Vota e emigrantëve, varri i abuzimeve…
Nga Agim Jazaj –
Qeveria e “Rilindjes”premtoi edhe votimin e Emigrantëve edhe në zgjedhjet e vitin 2017.
Edhe në vitin 2021 sërish ripremtoi të votonin emigrantët, në vendet ku jetojnë, të cilën edhe këtë detyrim, nuk e realizioi, i mashtroi sërish emigrantët. Dhe mashtrimi i buruar nga krimi, nuk ka të sosur; me dhunimin e ndëshkimin, duke i ndaluar ata të mos vijnë edhe në vendin e tyre!
U mbylli rrugët, u ngriti prita, nw prag tw 25 Prillit, të mos ushtrojnë këtë të drejtë Universale…
Më 14 shkurt, kur pandemia ishte në pika kulumimi zhvilluan zgjedhje të parakohëshme- bashkëkombasit tanë, shqiptarët e Kosovës, Shteti më i ri i Europës.
Votat e qytetarëve përcaktuan pushtetin e qytetarëve. Dhe nga gjithë anët e botës, erdhën në qëndrat e votimit me mijëra emigrantë, nga gjithë bota dhe hodhën votën për qeverisje e tyre. Qeveria e Kosovës, kur Pandemia ishte në kulmin e egërsimit, nuk u mbylli kufijtë bijëve të tyre, nuk i privoi për të ushtruar Pushtetin e Votës!
25 Prill do të zhvillohen zgjedhjet e radhës në Shqipëri. Kurba e Pandemisë shfaqet dhe konstatohet se e ka ulër “stekën”, pra vjen duke e ulur dhe kurben e infeksionit. Por, qeveria e Rilindjes, edhe pse ka qënë i hapur deri më tani Trau i pikave të kalimit me vendet e botës, Qeveria e Friksimit, Abuzimit ka ngritur Postoblloqet e Ndalim Hyrjeve për emigrantët, madje duke i’i vënë atyre Dënimin me “2 javë Burgim” për kalim pa leje tw kufirit, për të mos ardhur në vendin e tyre, për të mos ushtruar të drejtën universale, votimin për qeverisjen e vendit të tyre!
Ky është krimi i radhës ndaj emigracionit, duke mos lejuar, privuar të ushtrojnë të drejtën e votës, sepse qeverisja e krimit drithërohet nga vota e tyre, nga vota e arsyes, të emigracionit.
Emigranët shqiptarë kanë parë më shumë dhe i kanë syt hapur, nuk mund t’i blesh me thesin e miellit, nuk mund t’i terrorizosh me Fuksat, Patronazhistë të ngritur në sistemin e Rilindjes, nga friksimi dhe ndëshkimi që do tu jap edhe vota e emigrantëve.
E migrantët shqiptarë të endur në gjithë hartën e botës, kanë vënë pak pasur, po kanë nxën edhe mend, janë emencipuar me nivelin e shoqërsië shqiptare, nga standarte që kanë mësuar dhe përvetësuar në vendet e botës dhe të Europës.
Rilinda në ditë e fundit të saj, ngriti thikat edhe ndaj emigracionit, për të mos i pranuar, duke i ndëshkuar ata nëse do të vijnë në vatrat e tyre, pranë prindërve, tu fshijë lotët e shkaktuara nga qeverisja e 8 viteve, ku gjenden në vendin e tyre mes lotëve dhe në vendet e botës të çliruar dhe të qytetruar.
Qeveria e Rilindja në vazhdën e premtimeve, mashtrimeve, ka premtuar edhe për votimin e emigrantëve në vendet ku jetojnë e punojnë, nëpër botë, por Qeveria e Rilindjes i ndalon dhe u privon votimin edhe në vendin e tyre, për të mos Votuar në zgjedhjet e 25 Prillit!
Qeveria e Kosovës 13 vjeçare, nuk i ndaloi emigrantët në votimin e 14 Shkurtit.
Qeveria Shqiptare e Rilindjes- Rivdekjes, i ndalon shqiptarëve të; Mos Votojnë Qeverinë e Tyre të 25 Prillit!
Ky është dallimi dhe krimi, ndaj emigrantëve Shqiptarë!
Emigrantët shqiptarë nuk janë votë Qorre! Ata janë vota e Arsyes. Vota Përcaktuese, që e tmerron qeverinë e Rilindjes.
Kemi qëne pjesë e emigracionit më të madh në Greqi, ku kemi arganizuar dhe transmetuar protesta edhe nëpër rrugët e Athinës, në përkrahje të bashkëkombasve tanë të Kosovës, po edhe të bashkombasve tanë të Maqedonisë së Veriut!
Vota e emigrantëve është Varri i Qeverrisjes që i ka bërë e thelluar varrin Shqipërisë!
Shpërndarja e emigracionit në botë.
Të dhëna i përkasin viteve 2005-2006, por gjithësesi është i ndryshuar, pra i rritur numri
Greqi 6000- 7000 mijë
Itali 250 mije
SH.B. A 150 mijë
Britani e Madhe 50 mijë
Gjermani 15 mijë
Kanada 5 mijë
Belgjikë 5 mijë
Turqi 5 mijë
Francë 2 mije
Austri 2 mijë
Zvicër 1.5 mijë