Ylli Rakipi: Edi Rama kërkon protagonizëm edhe në momentet kur vdekja sillet rreth nesh!
Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte, në emisionin “Në fokus” në “TvT”. Rakipi ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusit në Shqipëri dhe mënyrën se si po e menaxhon qeveria atë.
Rakipi tha se kryeministri Edi Rama, ka marrë një protagonizëm të tepruar edhe në këtë situatë të vështirë, kur bëhet fjalë për jetë a vdekje.
“Në raste të tilla, populli është një masë e madhe që ka nevojë për një besim të madh. Në raste të tilla duhet të funksionojnë institucionet, aq sa kemi. Duhet të funksionojnë ekspertët. Ndërsa Edi Rama thotë jemi në një luftë të madhe, në fakt ne jemi në një krizë të madhe dhe ai i ka marrë të gjitha përsipër vetë. Rama po i lodh njerëzit me protagonizmin. Kërkon të rrëmbejë protagonizëm edhe në momentet kur vdekja sillet rreth nesh, në momentet kur shqiptarët janë në ditët e tyre më të vështira”,- Ylli Rakipi, ktha Ylli Rakipi.
Sipas Rakipit, problemet post-koronavirus, do të jenë mjaft të rënda dhe do të bien mbi supet e qytetarëve.
“Problemet post koronavirus, do të jenë jashtëzakonisht të mëdha, sepse Shqipëria është një vend tmerrësisht i varfër, me një ekonomi primitive, me institucione që nuk funksionojnë, duke patur në krye vetëm një njeri, që bën në këtë “big brother” ku jemi sot, regjisorin, folësin, menaxherin, lojtarin, pronarin, sigurisht do të ketë ngërçe të jashtëzakonshme, të cilat do t’ju bien mbi supe dhe do t’i përballojnë shqiptarët”, tha Rakipi.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/527025694858809/