Zbardhen propozimet e opozitës së bashkuar për administratën zgjedhore
Opozita e bashkuar ka dalë më disa propozime sa i përket administratës zgjedhore.
“KQV nuk vendos nëse një zgjedhës duhet të hyjë në QV, të identifikohet, të marrë fletën e votimit, të bëjë zgjedhjen e tij në fshehtësi, të hedhë fletën e votimit në kuti i lirë dhe të largohet, me përjashtim kur parashikohet ndryshe nga ligji. Në këtë proces zgjedhësi duhet të jetë plotësisht ilirë. Futja e kamerave me qark të mbyllur në QV, duhet të garantojë sekretin e votës dhe lirinë e zgjedhesit nga çdo ndërhyrje nga KQV apo çdo person tjetër në përputhje me Rekomandimin nr. 3/2019 të ODIHR”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Top channel.
Administrata zgjedhore e nivelit të dytë dhe të tretë
Numërimi, nxjerrja e rezultatit dhe rinumërimi aposteriori
(propozimi Opozitës së Bashkuar – 9 mars 2020)
1. Çështja e depolitizimit tëadministratës zgjedhore në Shqipëri është rekomandim i hershëm në Shqipëri. Balancimi politik i antarësive të komisioneve zgjedhore i realizuar me reformat 2002-2012 u bë në përputhje me praktikat e mira zgjedhore tëKomisionit të Venecias . Rregullat strikte proceduraleligjore në procesin zgjedhor kanë si qëllim uljen në maksimum të veprimit të politizuar mbi bazë urdhëri partiak.
2. Duhet bërë dallim midis “antarësisë politike” që siguron besueshmëri të palëve politike në proces nëpërmjet aksesit të drejtpërdrejtë në administrimin e zgjedhjeve, dhe “politizimit” që ka të bëjë me sjelljen në kundërshtim me ligjin mbi bazë urdhërash partiakë që dëmton besimin e publikut në administrimin e zgjedhjeve.
3. Rekomandimi ODIHR nr. 3/2019 –“Në përputhje me rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it, për të rritur besimin e publikut te procesi zgjedhor, duhet parë mundësia e gjetjes së formulave alternative për propozimin e anëtarëve në administratën zgjedhore, mbështetur me garanci procedurale për pavarësinë e tyre.”
4. Depolitizimi i administratës me qëllim rritjen e besimit të publikut nga ana tjetër nuk duhet të cënojë besimin e palëve politike në procesin zgjedhor. Depolitizimi i administratës zgjedhore nuk mund të konfuzionohet me departizimin e tyre. Departizimi nuk mund të përdoret si mekanizëm i besueshëm për sa kohë nuk egziston besimi në sjelljen e qeverisë që garanton “fushë loje të barabartë” dhe nuk garantohet parimi i “ndarjes së shtetit nga partitë politike”. Tëdy këto probleme janë probleme prioritare në zgjedhjet në Shqipëri në raportet e ODIHR në zgjedhjet 2015-2019.
5. Rekomandimi nr. 2/2019 –“Autoritetet dhe partitë politike duhet të ndërmarrin masa maksimale për eliminimin e problemit të hershëm të shpërdorimit të burimeve administrative në zgjedhje dhe në periudhat midis zgjedhjeve. Autoritetet duhet të nxjerrin rregulla të sakta që përcaktojnë se si mund dhe nuk mund të përdoren burimet publike për qëllime zgjedhore. Hapa të mëtejshëm duhet të merren për arritjen e depolitizimit të shërbimit civil dhe për të garantuar mosushtrimin e presionit ndaj zgjedhësve me qëllim pjesëmarrjen e tyre në aktivitete të fushatave zgjedhore apo votimin në një mënyrë të caktuar.”
6. Rekomandimi nr. 2/2019 për herë të parë rekomandon hapa përtej depolitizimit të administratës zgjedhore duke rekomanduar depolitizim të administratës publike. Ky rekomandim dhe gjetjet e raportit, nënvizojnë faktin se administrata publike është e politizuar dhe për rrjedhojë nuk mund të shërbejë si alternative e besueshme. Kjo situatë e politizimit të administratës publike qëështë përkeqësuar bën të nevojshme garantimin e fushës së lojës së barabartë. Një Qeveri Kujdestare ka si detyrë pikërisht moslejimin e ndikimit të një administrate të politizuar mbi procesin zgjedhor dhe është masë thelbësore në funksion të rritjes së besimit tek administrimi i zjedhjeve.
