Ylli Manjani: Për tregtarët e lirisë së shprehjes

Nga Ylli Manjani
Pas një opinioni që ndava dje me miqtë e mi në FB, u bënë disa komente në media.

Dikush më quajti “avokat i qeverisë” sepse kritikova Presidentin për një letër që you Shkoi Trump! Pavarësisht se në atë opinion zbulova një mashtrim të qeverisë me FBI, prap paskësha qenë avokat i saj!

Pavarësisht se jam ndër kritizerët më solid të Rilindjes edhe kur shërbeva në qeveri, prap qenkësha avokat i qeverisë?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se edhe për votimin ne OKB e kisha kritikur Rilindjen e madje e kritikova se ai votim ishte njësoj si në kohën e Enverit. Prap jam avokat i qeverisë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Gallatë apo jo?!

Më vjen të qeshur me thënë të drejtën. Jam i bindur se edhe vete Presidenti është i bindur se letra ishte e nxituar. Ashtu sic jam i bindur se nuk ka asnjë diplomat krriere që ta jetë dakortësiar me atë vendim!

Po edhe mos qoftë kështu, punë e madhe! Analiza ime është e imja!

Por njerezit e klisheve mediatikë i shohin njerezit si pjesë grupesh e klanesh. Si tja bejm ne që mendojmë e do themi gjerat sic i mendojmë?! Vështirë, duket! Por do vazhdoj të mendoj pa e tregëtuar lirinë për tu shprehur! Në daç ta besojnë e në daç jo! Mua aq më bën! Tani shendet e gëzuar për këtë vit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?