Xhaja nuk e ka parë “Les Invalides”, ose Rama që nuk kemi parë
Nga Ilir Babaramo
Edi Rama sot kishte takimin e rradhës gju më gju me popullin. Si cdo ditë, të gjitha tv informative e transmetuan live mise en scene e rradhës kur lideri suprem flet para nje auditori të përzgjedhur. Më bëri përshtypje portreti I një burri në moshë. Nuk ishte me qeleshe si ai që pasi mori tapinë thirri me të madhe : rroftë sekretari I parë shoku Edi Rama. I hapa audion televizorit. Xhaxhai e falenderoi Ramën se : ke ndërtuar në Shqipëri muzeun e mbrojtjes që nuk e gjen askund në botë.
Kryeministri rrëmbeu mikrofonin. Isha I gjithë sy e vesh të dëgjoja se cfarë përgjigje do ti jepte. Më e pakta prisja që ti thoshte : Mbaje butë xhaxha se Shqipëria nuk ka muzeumet më të mira në botë. Por nuk ndodhi kështu. Rama u fut në kujtime. Po kam bërë një pikturë tek ai muze bashkë me Vladimir Myrtezain. E bëmë me ngjyra të errëta cka ishte e ndaluar për atë kohë. Mund të them se piktura është e mirë dhe I ka rezisutar kohës, tha Rama për veten dhe Xakun.
Ndonëse jam pasionat muzeumesh nuk e kuptova se për cilin muze shqiptar ishin duke molloisur xhaxhai me kryeministrin. Por kjo pak rëndësi kishte. Më cuditi fakti se Rama tashmë jeton në një botë tërësisht virtuale. Mjafton që ti përkëdhelet sedra dhe është I gatshëm të pranojë dhe budallallëqet më të mëdha. Nuk ka shpegim tjetër. Rama është një njeri që ka udhëtuar dhe ka parë më shumë se pakkush. Ka parë muzeume pa fund. Ka jetuar në Paris. Pa dyshim I ka vizituar Les Invalides, muzeumin e famshëm në zemër të Parisit, godinën hijerendë me kupolën më të shndritshme poshtë të cilës është varri I Napoleonit. Qindramije shqiptare mund ta kene vizituar. S ka muze më të mirë në botë për të kuptuar fushatat e Bonapartit dhe luftën e dytë botërore. Por jo . Sic duket për Ramën asgjë në botë nuk ka vlerë nëse nuk është në kuadrin e “Rilindjes së dytë” shqiptare. Naiviteti ose servilizmi I xhaxhait mund të kuptohet por jo cfarë tha Rama. Madje s mund të krahasohet as me mise en scene tjetër të porositur, atë me Vorspin që sipas saj : Rama kur ishte në Paris kishte mrekulluar gjithë Parisin.
Eshtë vërtet e frikshme cfarë po ndodh në nëndrëgjegjen e atij që po qeveris Shqipërinë prej gjashtë vjetësh. Në 25 vjetët e fundit të jetës së tij Enver Hoxha nuk doli kurrë nga Shqipëria. Shqiptarët ishin njerëzit më të izoluar në Evropë. E megjithatë diktatori kurrë nuk u kaplua nga një delir I tillë. E pranonte që vera shqiptare është uthull. Në ato që ka shkruar në pleqërinë e thellë ndjehej në rreshta e mes tyre nostalgjia për shkëlqimin e Parisit. Rama nuk jeton rrethanat e Hoxhës. Ska muaj që nuk udhëton zyrtarisht e privatisht. Por ato që shikon duket se nuk kanë më lidhje me trurin e tij. Asnjë mendje normale që nuk është klinicist nuk mund ta shpegojë këtë fenomen që patjetër duhet të jetë një sindromë ose patologji.