7. Departizimi i komisioneve në emër të depolitizimit dhe zëvendësimi i plotë me nëpunës të administratës publike të politizuar, jo vetëm që do të përkeqësojë besimin publik, por do të shkatërrojë besimin e palëve politike në proces me pasoja të rënda në besueshmërinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve.
8. Ndërkohë qëështë e nevojshme të nisë depolitizimi i administratës zgjedhore, kjo duhet të kalojë në një fazë tranzitore që garanton jo vetëm depolitizimin dhe zbatimin e saktë të ligjit, por edhe ruan garancitë e aksesit të palëve politike dhe besimin e tyre. Një model i tillë i ndërtuar me sukses, do tëçojë në rritje të besimit tek të gjithë aktorët e procesit dhe do tëçojë drejtë fazash më të thella të depolitizimit dhe më pas të departizimit të administratës zgjedhore.
9. Fillimi idepolitizimit nëpërmjet futjes së elementëve jopolitikë në përbërjen e komisioneve zgjedhore gjithashtu është bazament për përfshirjen me sukses dhe siguri të teknologjisë në zgjedhje. Suksesi i kësaj të fundit do tëçojë gjithashtu në depolitizim dhe departizim të mëtejshëm te administrimit zgjedhor.
10. Bazuar ne keto parakushte, Opozita e Bashkuar propozon nje model miks të administrimit zgjedhor që garanton zbatim rigoroz të ligjit nga komisioneri jopartiak i cili mban përgjegjësinë disiplinore dhe penale në mënyrë të individualizuar, ruan aksesin e balancuar të partive politike dhe besimin e tyre në vendimmarrje, por garanton ndërhyrjen ligjore për të zhbërë parregullsitë dhe manipulimet në votim dhe numërim. Këto masa ndërveprojnë në kompleks me masat e propozuara me parë nga Opozita e Bashkuar për të garantuar lirinë dhe sekretin e votës së zgjedhësve.Këto parashikime mund të funksionojnë vetëm në kushtet e çaktivizimit të vullnetit të qeverisë për të manipuluar zgjedhjet dhe për këtë arsye propozimi i parashtruar në vijmësi nga opozita e bashkuar për një qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve është parakusht për zbatimin e secilit prej propozimeve te parashtruara edhe në këtë parashtrim.
Propozim:
Votimi dhe Komisioni i Qendrës së Votimit (KQV)
11. Votimi është një proces i rregulluar në mënyrë të detajuar nga ligji. Procedurat janë të qarta dhe strikte. Procesi i votimit në vetvete nuk përbën vendimmarrje. KQV nuk vendos nëse një zgjedhës duhet të hyjë në QV, të identifikohet, të marrë fletën e votimit, të bëjë zgjedhjen e tij në fshehtësi, të hedhë fletën e votimit në kuti i lirë dhe të largohet, me përjashtim kur parashikohet ndryshe nga ligji. Në këtë proces zgjedhësi duhet të jetë plotësisht ilirë. Futja e kamerave me qark të mbyllur në QV, duhet të garantojë sekretin e votës dhe lirinë e zgjedhesit nga çdo ndërhyrje nga KQV apo çdo person tjetër në përputhje me Rekomandimin nr. 3/2019 të ODIHR.
12. KQV ka vetëm rol asistuesi për zgjedhësin që plotëson kushtet, duke e identifikuar rregullisht, duke bërë shënimet e duhura në listën e zgjedhësve, pajisur zgjedhësin me fletë votimi, duke e shënuar me bojë matrikulluese, garantuar votim të fshehtë dhe të lirë nga çdo ndërhyrje.
13. KQV duhet të ndalojë votimin e personave që nuk janë zgjedhës të QV-së, të mos lejojë një zgjedhës të votojë disa herë, në emër të personave të familjes apo personave të tretë, të mos lejojë mbushjen e kutisë së votimit, të ndalë votimin e hapur, fotografimin e votës, persona të armatorur, apo paligjshmëri të tjera.
