Ylli Manjani: Pas SHBA-së e Gjermanisë, edhe Zvicra rrëzon përdorimin gjyqësor të të dhënave të SKY ECC
Nga Ylli Manjani
Me gjykimin në Apel, më e larta e gjykimit në nivel Kantoni, mund të themi krejt pa entuziazëm, se Zvicra përfundimisht e rrëzon përdorimin gjyqsor të të dhënave të SKY ECC. Drejtësia Zvicerane thotë prerë se:
1. Të dhënat e marea nga SKY ECC janë rezultat i përgjimit masiv, ku shumica e të përgjuarve nuk kanë qenë në ndjekje penale.
2. Përgjimi masiv është i paligjshëm, për pasoj i papërdorshëm në një procedim penal ndaj një individi.
3. Përgjimi ndaj personave që nuk janë në ndjekje penale si të dyshuar, përbën ndërhyrje të rëndë në privatësinë e individit.
4. Autenticiteti i të dhënave e marra në mënyrë masive është i paverifikueshëm.
5. Gjykimi penal me këto të dhëna përbën shkelje e të drejtës për proces të rregullt sipas standarteve të Konvetës Europiane.
Këto janë konkluzionet themelore të gjykatës Zvicerane. Janë konkluzione që më kot po kërkojmë tash 2 vite që ti marrin gjykatat tona, të cilat janë nën “drejtimin” e SPAK. Meqë ra fjala tek SPAK, doni më vendime nga perëndimi për të kuptuar se sa larg jeni ju nga zbulimi i të vërtetës dhe proceset e rregullta ligjore? Na kërkuat mediatikisht vendime nga perëndimi?
Urdhnoni! Gjermania, Spanja, Zvicra dhe Amerika vendosin në favor të gjykimit të rregult ligjor, jo në favor të prokurorëve të karikuar me protagonizëm. Po gjykata jonë kushtetuese kur do fillojë të marrë haber nga dhënia e garancive kushtetuese për gjykim të drejtë?A vlejnë Konventa, Kushtetuta dhe ligjet e kësaj Republike për shtetasit shqiptarë apo jo?!
KOHA JONË SONDAZH

