Vrasja e çekëve, gazetari Armir Shkurti: Nuk është grabitje

 

Rrethanat e vrasjes së mbrëmshme të dy turistëve çek, por edhe incidentet e zhhdukjet e mëparshme të turistëve çek në Shqipëri, raste të cilat kanë ndodhur vetëm për ta në veri të vendit, ka bërë që të hidhen edhe dyshime të një koploti, I pari që i hedh këto dyshime është gazetari Armir Shkurti i cili përmes një statusi ne Facebook thotë se ngjarja e djeshme nuk është grabitje.

Ai ngre edhe disa pikëpyetje. “Ç’është kampi çek i asaj zonë? Pse ndodhin ngjarje të tilla vetëm me turistë çek? A janë thjesht turistë këta që zhduken e lëndohen?”­ duke kërkuar nga shteti shqiptar sqarim të mëtejshëm

Statusi i plotë i Armir Shkurtit

"Për mua vrasja e dy çekëve sonte NUK është grabitje! 3 vrimat e predhave në xham të pasagjerit janë në 10 cm katror. Në tabelë rezultati i qitësit do të qe përkthyer me 3 nënta ose 1 dhjetë një nëntëne një tetë. Shto faktin që makina ka qenë në ecje. Po ashtu edhe mënyrën e organizimit të pritës… Pra profesionistë kanë qenë që çke me të! Por një profesionist (sidomos kur nuk është as vetëm) nuk ia lejon vetes të bëjë gjak dynjanë kur qëllim ka grabitjen. Rrugën e kanë patur të bllokuar, makina ka qenë ngadalë dhe ata kanë qenë të armatosur e në pozicione. Çdokush do kish ndaluar pa rezistencë dhe do kish dorëzuar ato qindra euro që ka në xhep një turist…. Po pse profesionistët i vranë që të dy, pa u lënë mundësi të bënë gjë? Raportimi nga vendngjarja na thotë se shoferi i ndjerë u gjet me duar në timon. Ç’është kampi çek i asaj zonë? Pse ndodhin ngjarje të tilla vetëm me turistë çek? A janë thjesht turistë këta që zhduken e lëndohen? Pas kësaj ngjarje kemi të drejtë të dimë e shteti detyrim të sqarojë ".

SHKARKO APP