14. Kodi Zgjedhor parashikon një numër të kufizuar vendimmarrjesh. Këtovendime janë thjeshtuar me qëllim reduktimin e diskrecionit të KQV në procesin e votimit dhe politizimin e procesit. Llojet e vendimeve janë:
a. Hapja dhe mbyllja e votimit sipas orareve të përcaktuara në ligj. Ky lloj vendimi është përgjithësisht formal. Në raste të rralla, për arsye pregatitjeje materiale, mund të ketë shtyrje të momentit të hapjes së QV. Ndërkohë, mbyllja mund të shtyhet vetëm kur ka zgjedhës në radhë.
b. Thirrja e policisë kur ka prishje të rendit që nuk përballohet nga KQV dhe largimi i policisë. Këto lloj vendimesh janë të rralla prej shumë kohësh.
c. Lejimi/moslejimi i një zgjedhësi për të votuar. Ky lloj vendimi merret vetëm kur identiteti i një zgjedhësi vihet në pikpyetje, apo një person nuk është votues në atë QV.
d. Lejimi i votimit të asistuar për zgjedhësit me aftësi të kufizuara.
e. Dhënia e një flete votimi tjetër kur zgjedhësi e dëmton fletën apo voton hapur.
15. Me qëllim reformimin e administrimit të procesit të votimit, propozohet qëpërbërja e KQV duhet të sigurojëdy kushte: 1) administrim jopolitik të procesit të votimit; 2) akses të balancuar politik në antarësinëdhe vendimmarrjen e KQV për të garantuar besimin e subjekteve politike tek procesi për të siguruar mbikqyrjen mbi administrimin jopolitik.
16. Ky model siguron një ndarje të KQV në tre pjesë: 1) zyrtari zgjedhor garant i ligjit; 2) përfaqësuesit e mazhorancës; dhe 3) përfaqësuesit e opozitës. Kjo siguron parimin e “kontradiktorialitetit” mes interesave të palëve politike apo mes tyre dhe garantit të ligjit. Kjo mundëson një mekanizëm balancash dhe kontrolli që synon zbatimin maksimal të ligjit, interesit publik por edhe atij politik, duke rritur legjitimitetin dhe besueshmërinë.
17. Me qëllim depolitizimin e votimit, në antarësinë e KQV të futet një person që garanton zbatimin e ligjit.Ky person të administrojëçdo aspekt të procesit të votimit por pa u përfshirë në vendimmarrje. Askush nuk mund t’i ndërhyjë këtij komisioneri në procesin e administrimit të votimit, me përjashtim të momenteve kur ligji parashikon vendimmarrje. Përgjegjësia disiplinore dhe ajo penale individualizohet qartë tek ky komisioner. Ai ka detyrën për të ndaluar çdo paligjshmëri të parashikuar nga ligji.
18. Ky komisioner jopolitik, emërohet nga KQZ. KQZ rekruton pa konkurs por mbi bazë aplikimesh dhe kriteresh ligjore, sa më shumë persona, për t’i trajnuar dhe çertifikuar si komisionerë zgjedhore. Kandidatët për rekrutim mund të inkurajohen nga parti politike, OJF apo mund të jenë shtetas të paangazhuar. KQZ i cakton këta komisionerë me short në KQV përkatëse. Shorti hidhet si rregull në nivel qarku. Këta komisionerëi përgjigjen në hierarki KQZ.
19. Zotërimi i çertifikatës së komisionerit zgjedhor të lëshuar nga KQZ shërben si avantazh për rekrutim në administrtatën publike apo për avancim në karrierë në të. Heqja e kësaj çertifikate nga KQZ për shkelje të ligjit zgjedhor dhe detyrave funksionale, pamundëson rekrutimin në administratën publike apo passjell humbjen e vendit të punës në të.
20. Egzistenca e një komisioneri që administron çdo aspekt të votimit në mënyrë profesionale, mundëson edhe futjen e teknologjisë në votim. Komisioneri jopolitik do të jetëi trajnuar nga KQZ për të gjithë aspektet ligjore dhe teknike të procesit.
21. Në ruajtje të konceptit aktual të balancimit politik, përveç komisionerit jopolitik të emëruar nga KQZ, KQV propozohet të ketë edhe tre komisionerë të propozuar nga partitë e mazhorancës dhe tre komisionerë të propozuar nga partitëë opozitës, sipas formulës së parashikuar në ligj.
