Luan Rama: Zëvendësministri që prezantohet si ministër!

Nga Luan Rama*

E paprecedent dhe e patolerueshme; zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, prezantohet si ministër!
Me një akt qesharak e të paligjshëm, Kryeministri “emëroi” ministër, zëvendësministrin që nuk u dekretua ministër!
Kjo nuk ka ndodhur e nuk ndodh në asnjë vend të Botës!
Ministri është autoritet kushtetues që emërohet nga Kuvendi dhe nuk mund të zëvendësohet nga zëvendësministri, të cilin e emëron Këshilli i Ministrave! Autoriteti i ministrit është i padelegueshëm.
Dhe, meqë Shqipëria e ka një ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe ky është Edi Rama, qoftë edhe formalisht, ky tjetri nuk mund të prezantohet si ministër në detyrë, sepse nuk është i tillë!
E gjitha kjo është një parodi karagjozësh që më kujton shprehjen e mençur që përdorin lebërit: shelegu nuk bëhet dash me pahir!
*Zëvendëskryetari i LSI

SHKARKO APP