Zbulohet identiteti i kasapit të ISIS (FOTO)

Ekzekutori makabër i pengjeve perëndimore, i njohur ndryshe si xhihadisti Xhon është identifikuar si një student i diplomuar në Londër.

Emri i tij mësohet se është Mohammed Emwazi, 27 vjeç nga Queen’s Park në perëndim të Londrës. 27 vjeçari kishte studiuar dhe ishte dimplomuar si programues kompjuterash në Universitetin Westminster.

Ai besohet se ka udhëtuar pë në Siri në vitin 2011 dhe më vonë i është bashkuar ISIS.

Xhihadisti Xhon  eshte ekzekutori i  gazetarit amerikan James Foley dhe Steven Sotloff,  i punonjësit humanitar David Haines, i  22 ushtarëve sirian dhe i gazetarit japonez  Kenji Goto.

 Emwazi është rritur në një familje të  respektuar të shtresës së mesme  në Londër, e cila me raste lutej në xhaminë në Greenwich, në jug-lindje të Londrës.

Një nga shokët e Emwazi, i cili e identifikoi atë tha se nuk kishte asnjë dyshim se xhihadisti Xhon ishte shoku i tij. "Nuk kam asnjë dyshim, unë e kisha si vëlla", tregon shoku i fëmijërisë

SHKARKO APP