22. Komisionerët politikë nuk kanë të drejtë të ushtrojnë funksione administrimi zgjedhor. Ata mbikqyrin procesin e votimit dhe administrimin e tij nga komisioneri jopolitik dhe nderhyjnë me vendimmarrje vetëm kur kjo kërkohet sipas ligjit.
23. Vendimet e KQV merren vetëm nga 6 antarët politikë të KQV. Komisioneri jopolitik i fton antarët politikë të marrin vendim për çështje sipas ligjit. Antarët politikë mund të marrin vendim edhe kur komisioneri jopolitik nuk i fton për vendimmarrje por ata e çmojnë të nevojshme marrjen e vendimit.
24. Në rast se vendimmarrja rezulton në 3:3, rasti i referohet KZAZ e cila merr vendim përfundimtar,ashtu siç parashikohet edhe sot nga Kodi Zgjedhor për rastet e mosmarrjes vendim.
25. Individualizimi i përgjegjësisë tek komisioneri jopolitik, trajnimi dhe çertifikimi për aftësitë ligjore të tij, detyrimi i tij për zbatimin e ligjit, aksesi i balancuar i partive nga tëdy anët e spektrit politik, vendimmarrja nga komponenti politik i pacënuar nga mazhoranca, synojnë të garantojnë një proces votimi ligjor të pastër nga shkeljet dhe manipulimet.
Numërimi
26. Numërimi është faza vijuese me rëndësi themelore. Edhe për këtë fazë, propozohet futja e të njëjtit mekanizëm kontradiktorialiteti dhe kontrolli e balancash.
27. Grupi i Numërimit të Votave (GNV) propozohet të përbëhet nga dy numërues jopolitikë (numëruesi) të rekrutuar nga KQZ me të njëjtat procedura si per komisionerët jopolitikë të KQV, si dhe përfaqësues të tre partive të mazhorancës dhe tre partive të opozitës të cilët nuk kanë të drejtë të numërojnë por janë mbikqyës të numërimit në tryezën e numërimit (mbikqyrësi).
28. E gjithë kompetenca e numërimit, përmes procedurave të administrimit fizik të fletëve të votimit dhe vlerësimit të tyre, vlerësimit të votës dhe numërimit të votave dhe hartimit të tabeles perkatëse të votimit, është kompetencë vetëm e numëruesve.
29. Gjatë numërimit të një kutie, vetëm një prej tëdy numëruesve kryen procedurat e numërimit dhe tabulimit. Numëruesi tjetër e asiston në veprimet fizike dhe logjistike (marrja e kutisë nga stiva, hapja e saj dhe pregatitja e fletëve për votim, mbyllja e materialit zgjedhor). Në kutinë vijuese, numëruesit këmbejnë rolet. Kjo propozohet me qëllim individualizimin e plotë të përgjegjësisë disiplinore dhe penale për çdo numërus.
30. Mbikqyrësit kanë të drejtë të kqyrin veprimet e numëruesve, të kontestojnëvlerësimin e fletës së votimit, të votës dhe numërimin e votave dhe plotësimin e tabelës. Kontestimi bëhet duke ngritur dorën dhe thirrur KZAZ për vlerësim dhe vendimmarrje, veprim që bllokon menjëherë numërimin deri në vendimmarrjen nga KZAZ, sipas procedurave aktuale në Kodin Zgjedhor.
31. Mbikqyrësi ka të drejtë të kërkojë shënimin e kundërshtive dhe të arsyeve të kontestimit sipas pocedurave në fuqi aktualisht. Mbikqyrësit mund të firmosin tabelën, por mosfirmosja prej tyre nuk pengon numëruesin të përmbyllë numërimin e një kutie. Mbikqyrësi ka të drejtë të marrë një kopje të tabelës për çdo QV.
KZAZ, përbërja dhe vendimmarrja
32. Administrimi i zgjedhjeve në nivel ZAZ-je ka rëndësi veçanërisht në fazën e numërimt dhe nxjerrjes së rezultatit. Ndërkohë që vendimet e KZAZ para ditës së zgjedhjeve por edhe gjatë saj janë të korigjueshme nga KQZ në kohë të mjaftueshme, ato që merr KZAZ në procesin e numërimit kërkojnë vendimmarrje efikase dhe përfundimtare.
