Ylli Dylgjeri: Nga ç’qyteti tjetër perëndimor e doni vulën?

Nga Ylli Dylgjeri –
“VENECIA” deri me sot i ka vënë VULËN KATËR HERË, ANTISHTETIT të RAMËS. Rama tashmë është i DEMASKUAR edhe NDËRKOMBËTARISHT në përballjen me Presidentin e Republikes. Por harron
dhe kërkon serrisht perballje me kokëfortësi me Metën, ose si i thonë ne anglisht inpeachment!
Kjo kokëfortesi e Ramës, në folklorin kavajas krahasohet me një ves të kafshëve të punës.
Nje fjale e urte kavajase thotë: pela vetëm kur bëri mezin e shtatë e njohu gomarin për burrë! Morali
eshte i qartë. Rama ende nuk po e njeh as burrin
dhe as Venecian! Na tha prap sot në ditën e drejtesise:
Të shkarkojmë Metën me çtë kemi në dorë!!!
Nuk thote me çfare ligji, por me çfare ka ne dore!
Prap pune dore! Po te jete per pune dore Meta ta ka bere me dije se: nese preket nje vote, të pritet dora…
Atehere, provoje serrisht doren zoti Rama.
Ta kujtojme pak historinë?
Gjithçka nisi nga dekreti i kreut të shtetit i cili anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit, nismë e cila u cilësua e domosdoshme at kohë nga Meta për të shangun konfliktin civil në vend si edhe për të mundësuar në një kohë të dytë një palë zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe të drejta. Ky akt krijoi një luftë të hapur me Ramën, aq sa ky i fundit ngriti edhe një komision qesharak parlamentar për të hetuar kreun e shtetit dhe kërkuar më pas shkarkimin e tij.
Dhe që nga këtu e deri më sot historia dihet. Për kater herë me rradhë, Presidenti i vendit ja ka dalë të fitojë përballjen me mazhorancën qeverisëse, dhe kjo e vulosur nga një arbitër ndërkombëtar dhe i panashëm siç është Komisioni i Venecias. Meqe Venecian e sterlodhe me vula, atehere Une po te pyes:
Nga çqytet tjeter perendimor e do vulen? Vetem po
e ndrove destinacionin europian e na çon ne Ankara.
Ketu terhiqem…Ne Ankara vulosesh.

Promemorje:

1-Dekreti 30 qershorit
2-Emerimet ne Gjykaten Kushtetuese
3-Ligji i Medias
4-Ndryshimet e njenashme Kushtetuese dhe te Kodit Zgjedhor

SHKARKO APP