përjashtoi Shqipërinë nga procesi i integrimit në BE.