Zaloshnja: Zhgënjimi politik i rinisë shqiptare

Nga Eduard Zaloshnja

Ndër 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë, veç 1.46 milionë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pra, vetëm 77% e tyre. Ndërsa në grupmoshën 18-34 vjeç, pjesëmarrja në zgjedhje ishte ndjeshëm më e ulët – vetëm 65%. Ndërkohë, në grupmoshëm 35-100 vjeç pjesëmarrja e këtushme ishte 81%

Duke ndërthurur shifrat e mësipërme rezulton se rreth 165 mijë të rinj të moshave 18-34 vjeç nuk morën pjesë në zgjedhje, nga rreth 440 mijë mospjesëmarrës gjithsej – pothuaj 2/5 e mospjesëmarrësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo mospjesëmarrje e lartë në zgjedhje e të rinjve mund të shpjegohet me lodhjen ndaj pushtetit të gjatë të Ramës, pesimizmin ndaj kryeopozitarit 81 vjeçar, dhe shpresën e vogël tek partitë e vogla grindavece.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo rastësisht, në të gjitha sondazhet që zhvillohen rreth dëshirës për të emigruar, një përqindje e lartë e të rinjve 18-34 vjeç shprehen se planifikojnë të emigrojnë në një të ardhme të afërt ose të largët…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?