Voza e Ramarilindjes po rrokulliset…

Nga Bektash ZENELI –
Shihet qartë si në pëllëmbë të dorës. RamaRilindja ka nisur rrokullisjen. Jo si voza e Diogjenit i cili në kohën kur korinsave u kish hyrë tmerri që po ofrohej Filipi e rrokullisi vetë atë’. Ndërkohë që voza e këtij kryerilindasit tonë ka nisur rrokullisjen prej popullit të vet, shumicës së tij prej tmerrit që mbollën “rilindasit” prej shumicës së tradhtuar prej shqiptarëve të zgjuar të cilët dijnë të tregojnë se si ringjallja mund të ngrihet përmes rrënimit se si populli do të mposhtë padrejtësinë. Është gjithë ky shpërthim zemrash deri në revoltë. Në emër të Lirisë që shumë e shumë herë është abuzuar rëndë me të’. Shembujt janë të shumtë përgjatë gjithë qeverisjes 8-vjecare të të ashtuquajturës Rilindje. Prej shpërdorimit të Lirisë më së pari…
…Liria mund të shfrytëzohet, mund të përdoret në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm, prej dikujt në radhë të parë për shprehjen e lirë të mendimit, prej dikujt për të përfituar, prej dikujt krijuar karrierë politike pamvarësisht me çfarë mjetesh prej dikujt për të penguar ngritjen e të merituarve dhe të diturve, prej dikujt për të urryer, prej dikujt për të gënjyer e për të mashtruar, prej dikujt për të sharë dhe fyer të madh e të vogël, burra e gra edhe përmes…batutash elektorale! A keni dëgjuar e parë gjëkundi ndonjë kryeministër nëpër botë , të bëjë fushtaë vetëm përmes batutash si ky yni?
Liria e vërtetë meriton respekt deri në përulje. Liria e votës sidomos, të vetmen rrugë për të gjithë, rrugë e cila nënkupton kthesën e duhur në kryqëzimin e zhvillimit për të europionizuar vetveten dhe gjeneruar optimizmin për të ardhmen.
Thënë troç është më e duhura kohë për të shkulur RamaRilindjen oligarkiake nga pushteti i pakufizuar nga një njeri i vetëm. Nga pushteti i shpërdoruar pa asnjë grimë erëdemokracie si ato të shteteve europiane.
Pyetjes së natyrshme të cilitdo se si është Shqipëria reale sot në vigjilje të 25 Prillit, ditës së zgjedhjeve të përgjithshme politike gjithkush është në gjendje të përgjigjet lehtësisht. Ajo dihet e pranohet nga shumica. Me pak fjalë ajo ekziston, por e plagosur rëndë. Janë plagë që dhëmbin fort. Plagët e Shqipërisë sot si; varfëria e tejskajshme, papunësia, braktisja e vendit nga rinia, sidomos, pasiguria e jetës, krimet e të gjitha llojeve, hakmarrja politike deri brenda llojit, e deri tek ajo kanunore, mosbesimi, prapambetja shoqërore e sidomos korrupsioni në të gjitha nivelet qeverisëse.
Të gjitha këto ngjajnë me nëntë plagët e Gjergj Elez Alisë, kësaj figure legjendare e të dashur të shqiptarëve. Ky Gjergji legjendar, i cili mbeti përjetsisht në kujtesën shqiptare si figurë patriotike e respektuar me nëntë plagë në trup të marra në luftë kundër Balozit përpiqej të luftonte me jetën në shtrat. Nëntë plagët ia lante e motra me ujë të krojeve përzier me dhimbjet e zemrës e lotët e syve…e kështu në këtë gjëndje, kur ishte fjala për t’i dalë zot vendit e nderit, u ndesh ballë për ballë duke e shtrirë Balozin përdhe. Pas këtij akti burrëor, zuri sërish shtratin, la amanet Atdheun, tokën, motrën e vet dhe iku nga kjo botë mbuluar me nder e lavdi.
Fati ynë i trishtë është se ‘nëntë plagët e Gjergj Elez Alisë “ i kemi edhe sot prezent, shkaktur nga keqqeverisja duke na lënë gjatë kështu, shumë gjatë pas dyerve të Europës aq të dëshiruar nga të gjithë.
Më e rënda plagë, korrupsioni, duke nisur që nga maja e qeverisjes rilindase përmes lloj –lloj mekanizmash. E më i sofistikuari, ai përmes kuçedrës PPP” ! Ky Partneritet Publik Privat, deri më tani nuk njihet e as zbatohet nga ansjë qeveri e së majtës europiane përveç këtij të “majtit” tonë që u ka dhënë me dhjetra të tilla oligarkëve të vet.
Arsyet përse qeveritë e majta nuk i ofrohen kësaj “kuçedre” është e thjeshtë . Prej tyre përfitojnë vetëm një grup oligarkësh e njerëz të politikës, ndërkohë që njerëzit e zakonshëm, shumica jo vetëm që nuk përfitojnë, por edhe humbasin prej tyre… humbje kjo, e cila zgjat për shumë vite e ndoshta për disa breza.
Politikani i njohur botërisht Oliver Cromvell, i zgjedhur para dy dekadash nga një sondazh i BBC-së si nga dhjetë britanikët më të mëdhenj të të gjitha kohërave për rolin e tij të drejtpërdrejtë në barazinë shoqërore dhe pamvarësisnë e pushteteve, nga pozicioni i kreut të shtetit, kur ai vuri re që parlamentarët anglezë kishin dalë nga “ hullia” iu drejtua atyre me një fjalim të ashpër ku ndër të tjera deklaroi:-“ Ju jeni një kope vagabondësh mercenarë. Jeni bërë në mënyrë të pa tolerueshme , të urryer nga i gjithë kombi…”
E njëjta gjë sigurisht po ndodh me këta rilindasit tanë, shumica me mjekër si vetë Rama. I kanë lënë ato njëri pas tjetrit që nga dibrani Manja e deri vlonjati Hyseni. Kulmi i servilizmit!!. Imagjioni sikur Rama për një moment të paraqitej me mjekër të hequr, imituesit e tij janë gati që mjekrën ta heqin po e po. por ato bashkë me të’ do të hiqnin edhe lëkurën….!
Kupa është mbushur me gjithcka të ligë.
Cromvelli e shprëndau parlamentin në atë kohë. E njëjta do të ndodhë me siguri të plotë edhe me “Cromvellin”- shumicë e shqiptarëve tani me 25 Prill me shpërndarjen përfundimtare të Rilindjes. Do t’i bëhet mirë Shqipërisë në radhë të parë, shqiptarëve kudo edhe pse jo edhe vetë Partisë Socialste të cilën Rama e nëpërkëmbi deri në poshtërim!…
…Është voza e RamaRilindjes që po rrokulliset.

SHKARKO APP