Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ylli Pata: Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta

Forum E premte, 19 Qershor 2026 20:29
Ylli Pata: Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ylli Pata

Skenat e Agron Shehajt me Edi Ramën në Kuvend, e përplasja me Ardit Bidon ndërsa po hynte në sallën e Parlamentit, janë fenomeni i ri i javës së tretë të protestës. E cila nuk është më live në Reuters e CNN, ku Tirana shikohej si “Meka”e re Anti-Trump, apo lajmi i demonstrimit të qytetarisë dhe civilizimit të pjesëmarrësve që shkojnë me familjet e tyre në shesh. Pasi në skenë kanë dalë aktivistët “skifterë”, që po zbatojnë një protokoll të miratuar më parë, për tu kthyer në revoltë që fitoren nuk e shikon në krijimin e një plarforme dhe lidershipi që i sjell shoqërisë një “gjë të re”, por të rrëzojë establishmentin dhe status-quo-në.

Duke imponuar nëpërmjet demonstrimit dhe varianteve të tyre një lodhje, tërheqje, deri në dorëzim të shënjestrës së tyre, që është Edi Rama dhe mazhoranca. Regjia qëndrore, sipas të gjitha gjasave ka vepruar në një precizion kirurgjikal nga presioni i sheshit me efektet e saj, tronditja e mazhorancës nëpërmjet largimeve të ekspoentëve të saj, siç ndodhi me deputeten e Shkodrës, por mbi të gjitha me hetimet e SPAK. Synimi është i qartë e që shqiptohet nga panelet televizive apo podkastet që tashmë po bëjnë namin, që duhet një zgjidhje politike përballë këtij impasi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po cilat mund të jenë opsionet e kësaj zgjidhje politike? Natyrisht që ka më shumë se një, por presioni po synon jo një zgjidhje, por dorëzim i mazhorancës, e më pas zbatimin e pikave të tjera, ku natyrisht janë edhe anulimi i projekteve të mëdha turistike. Të cilët siç po trajtohet në publik, janë krijesa kriminale. Mjegull që natyrisht ka marrë pjesën e vet edhe nga mënyra sesi diskutohen dosjet e SPAK, të cilat me hetimet e tyre bëjnë pikërisht të kundërtën, ngaqë i fusin në shtratin ligjor nismat, nëse realisht kërkohet më shumë se zhurma, hetimi i të gjitha dyshimeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkaq, fenomeni i fjalorit e diskursit toksit nuk është gjë tjetër veçse një template i gatshëm i përdorur rëndom në vitet e fundit nga politika radikale për të polarizuar situatën. Madje ka shumë gjasa që në ditët e ardhshme, deri sa të arrihet ajo që quhet politika e vlimit, të kemi një rritje të fjalorit toksik. i cili në një vend të NATO-s, e ka mjaft të vështirë të vijmë në një pikë që të shkojë në destabilizim.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 11 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 21 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Këtu më pas është sfida e institucioneve për ta përballuar këtë mundësi, që nga parandalimi e deri në bërjen e pamundur të precepitimit. Çuditërisht, në panele po trajtohet si ide dhe pezullimi i Samitit të NATO-së vitit të ardhshëm në Tiranë, kur asnjë nga Aleanca apo aleatët nuk e kanë hedhur si tezë.

Pikërisht, duket se janë axhendat e mbivendosura që nuk e ushqejnë kthimin e kësaj lëvizje në një fuqi politike. Kjo sepse faktorët me axhenda brenda protestës, e që janë mirë të strukturuar kanë pikërisht qëllimin që lumi të mos futet në shtratin e vet, atë politikë, por të krijojë përrenjtë e saj, që ta ushqejnë sipas stinës./ TemA/

Etiketat e lidhura

Ylli Pata
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 25 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 26 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.