33. Propozohet që KZAZ të ketë të njëjtën strukturë si KQV ku një komisioner emërohet nga KQZ sipas parimeve më sipër dhe me kritere më të forta se për KQV, si dhe antarësi të balancuar me përfaqësues politikë, ku tre janë të propozuar nga partitë e mazhorancës dhe tre janë të propozuar nga partitëë opozitës.
34. KZAZ ka 7 antarë ku 6 janë politikë në raportin 3:3 dhe një sekretar. Kryetari i KZAZ, në gjysmën e komisioneve caktohet përfaqësuesi ipartisë më të madhe në mazhorancë dhe në gjysmën tjetër tëkomisioneve caktohet përfaqësuesi i partisë më të madhe në opozitë.
35. Komisioneri jopolitik ka statusin e sekretarit dhe është detyrimisht me profesion jurist. Ai është kompetent dhe përgjegjës ligjërisht për të gjitha procedurat dheveprimet e KZAZ. Ai përmbush vetëçdo procedure dhe veprim, i papenguar nga antarët politikë.
36. Kur është e nevojshme të merret vendim, ai fton komisionerët politikë të votojnë. Sekretari nuk ka të drejtë vote, por përgjigjet për zbardhjen e vendimeve dhe mund të bëjë observacionet e tij kur nuk është dakord me vendimin e komisionit.Komisionerët kanë të drejtë të marrin vendim edhe kur sekretari nuk i fton të marrin vendim, por kjo kërkohet dhe është e nevojshme sipas ligjit.
37. Në rast se votimi i KZAZ del 3:3 atëherë prevalon vota e kryetarit për të përcaktuar vendimin.
Rinumërimi
38. Me qëllim eleminimin e çdo pretendimi për parregullsi në numërim si dhe për të parandaluar parregullsitë nga numëruesit dhe për të identifikuar parregullsi eventuale dhe përgjegjësit e tyre në numërim, KQZ është e detyruar të hapë 10% të kutive tëçdo ZAZ-je. Kjo përqindje është kampion i mjaftueshëm jo vetëm për të frenuar numëruesit nga shkelja e rregullave të numërimit dhe KZAZ nga vendimmarrje arbitrare, por edhe për të zbuluar këto parregullsi.
39. 10% e kutive përzgjidhet me kampion të rastësishëm nga KQZ pas raportimit të përmbylljes së numërimit nga një KZAZ e caktuar. Kutitë e përzgjedhura hapen nga KQZ me numëruesit e saj dhe numërohen në prani të përfaqësuesve të subjekteve zgjedhore. Kjo procedurë zhvillohet para shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ.
40. Nëse kjo procedure identifikon parregullsi, tabela e re e rezultatit tëasaj QV-je prevalon. Numëruesi përgjegjës ndëshkohet sipas ligjit dhe sipas rastit ndiqet penalisht. KQZ merr masa disiplinore ndaj antarëve politikë të KZAZ kur vleresimi i tyre dhe vendimmarrja kanë deformuar numërimin në kundërshtim me ligjin.
41. Bazuar në gjetjet e rinumërimit me kampion, kur shkeljet kanë prekur një përqindje të caktuar me ligj tëvotave apo të kutive (sipas dakordësisë në ligj), subjektet e interesuara kanë të drejtë të kërkojnë hapjen e një apo më shumë kutive të pahapura. Subjektet mund të kërkojnë hapjen e të gjitha kutive te ZAZ përkatëse në këtë rast. Hapja e kutive bëhet vetëm kundrejt pagesës së kostos materiale që duhet të përballojë KQZ, sipas një tarifë të miratuar paraprakisht. Aty ku hapja e kutive me kampion nuk paraqet problem, nuk lejohet kërkesa për hapje nga subjektet, por këto të fundit mund të procedojnë me kërkesën ankimore standart.
42. Në përfundim të rinumërimit, rezultati i nxjerrë prej tij prevalon. Përgjegjësit për shkeljet e evidentuara ndëshkohen sipas ligjit dhe sipas rastit dërgohen për ndjekje penale.